Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sot paradite në Durrës u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 61 vjetorit të rezistencës aktive kundër pushtimit fashist. Pranë monumentit të heroit të popullit Mujo Ulqinaku përfaqësues të pushtetit vendor dhe veteranë të luftës, pjestar të familjes vendosën tufa lulesh të freskëta.
Ndërsa tek pllaka përkujtimore pranë kalasë u vendosën kurora në shënjë respekti për të rënët në ditën e parë të pushtimit fashist. Në këto ceremoni morën pjesë edhe prefekti Petrit Ajazi dhe kryetari i bashkisë Arqile Gorea./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti