Durrësi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu që kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për këtë arsye, një ditë më parë është urdhëruar pezullimi i lundrimit të anijeve të vogla. Kushtet atmosferike përbëjnë rrezikshmëri nëse këta të fundit do të jenë në det të hapur.
Të vetmit që nuk kanë pasur probleme, janë tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, të cilët kanë mbërritur në orar dhe kthimi do të bëhet në orarin e paracaktuar nga ana e tyre./tvklan.al