Shërbimi infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është vënë në gjendje alarmi pasi në orët e paradites është paraqitur një person i dyshuar me gripin A H1N1.
Mjekët e këtij shërbimi e kanë izoluar menjëherë rastin dhe kanë nisur ekzaminimin e tij. Ndërsa ende nuk dihet nëse shtetasi shqiptar, punonjës i sektorit te OKB-së ne Ministrinë e Jashtme është i prekur nga ky virus, përfaqësues të shëndetësisë deklarojnë se është testi i shpejtë ai që do te japë një përgjigje paraprake.
Gazmend Bejtja: “Pra çdo person që vjen nga jashtë konsideron si një rast i dyshuar. Në çdo moment, dmth, ne ekzaminojmë edhe përcaktojmë gjendjen e çdo të sëmuri. Nuk mund të them asgjë përderisa nuk kemi përfunduar ekzaminimet”.
Sipas burimeve në shërbimin infektiv pacienti 57-vjeçar, është paraqitur në urgjencë mes simptoma të gripit A, por pas disa orëve në dhomën e izoluar ai ka shfaqur shenja përmirësimi.
Edhe pse rasti i paraqitur në spital nuk është i pari i dyshuar, mjekët dhe personeli kanë marrë të gjitha masat duke pajisur me maska edhe pacientët e këtij shërbimi./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami