Anthony Joshua shkatërroi ish-kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou në ndeshjen e boksit të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Ishte një ndeshje spektakolare dhe me emocione të forta në të cilën britaniku e hodhi kundërshtarin dy herë knock down e më pas i shkaktoi atij KO fatal.
Me një goditje të fortë ballorë që në nisje të ndeshjes, Joshua surprizoi Nganou. Ishte fillimi i minutës së 3’ të raundit të parë.
Në raundin e dytë erdhi një tjëtër goditje knock down.
Nganou e kishte marrë sfidën me shumë vetëbesim dhe për këtë arsye pagoi më KO fatal në raundin e dytë.
Anthony Joshua është boksier i sprovuar. Në 31 ndeshje të luajtura kjo ishte e 25 e fituar me KO.
Ndërsa për Francis Nganou ky ishte dueli i dytë i tij në boks, ndërsa u mund në Tetor nga kampioni i WBC, Tyson Fury në Riad. Ai vjen nga disiplina e arteve marciale të përziera.
Tv Klan