22 vite të një jete pa buzëqeshje nën internimin e regjimit të egër komunist, Drita Çomo do t’i hidhte në ditarin e saj të përvuajtjeve, pa e ditur se nga humnera e asaj jete dikur do të lindte një rreze drite.

Rrëfimeve të saj u ka dhënë jetë regjisori Namik Ajazi përmes një dokumentari. “Dritë në humnerë” është shfaqur në kimena Millenium dhe autori ka arritur të risjellë momente prekëse përmes këtyre dorëshkrimeve, por edhe përmes rrëfimeve të atyre që jetuan ato vite bashkë me 22-vjeçaren, e cila u nda nga jeta mes peripecive të diktaturës e sëmundjes së shekullit, kancerin.

Drita ishte vajza e Maqo Çomos e Liri Belishovës një nga përfaqësueset kryesore të komitetit qendror të partisë komuniste. 

Liri Belishova: “Është jo vetëm dokumentar për jetën e Dritës, por për jetën e një brezi e të gjithë, kjo ka qenë ana më e tmerrshme e diktaturës, persekutimi i fëmijëve që s’kishin asnjë faj. Ua grabitën jetën, ua vranë jetën.”

Blendi Fevziu: “Është një histori e dhimbshme, por është një prej tyre dhjetëra historive. Padyshim që dhimbja nuk është e krahasueshme, që kanë karakterizuar një epokë për mua të tmerrshme pothuajse gjysëm shekullore të një prej vendeve ose të një prej regjimeve më absurde të globit.”

Rajmonda Bulku: “Historia tragjike e Dritës është vetëm një këtë mos ta harrojmë. Në momente të caktuara kam dashur të tregoj që s’do doja kurrë të ishte ai regjim, kam dashur të tregoj se sa me shpirt nuk e kam dashur atë gjë, atë diktaturë dhe atë dhunë.”

Një realizim prekës. E dëshmojnë edhe këto pamje të kryeministrit Berisha, i cili, i ulur në krah të nënës së Drita Çomos, nuk ka mundur t’i fshehë emocionet.

Ky epilog i një jete të dhimbshme ka kthyer vëmendjen tek drama e persekucionit komunist./tvklan.al