Pas transmetimit të natës së parë me një shikueshmëri rekord, sonte në TV Klan do të startojë puntata e dytë e spektaklit “Love Story”, ‘reality dating show’ i parë i këtij formati në Shqipëri.

Javën që shkoi, Saimiri, protagonisti i këtij spektakli, pati mundësinë të takojë vetëm pak çaste vajzat e kastit, të cilat e befasuan me surprizat dhe dhuratat e tyre.

Nisur nga ky fakt, 33-vjeçari vendosi që të mos eleminojë asnjë nga konkurrentet në natën e parë, duke i’a pasuar këto emocione natës së sotme.

Këtë herë rrahjet e zemrës nuk do të kenë fund pasi Saimirit, princit të kaltër, do t’i duhet të eleminojë dy nga 18 vjazat në garë për të fituar zemrën e tij.

Ndërkohë, të tjera surpriza na presin në këtë natë të dytë, ku publiku do të njihet me zhvillimet e ndodhura gjatë javës, mes Saimirit dhe vajzave konkurrente.

Cilat janë vajzat që ai ka takuar? Cila i ka bërë më shumë përshtypje? Kush do të jenë dy bukuroshet që do ta mbyllin sonte rrugëtimin e tyre për këtë romancë LIVE?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera, ju ftojmë t’i ndiqni sonte LIVE në TV Klan, në orën 20:15.

Gjithashtu ju ftojmë të votoni në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare të Love Story, për dy vajzat që mendoni se do të largohen sonte.

Mos harroni të bëni pyetjet tuaja për Saimirin dhe vajzat, në hapësirën kushtuar publikut në faqen e lartpërmendur./tvklan.al