At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli nga sot janë martirë të Kishës Katolike. Me dekret të Papa Françeskut Kisha katolike shqiptare ka tashmë 40 martirë të saj.
Mesha solemne është mbajtur në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër me praninë e qindra besimtarëve.
Në Meshën e Shenjtë, Arqipeshkvi i Shkodrës, Monsinjor Angelo Massafra, vlerësoi procesin e lumnimit të martirëve ndërkohë që theksoi se ky është një vlerësim që ati i shenjtë Papa Françesku i bën Shqipërisë.
Mesha e Shenjtë është drejtuar nga i dërguari i Papa Françeskut, eminenca e tij Kardinali Marcello Semeraro, i cili u shpreh se është i lumtur që kthehet në Shqipëri në një tokë të pasur me kujtime, duke i dërguar edhe urimet e Papa Françeskut.
Pas 38 martirëve që u shpallën të Lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40. Në këtë Meshë janë të pranishëm Ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë.
Tv Klan