David Brown: “Gjithçka u zbulua pasi misionari u largua, ai dogji me cigare dorën e një fëmije dhe ne e përzumë atë. Pas një jave unë pashë fëmijë të vraponin të mërzitur dhe që u bënë dalëngadalë agresiv. I pyeta ata se çfarë u kishte ndodhur, aty mora vesh se misionari kishte abuzuar me 8 fëmijë të qendrës sime. Menjëherë denoncova në polici, takova agjentë të Interpolit dhe fola me përfaqësues të Panekës. Unë shpresoj shumë te Zoti se do të dalë e vërteta dhe akoma besoj se do të jetë drejtësi vërtetë. Fëmijët kanë të drejtë të gjejnë drejtësinë e tyre, ata më shkruajnë ende tani që unë jam në qeli, unë jam i pafajshëm.”
Pas një vit paraburgimi në qelitë e burgut, David Brown njeriu që ushqente dhe mbathte fëmijët endacakë është përballur në sallën e gjyqit me dëshmitë e frikshme të fëmijëve në qendrën “Fëmijët e tij”. Mbi 10 fëmijë kanë dëshmuar përpara gjykatës në një seancë me dyer të mbyllura mbi skenat e turpshme që ndodhin çdo natë në shtëpinë jetimore në periferi të Tiranës.
Për 3 orë me radhë ata kanë dëshmuar këto skena të cilat ne mundëm t’i sigurojmë duke ruajtur imazhin dhe anonimitetin e tyre.
“Abuzime në shtëpi me të vërtetë kanë ndodhur, por i ka kryer Dino dhe Robin.”
“David Brown nuk është pedofil dhe ai njeri nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe.”
David Brown është i pandehuri i vetëm prezent në sallën e gjyqit, 2 shtetasit anglez Dino Kristo Dulo dhe Robin Harnold të akuzuar për pedofili nga prokuroria shqiptare u arrestuan në Angli për llogari të hetimeve shqiptare. Skandali në qendrën jetimore “Fëmijët e tij” bëri jehonë dhe në Britani, pasi qendra ishte një financim i shtetit britanik dhe personat që e administronin atë ishin të përzgjedhurit e tij./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani