Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë ne një proces te dokumentimit të të gjitha parregullsive qe kjo force politike ka konstatuar gjate procesit zgjedhor.
Sipas anëtarit te kryesisë, Dritan Ylli, parregullsitë lidhen kryesisht me numërimin qe sikundër tha ai do te ndiqen nga një proces ankimimi rast pas rasti, por gjate deklarimit te tij publik Ylli akuzoi Partine Socialiste për shpifje, duke iu referuar disa prej deklarime te eksponentëve te selisë roze.
Dritan Ylli: “LSI hedh poshtë me neveri të gjitha insinuatat e Partisë Socialiste që e lidhin Lëvizjen Socialiste për Integrim me ndikimin në vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Socialiste duhet të ndjejë turp kur shprehet në këtë mënyrë, sepse tashmë edhe shqiptari më i fundit e ka marrë vesh që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë përfaqësues në këto komisione.”
Si përgjigje ndaj interesit te gazetareve, Dritan Ylli komentoi dhe deklarimet kundër bashkëpunimit PD-LSI te Fatos Kosit, një nga themeluesit e LSI.
Ylli tha se ne thelb te qëndrimit kundër te Klosit qëndrojnë lidhjet nepotike me kryebashkiakun Rama.
Aludimet lidhen me bashkëshorten e Fatos Klosit me detyre drejtoreshe e auditit te brendshëm ne bashkinë Tirane.
Dritan Ylli: “I kam ndjekur prononcimet ambulante të zotit Klosi nga njëri televizion tek tjetri dhe me keqardhje vërejta që interesi i ngushtë, personal dhe nepotik i zotit Klosi me bashkinë e Tiranës e përbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rëndësishëm që Lëvizja Socialiste për Integrim po luan në procesin tashmë të sigurt që do hedhë baza garante të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky besim i tradhtuar është qartazi edhe shërbimi më i fundit bashkiak që zoti Klosi po kryen”.
Daljen publike anëtari i kryesisë, Dritan Ylli, e përfundoi duke bere thirrje ne emër te LSI për administrim te qete te rezultatit dhe lexim siç duhet te mesazhit politik te këtyre zgjedhjeve./tvklan.al