#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Gjenerata Alfa”- Marrëdhëniet me mësuesit

Të ftuar: Mirela Katundi, mësuese Elsa Sheqi, mësuese Diana Shani –Prind, IJR Stela Kotri- Prind, mesuese

#gjenerataalfa #tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #shqiperi #tv #televizion #riniashqiptare # shkolla #kurse #mesim #mesues #ideal #prinder #autoritet

“Mësues që përjetojnë adoleshencë të dytë”, deklarata e Reivisit habit studion

Shpesh diskutohet se nxënësit janë të pamotivuar për të shkuar në shkollë, i ndjekin orët e mësimit me përtesë dhe pa përfshirjen e plotë. Njëkohësisht, të rinjtë e “Gjeneratës Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, e pranojnë se kjo ndodh për shkak të ngarkesës por edhe prej mësuesve.

Ata ndajnë raste kur ndiejnë që ka mësues që ta bëjnë shkollën më të lehtë dhe të motivojnë të shkosh çdo ditë, por ekziston edhe ana tjetër e medaljes kur “mësuesi të bën për psikolog”. I pyetur për të ndarë kufirin mes një mësuesi të mirë dhe jo të mirë, Reivisi bëri dallimet e tij dhe tha se ka raste kur “mësuesit përjetojnë adoleshencën e dytë”.

Reivis: Gjëja fillestare që na vjen ndërmend është një mësues që ka pasion për lëndën e tij, e shpjegon me dashuri, është i gatshëm për ta ndihmuar nxënësin në ato raste që nuk e kupton lëndën, por është edhe një mësues që të jep komoditetin për ta shprehur veten nëklasë, pra të jesh i sinqertë, kur ti ke një problematikë ta thuash haptazi, nëse ti bën një koment pa dashur sepse në fund të ditës e kemi këtë moshën, mësuesi ta mirëkuptojë dhe mos ta marrë që kush je ti që më flet mua kështu dhe një mësues jo ideal mendoj që do të ishte ndoshta një mësues që nuk jep fare lëndë, nuk ka dëshirën për të shpjeguar…

Ardit Gjebrea: Nuk jep fare nuk ekziston se aty është për të dhënë lëndën.

Reivis: Jo, nuk ekziston, e them pa ekzagjerim se edhe nga eksperienca ime 12 vite nxënës vetëm një herë më ka ndodhur, ka mësues që për 9 muaj, vit akademik nuk e kanë prekur një herë shkumësin dhe dërrasën e zezë dhe kur vinte puna kërkonin llogari, si një mësues që ka bërë komplet të kundërtën e kësaj dhe mua më duket pak e çuditshme kjo dhe ta prish komplet terezinë dhe dëshirën për të shkuar në shkollë. Gjithashtu, diçka që nuk më pëlqen te mësuesit është që ndoshta, ju kërkoj ndjesë nëse ofendoj dikë me këtë që do të them tani, por duke punuar me adoleshentë, disa mësues më duket sikur përjetojnë adoleshencë të dytë dhe i marrin disa gjëra shumë afër zemrës dhe kjo për mua është diçka shumë e shëmtuar.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim, s’e kuptova?

Reivis: Përjetojnë adoleshencë të dytë në kuptimin e mirëfilltë, ndonjëherë ndihesh sikur nuk po flet me një mësues që është te të 40-at, që ka moshën e prindit tënd apo ndoshta edhe më tepër, por ndihesh sikur po flet me një bashkëmoshatar që do të kapet pas çdo fjale që ti thua dhe që do të të injorojë apo fyejë në momentin e parë.

Mësueset e detyruan të ndiqte kurset, dëshmia në studio: Ndiqja Matematikën, më regjistroi edhe në Fizikë!

Përgjatë rubrikës “Gjenerata Alfa” u cek edhe tema se disa mësues nuk vlerësojnë nxënësit në rast se prindërit e tyre nuk u ofrojnë para. Një vajzë që është  ndier e detyruar të pranojë skemën e kurseve për shkak të notës ndan historinë e saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo është e pranishme në studio, por ka kërkuar të ruajë anonimatin dhe është vendosur pas një muri ku duket vetëm hija e saj.

Dëshmitarja: Gjithçka nisi në vitin e tretë të gjimnazit ku gjithë zyshat narrin shkas nga provimet e maturës dhe fillojnë të ushtrojnë një lloj trysnie shumë të madhe te nxënësit, te lënda dhe notat. Në vit të tretë, duke qenë se ne duhet të zgjedhim një kurrikulë shkencore ose shoqërore, shumica e mësuesve rrjedhimisht ndërrohen, vijnë mësues të rinj. Mua më qëlloi që zyshat e ekipit shkencor që bëjnë Matematikë, Fizikë ishin edhe shoqe të ngushta. Gjithçka nisi me zyshën e Fizikës. Në tremujorin e parë, unë si nxënëse e 10-ës dhe shumë shoqe të miat, filluam duke marrë nota shumë absurde si të themi 6,7 pa asnjë lloj shpjegimi.

Vajza shton se nuk kryhej asnjë test apo vlerësim, thjesht në sistem shihnin që shfaqeshin nota të  cilat nuk u ishin komunikuar asnjëherë. Kështu, vendosën t’i drejtoheshin për ndihmë mësueses kujdestare.

