Rey Manaj është “tradhtuar” nga nervat në Turqi. Sulmuesi i Shqipërisë, u ndëshkua me të kuq në fund të takimit, ku skuadra e tij Sivasspor barazoi pa gola ndaj Samsunspor në shtëpi.

Manaj i nervozuar me vendimet e arbitrit, mori dy kartonë të verdhë në harkun kohor të një minute, për reagimet e tij.

Fillimisht 27-vjeçari u ndëshkua në minutën e 88-të, kur protestoi për faull ndaj tij në zonë. Vetëm një minutë më vonë, shqiptari shpërtheu duke goditur topin, pas një faulli, që sipas tij nuk ishte.

Arbitri nuk e fali, duke i treguar kartonin e kuq. Duket se sulmuesi nuk po kalon një moment të mirë në Turqi, ndërsa ky ndëshkim vjen në një moment kur emri i Manajt lidhet me një transferim të mundshëm në Bundesligë. /tvklan.al