Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

17 ditë grevë po afat e punonjësve të kantierit detar Durrës dhe asnjë kontaktim me drejtues të pushtetit lokal dhe atë qëndror për të shprehur gojarisht kërkesat e tyre. Këto Janë deklarata të dala nga sindikata e transportit detar. 1300 punonjësit e këtij kantieri nuk mund të lejojnë që bordi drejtues dhe pala polake të majmen në kurriz të tyre.

Në mënyrë unanime kërkojnë mos ndryshimin e raportit e kapitaleve në kundërshtim me statusin e shoqërisë në favor të palës Polake. Drejtoria të siguroj punë për të gjithë punonjësit sepse ka sjellë varfëri në çdo familje të tyre. Në rast të kundërt në mos plotësimin e këtyre kërkesave do të çoj në grevë urie.

Dje këta punonjës kishin vendosur të hynin në një të tillë por nuk janë lejuar nga rojet private të kantierit. Ndaj pas këtyre protestave të mbushura me kërkesa dëshirojnë që qeveritarët të interesohen për ta qoftë edhe duke biseduar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti