Amela Qemalia, një gjimnaziste 17-vjeçare nga Tirana, është një tjetër konkurrente që mori pjesë në audicionet në “X Factor Albania 6”. Rruga e Amelës ka nisur që në fëmijëri, kur filloi të luajë violinë.
Rritja e saj në një familje ku muzika është pjesë e pandashme e jetës është një faktor tjetër që ka ndikuar në zhvillimin e saj artistik. I ati i Amelës i bie kitarës dhe sharkisë, dhe këtë dashuri për muzikën ia ka përcjellë edhe vajzës së tij.
Megjithatë, rruga e saj muzikore nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Amela ka hequr dorë përkohësisht nga muzika pasi i ati kaloi një sëmundje të vështirë. Por pas shërimit të tij, ajo u kthye në muzikë më e fuqishme se kurrë, duke e përdorur artin për të bërë atë krenar.
Dhe ia doli duke marrë 4 “Po”.
/tvklan.al