Ditën e sotme Dua Lipa ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se për shkak të pandemisë së Covid-19 ëshët detyruar të shtyjë turneun e saj europian që kishte planifikuar për në Janar dhe Shkurt. Ai ka treguar se do e shtyjë këtë turne për në Shtator dhe Tetor. Të gjithë ata që kanë prerë biletat do jenë të vlefshme edhe për datat e reja. Ajo i premton fansave se së shpejti do sjellë shumë gjëra të bukura.
“Me zemrën e thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në Shtator dhe Tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt. Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara.
Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Ndërkohë ju premtoj se do sjell disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. Puthje nga Dua”, shkruan këngëtarja. /tvklan.al