Klevisa Cara, një gjimnaziste 15-vjeçare nga Lezha, është një nga konkurrentet e këtij edicioni të “X Factor Albania”. Ka dalë në skenë që në moshën 5 vjeçare, e frymëzuar nga vëllai i saj i madh, Briken Cara, një këngëtar i njohur. Klevisa ka pasur mundësinë të ketë vëllain si mësuesin e saj personal të muzikës, dhe ky është një nga faktorët që ka kontribuar në zhvillimin e saj si këngëtare.
Muzika që i pëlqen Klevisës është një kombinim i rock-ut dhe jaz-it, dy stile të cilat e ndihmojnë të shprehë pasionin dhe talentin e saj unik.
Ajo shprehet se i pëlqen që vëllai i saj është i famshëm, por njëkohësisht nuk është shumë entuziazmuar nga fakti se “shumë vajza i shkojnë pas.” Megjithatë, ajo është krenare për arritjet e tij dhe madje ka pasur mundësinë të këndojë një duet me të.
/tvklan.al