Filipçe: Kemi fituar betejën e parë me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 44 pacientë të shëruar, prej të cilëve nga 12 në Kumanovë dhe Veles, 9 në Prilep, 5 në Shkup, 2 në Manastir dhe Negotinë dhe nga një pacient të shëruar në Kavadar dhe Krushevë.
Në Spitalin “ 8 Shtatori “ ka ndërruar jetë një 55-vjeçar nga Prilepi, i shtruar në spital nga 22 Prilli dhe i cili 13 ditë ka qenë në respirator. Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i hospitalizuar më 4 Maj me dyshime për COVID-19, ku analizat postmortum kanë treguar prani të virusit.
Gjatë 24 orëve janë bërë 292 testime, kurse janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 prej të cilëve 5 në Veles, nga tre raste në Prilep, Tetovë dhe nga një rast në Manstir dhe Kumanovë.
Sipas të dhënave të MSH-së, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në vendin tonë shkon në 1539, numri i pacientëve të shëruar është 1057, ai i viktimave 88, kurse për momentin raste aktive janë 394. Në nivel vendi, deri më tani janë bërë 17.836 testime.
Shkupi me 515 raste, Kumanova me 402, Prilepi me 162 dhe Tetova me 93 vazhdojnë të jenë qytetet më të prekura nga COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është fituar beteja e parë me koronavirusin. Ai bën thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për të mbajtur situatën nën kontroll.
Ministri Filipçe thotë se kthimi në normalitet do të zhvillohet gradualisht dhe me kujdes duke bërë thirrje që në mënyrë të obligueshme të respektohen rekomandimet për higjienën, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Po në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka shprehur mirënjohje dhe respekt për punonjësit shëndetësor.
“Duartrokitje për punonjësit shëndetësor! Me përkushtim kujdesen për pacientët e tyre. Në radhët e para kundër COVID-19”, ka shkruar ministri Filipçe.
Tv Klan