Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Larg Tiranës e qyteteve të tjera me pluhur për të shijuar aromën e pranverës buzëdetit. Plazhi ka nisur për më sportivët, megjithëse pa rreze të forta dielli, deti mbetet kënaqësia e tyre. Turistë rusë janë ndier mirë, e uji për ta ka qenë normal për larje, por jo vetëm ata që janë mësuar me ngricën, të rinj nga kryeqyteti e shijuan këtë të diel.

Gazetarja: Më thuaj njëçik, mos është guxim i tepruar futja sot në det?

Vajza: “Jo nuk e besoj, nuk e di, unë kisha thjesht dëshirë të futesha në det, kjo është hera e dytë që jam futur për këtë vit”.

Gazetarja: Si ishte uji, më thuaj pak.

Vajza: “Uji ishte pak i ftohtë si fillim, por trupi u mësua”.

Gazetarja: Nuk shikoj njerëz të tjerë është çudi që ke hyrë vetëm ti sot?

Vajza: “Jo nuk e besoj, sepse edhe para ca kohësh dmth. ka hyrë edhe një tjetër nga Durrësi më duket, kështu që nuk jam e para që kam hyrë për këtë vit”.

Ka pak notarë, por shumë frekuentues të shëtitjeve në pjesën që vizitorët i njeh vetëm në verë. E keqja largohet vetëm në det. Në këtë sezon hoteleve iu mungojnë pushuesit, por dhe një investim serioz për pjesën ranore, ajo është shfrytëzuar tashmë për ndërtim. Turistët nuk duhet të priten, por të tërhiqen. Oferta turistike nuk duhet të mbështetet vetëm në bukuritë e natyrës dhe monopolin e krijuar, por duke për mirësuar ofertën./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti