Eni Guci, një tjetër konkurrente e “X Factor Albania” ka një histori të veçantë pas saj. Me një pasion të madh për muzikën, ajo ka mbi 10 vite që i është përkushtuar intensivisht këngës. Eni ka filluar të këndojë që në moshë të re, duke i dhënë jetë pasionit të saj përmes performancave live. Fillimisht pjesë e një bande muzikore, ajo më vonë vendosi të ndërmarrë rrugën e saj solo.

Një moment kyç në karrierën e saj ka qenë kur ka punuar si asistente në filmin “Pikë Uji” të Robert Budinës, ku jo vetëm që ka kontribuar pas kamerave, por ka pasur mundësinë të këndojë në një nga skenat e filmit. Kjo eksperiencë ka pasuruar më tej pasionin dhe dashurinë e saj për muzikën.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme për Eni Gucin ka qenë takimi me dy artistet Bepi Kristidhi dhe Nora Çashku në një festival filmi në Pogradec, ku ajo ka kënduar. Pas performancës së saj, ato i sugjeruan të merrte pjesë në “X Factor Albania”.

“Muzika për mua është një thirrje e brendshme,” thotë Eni, e cila ia doli me sukses të kalonte në fazën tjetër. Sot ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë mbështetës në çdo hap të karrierës së saj.

/tvklan.al