Gjirokastra mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turizmin kulturor. Qyteti i gurtë tërheq çdo ditë e më shumë vizitorë. Numri më i lartë i atyre që e zgjedhin këtë qytet janë kryesisht gjatë fundjavave. Ata që e vizitojnë Gjirokastrën nuk largohen nga këtu pa vizituar kalanë e qytetit.
“Kemi arritur këtu dje. Kemi ecur nëpër rrugë. Na pëlqen shumë qyteti. Kemi i provuar gjithashtu edhe gatimet tradicionale shqiptare. Na pëlqejnë shumë.”
“Shqipëria ka qenë shumë e nënvlerësuar ndër vite, por tani njihet më shumë në Europë. Këtë vit mendoj që do të ketë më shumë turistë sepse vendi dhe njerëzit janë shumë të mrekullueshëm.”
Në 3 muajt e parë të këtij viti kalanë e Gjirokastrës e kanë vizituar rreth 14 mijë turistë. Sipas autoriteteve numri është dyherë më i lartë se viti i kaluar. Turistët janë nga shtete të ndryshme të Europës, por edhe nga kontinente të tjera.
Alda Mati, ciceron: Pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga vendet e Europës Perëndimore, por nuk mungojnë edhe vizitorë nga vendet më të largëta si nga Amerika e Veriut, Australia, Zelanda e Re dhe Azia e Largët.
Fluksi i turistëve pritet të jetë më i lartë këtë vit dhe drejtoria e trashëgimisë kulturore dhe institucionet e tjera po marrin masa duke bërë restaurimin e disa objekteve
Ardis Duka, drejtor i Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër: Në zonën e pazarit karakteristik janë bërë disa riparime të disa pjesëve të çative të këtyre objekteve pasi janë edhe në rrezik për vizitorët. Në zonën e pazarit të vjetër janë duke u kryer disa riparime të çative. Në kalanë e Libohovës në bashkëpunim me Bashkinë e Libohovës janë bërë disa pastrime dhe sistemime të këtij objekti. Në zonën e Përmetit janë kryer disa riparime në kisha.
Veç atraksioneve në qytet, vizitorët mund të zgjedhin të shikojnë edhe objekte të tjera kulturore që ndodhen në fshatrat përreth.
Klan News