Guy Eshelman, mjeku anglez i klinikës ABC, e cila u përfshi në skandalin e pedofilisë një vit më parë, nuk ishte i pranishëm në proces, por seancën në ngarkim të tij e ndoqën të afërm që udhëtuan nga ishulli ne Tirane. Prokuroria lexoi sot kërkesën për gjykim në të cilën provohej dijenia që kishte mjeku mbi abuzimet e kryera nga i dënuari David Brown çka për të cilën Eshelman nuk kishte denoncuar asnjëherë.
Nga ana objektive kjo vepër është realizuar me mosveprime duke moskallzuar në organet e ndjekjes penale shqiptare apo të policisë për kryerjen e ngacmimeve seksuale ndaj të miturve që jetonin në fondacionin “Fëmijët e tij” të vizituar në klinikën ABC.”
Krahas pretendimeve të mbrojtjes mbi vërtetësinë e deklarimeve të mjekut, trupi gjykues me në krye Martin Dedën pranoi të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë nga e cila Eshelman do të përgjigjet lidhur me mosdenoncimin e rasteve të pedofilisë në Qendrën “Fëmijët e tij”. /tvklan.al