Franca është duke luajtur ndaj Belgjikës në ndeshjen e vlefshme për turin e 16-s së këtij kampionati europian. Së bashku me Anglinë transalpinët kanë qenë konsideruar si favoritë për fitimin e trofeut para nisjes së turneut. Por francezët nuk i kanë përmbushur pritshmëritë në tri ndeshjet e para në grupe ku kanë shënuar dy dola, një autogol në ndeshjen me Austrinë dhe një gol me penallti nga Mbappe në ndeshjen ndaj Polonisë.

Didier Deschamps ka qenë në pozicionin e tij si trajner i Francës që nga viti 2012 dhe me një kontratë që zgjat deri në Kupën e Botës në 2026, ai duket në pozita komode. Para turneut, presidenti i FFF, Philippe Diallo këmbënguli se pozicioni i Deschamps nuk ishte në rrezik, edhe në rast të një paraqitjeje të dobët në turneun e kësaj vere.

Jo, nuk mendoj se ai do të jetë nën kërcënim për stolin nëse Franca nuk arrin në gjysmëfinale, së pari sepse ai ka një kontratë deri në vitin 2026”, tha Diallo për L’Équipe. Megjithatë, gazeta franceze shkruan se ky mund të mos jetë domosdoshmërisht rasti.

Deschamps pothuajse ka ndërtuar një dinasti dhe që kur fitoi Kupën e Botës në 2018, ai ka një sasi të konsiderueshme “krediti”. Megjithatë, sipas L’Équipe, pozitat e trajnerit nuk janë aq komode. Marrëdhënia midis Deschamps dhe Diallo nuk është aq e fortë sa ajo midis trajnerit të Francës dhe paraardhësit të Diallo-s, Noël Le Graët, akti përfundimtar i të cilit si president i FFF ishte t’i zgjaste kontratën Deschamps deri në vitin 2026, pas humbjes së “Les Bleus” në finalen e Kupës së Botës në 2022 përballë Argjentinës.

Nëse Franca nuk arrin të përparojë në çerekfinalet e Euro 2024, pozicioni i Deschamps në fakt do të vihej në pikëpyetje, sipas L’Équipe. Edhe në rast se Les Bleus do të arrijë në çerekfinale të turneut në Gjermani, mund të ketë vend për debat./tvklan.al