“Abuzime në shtëpi me të vërtetë kanë ndodhur, por i ka kryer Dino dhe Robin.”
Ky është një prej shumë akuza publike që ish-minoren të qendrës bamirëse “Fëmijët e tij” kanë bërë ndaj 2 anglezëve të ekstraduar të premten në Shqipëri, pasi akuzohen nga drejtësia shqiptare për pedofili. Akuza që prokuroria ngriti ndaj tyre dhe David Brown administrator të qendrës bamirëse është ajo e kryerjes së akteve të turpshme me të mitur që strehoheshin më këtë qendër.
Pas mbërritjes në Shqipëri, Dino Kristodulo dhe Robin Arnold janë vendosur në izolim në qelitë e burgut të sigurisë së lartë 302 në kryeqytet, larg David Brown. Ditën e hënë ata do të paraqiten në gjykatë, ku do të njihen me akuzat që prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tyre që prej 1 viti.
Ashtu si për rastin e David Brown edhe Kristodulo dhe Arnold do të përballen në gjykatë më dëshmitë e të miturve që strehoheshin në qendrën bamirëse. Në seancat gjyqësore kundër administratorit Brown, shumë prej tyre kanë akuzuar pikërisht dy të ekstraduarit rishatz për abuzime seksuale.
Dino Kristodulo dhe Robin Arnold u arrestuan 6 muaj më parë në Angli dhe gjatë kësaj kohe kanë refuzuar ekstradimin duke hedhur dyshime mbi drejtësinë shqiptare. Sjellja e tyre në Shqipëri u bë e mundur pas marrëveshjes së ekstradimit të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Anglisë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani