Kur bëhet fjalë për pastrimin të gjithë përpiqemi që të jemi sa më shumë të kujdesshëm për higjienën e vetes dhe shtëpisë sonë. Të gjithë kemi mënyrat dhe metodat tona për të pastruar lehtë, por jo gjithmonë ato janë të saktat dhe të duhurat. I ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Rigers Rusi ndau disa këshilla sa i përket pastrimit.

“Shpesh herë bëjnë një gafë duke futur detergjentin në kovë para se të lash. Mbushin kovën me ujë dhe më pas hedhin detergjentin dhe këtë e bëjnë të gjithë. Por, në rast se nuk është përzierë detergjenti me ujin, në momentin që ti do të fusësh leckën e ke marrë të gjithë detergjentin në leckë. Në këtë rast duhet të hedhësh detergjentin para tek kova që është bosh dhe më pas ta mbushësh me ujë që të bëhet miksi i produktit. Duhet të mësojmë se sa është pehashi i produktit dhe se ku do e përdorim. Nëse do të lajmë parketin nuk mund të përdorësh që pehash që është i ulet, por i mesëm. Kur lajmë tualetin duhet të jetë nga 0-3 dhe piceta që duhet përdorur për secilën zonë që do të pastroni që është shumë e rëndësishme,” tha ai.

Ai u ndal dhe tek llojet e detergjentëve që duhet të përdoren. Ai rekomandoi ato profesionalë, për një pastrim më të mirë dhe një kosto më të ulët.

“Tek gjërat profesionale ka gjithmonë me hollim. Këtë nuk arrijnë që të kuptojnë njerëzit sepse thonë “pse të marr një produkt për ta holluar ndërkohë që mund të marr një në supermarket dhe mbaroj punë”, por ti ke kosto më të lartë shpenzimi, produktin nuk e përdor siç duhet dhe nuk është në cilësinë e duhur. Por, nëse ti e hollon si çdo produkt profesional ty të zgjat më shumë, kursen më shumë dhe ke një pastrim të mirë. Gjithmonë produktet profesionale kanë 10 mililitra në 4 litra ujë dhe në 4 litra ujë ti lan 100 metra katrorë,” tha Rigers Rusi.

“Nuk shohin vijat që është shtruar parketi”, shtoi ai teksa nisi të shpjegonte dhe ilustronte mënyrën e duhur të pastrimit të pllakave e parketeve./tvklan.al