Boksieri britanik hodhi tre herë ish-kampionin e UFC në dy raunde
Ish-kampioni i botës i peshave të rënda Anthony Joshua shkatërroi ish-kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou në ndeshjen e boksit të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Britaniku i shkaktoi tre nokaute rivalit kamerunas në sfidën që zgjati vetëm dy raunde “Kingdom Arena”.
Që në nisje të sfidës, Xhoshua e hodhi në tapet 37-vjeçarin, pasi e grushtoi me të djathtën e tij në mjekër.
Për Nganu ishte tepër e vështirë që t’i bënte ballë dhe e gjeti veten edhe dy herë në tapet në raundin e dytë.
Nëse herën e dytë ai arriti të çohej, në nokdaunin e tretë e pati të pamundur dhe arbitri bëri shenjë që ndeshja duhej të përfundonte.
“Kur pashë ndeshjen me Tajson Fjurin; mendova, dua dhe unë ta bëj! Nganu është kampion i madh dhe kjo humbje nuk i heq asgjë nga aftësitë e tij. I thashë mos ta linte boksin. Dy ndeshje ka bërë dhe ka luftuar mjaft mirë!”
Nganu ka qenë kampion në artet marciale të përziera, ndërsa më pas vendosi që të garonte si boksier profesionist.
Ky ishte dueli i dytë i tij në boks, ndërsa u mund në tetor nga kampioni i WBC, Tyson Fury në Riad.
Klan News