Vere, gra dhe këngë, ndërthurur bashke me mençurinë e moshës se vjetër.
Këta ishin elementet qe inspiruan kompozitorin Italian Xhuzepe Verdi te shkruante operën e tij te fundit “Falstaff”, e bazuar mbi veprën e Shekspirit, “Gratë gazmore te Uindsorit”, një opera e shfaqur premiere ne Teatrin e Operës dhe Baletit.
“Falstaff”, një opera krejtësisht komike, përzien njëherësh dashurinë, xhelozinë, mashtrimin dhe hakmarrjen ne qerthullin e një situate te krijuar nga dy gra gazmore.
Ser Xhon Falstaff, qe qëndron ne këtë opera si një personazh dramatik e enigmatik, sharlatan, dhe një njeri thellësisht human mendon se jeta duhet jetuar me te gjitha qejfet, por ne momentin kur priste te jetonte pranverën e tij shpirtërore me gratë gazmore, u përball me një dimër te vërtetë.
Falstaffi i pare shqiptar u interpretua nga baritoni i njohur turk, Cengiz Sain, dhe te tjerë këngëtare lirike shqiptare.
Cengiz Sayin: “Ishte një opera shume e bukur. Studiuam shume sepse kjo është një opera shume e vështirë, një produksion i madh. Ishte kënaqësi te punoja me artistet shqiptare.”
Shpresa Beka: “Është roli i parë komik që unë interpretoj. Besoj se do të jetë një nga rolet e mia më të dashura”.
Skenave të ngjashme me dramën “Henri i 4-t”, i shtohen edhe kostumet shumëngjyrëshe te këngëtarëve, ardhur enkas nga Italia për shfaqjet ne Tirane.
Edhe pse një opera e vështirë për t’u kënduar e ndërtuar me ansamble koncertale premiera “Falstaff” arriti te përçojë tek adhuruesit e operës verdiane, shakanë e bukur dhe te holle, “Qesh mire kush qesh i fundit.”/tvklan.al