Anthony Joshua nuk arriti dot të kthehej kampion bote për peshat e rënda në federatën IBF. Boksieri 34-vjeçar u mund nga Daniel Dubois në duelin britanik të zhvilluar në stadiumin Wembely të Londrës para 96 mijë spektatorëve.
27-vjeçari Dobuis e niste si jofavorit këtë sfidë ku të gjithë prisnin që gjerdanin ta merrte Joshua, por ndodhi e kundërta.
Anthony Joshua përfundoi 4 herë knockdoën, ndërsa dueli u mbyll në raundin e pestë.
Daniel Dubois arriti suksesin e 22 në ringun profesionist ku numëron edhe 2 disfata.
Titujt e tjerë i ka ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili më 21 Dhjetor në Riad do të zhvillojë duelin e dytë me britanikun Tyson Fury.
Tv Klan