Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu, i cilësuar nga kritika botërore si “Pavaroti i ri shqiptar”, ka triumfuar ne krah te tenorit te madh Placido Domingo, ne Paris.

Këtë sukses te jashtëzakonshëm, tenori shqiptar e arriti te hënën ne teatrin “Chatelet” te Parisit, ne premierën e operës “Cyrano de Bergerac”, komedi heroike me katër akte e kompozitorit italian, Franko Alfano, mbështetur mbi kryeveprën e letërsisë franceze me te njëjtin titull, te shkrimtarit Edmond Rostand.

Premiera e “Cyrano de Beregerac” u cilësua si një eveniment i jetës artistike pariziene.

Interpretimi i dy kolosëve te skenës operistike, 68-vjeçarit Placido Domingo dhe 28-vjeçarit Saimir Pirgu, pushtoi skenën e Parisit.

Saimir Pirgu, qe mund te quhet ambasadori me i ri i Shqipërisë ne bote, ne 7 Shkurt te këtij viti u duartrokit me ovacione ne Zvicër, ku interpretoi ne një koncert bamirësie kushtuar fëmijëve shqiptare ne nevoje.

Vetëm një dite me pas, me 8 Shkurt ai u laureua me çmimin ndërkombëtar “Franko Corelli”, një çmim qe do ta dëshironte çdo këngëtar lirik ne bote.

Saimir Pirgu ka përjetuar suksesin e pare te madh ne jetën e tij, qysh ne moshën 22-vjeçare, kur interpretoi nen drejtimin e Abados, Rekuiem te Moxartit./tvklan.al