Dëshmitarja: Shkuam te zysha  kujdestare dhe i treguam problemin tonë që kemi marrë disa nota, nuk na pëlqejnë,  nuk na duken të arsyeshme dhe zysha kujdestare që fillon hedh disa fjalë duke thënë që “pse nuk bëheni 2-3 persona, shkoni në kurs, aty do e kuptoni edhe më mirë mësimin”.

Ardit Gjebrea: Dhe?

Dëshmitarja: I thamë në fillim që thjesht do ta shikojmë, do ta bisedojmë dhe po prisnim njëherë se nuk është se kishim edhe shumë mundësi, domethënë ndoshta dikush tjetër edhe mund të kishte mundësi t’i ndiqte kurset, dikush si puna ime nuk është se kishim mundësi ekonomike që të vazhdoja një kurs.

Ardit Gjebrea: Sa kushtonin këto kurse?

Dëshmitarja: Disa lëndë e kanë 10 mijë lekë orën, disa e kanë 15, por nëse ti do ta bësh individuale,  paguaje 20 mijë lekë të vjetra për orë.

Mësuesja kujdestare nisi të ndiqte metodën e koleges së saj duke u dhënë ushtrime të vështira olimpiade e më pas duke i nxitur që të ndiqnin kursin. Presioni e detyroi vajzën që pavarësisht mundësive ekonomike, ta ndiqte kursin.

Dëshmitarja: Gjatë kohës kur unë shkoja te kursi i zyshës së Matematikës, më thotë një ditë pas mësimit të kursit që “shihe, pse nuk shkon te kursi i zyshës së Fizikës, është më mirë të bësh mëism nga zysha jote, do e marrësh edhe notën më lehtë”, ta thotë shumë troç. Unë për momentin thjesht i them do ta diskutoj me prindërit dhe do të flas.

Ardit Gjebrea: Fole me prindërit?

Dëshmitarja: Normale që unë e dija edhe vetë gjendjen e prindërve që nuk kishim mundësi për një kurs të dytë, mezi përballonim të parin jo më të dytin. Të nesërmen zysha e Matematikës më merr në telefon, “shih se në orën 3 pas mësimit të kam lënë orar te zysha e Fizikës për kursin e Fizikës”.

Ardit Gjebrea: E bëri fakt të kryer?

Dëshmitarja: E bëri fakt të kryer vetë pa qenë nevoja ta vazhdoja unë fjalinë. Nuk kishim çfarë të bënim sepse po mos të shkoja, normale që do të më merrnin me sy të keq, do të bëhesha objekt diskutimi dhe nota do të vazhdonte të më ulej.

Ardit Gjebrea: Por pse nuk shkuat te drejtoresha ti dhe shoqja jote, ose vetëm ti ose mami yt?

Dëshmitarja: Po nuk mund të shkonim dot sepse këto lloj zyshash që kanë këto kurse kanë edhe një lloj lidhjeje të brendshme me drejtoreshën sepse edhe në momentin që zyshat neve na merrnin nga orët e mësimit nëse unë kisha Biologji, Gjeografi Letërsi, më merrnin nga ora e Letërsisë hajde se do të bëjmë kurs Fizike, brenda ambienteve të shkollës, domethënë që në njëfarë mënyre besoj që edhe drejtoresha e dinte, plus edhe kur e shihte që ishim në kafe bashkë, po të shkonim ne nuk kishte asnjë lloj mundësie.

Pas përfundimit të shkollës, vajza ndërpreu edhe kurset. Ajo thotë se në provimet e Maturës Shtetërore doli shumë mirë falë përpjekjeve të saj, e jo kurseve. E pyetur pse vendosi të mos  zbulonte identitetin e saj edhe pse kjo histori ka mbaruar, ajo shprehet se në atë shkollë gjenden ende motra dhe kushërirat e saj.

“Ka një mesazh për ty”- 3 arratisjet spektakolare të Beqirit

#tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #shqiperi #mesazh #daje #Hysenhaxhiaj #burg #komunizem #internim #vuajtje #liber #tarti #histori

Guxim në kohëra të vështira, i internuari merrte kartolina fshehurazi nga babai i Ardit Gjebreas

Beqir Caushaj, protagonisti i “Ka Një Mesazh Për Ty” u shpreh në fillim të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se fizikisht jeton në Ohajo, SHBA por shpirtërisht në Shqipëri. Kjo deklaratë i bëri përshtypje moderatorit Ardit Gjebrea pasi Beqiri është një ish i internuar i regjimit të diktaturës.

Asokohe, pushteti e internoi familjen e tij në Dhëmblan të Tepelenës. Emri i fshatit i solli ndërmend moderatorit një kujtim fëmijërie me të atin i cili në kartolinat e Vitit të Ri dërgonte një të tillë për një tjetër të internuar në atë fshat. Përtej rrezikut, babai i Ardit Gjebreas nuk harronte kurrë një urim për Thoma Delianën, ministrin e Arsimit të kohës.

Beqir: Kam lindur në Vlorë. Na kanë internuar nga Vlora në fshatin tonë në Dhëmblan, Tepelenë në vitin 1968, diçka e tillë.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv?

Beqir: Dy xhaxhallarët e mi ishin arratisur në Amerikë pas Luftës Nacional-Çlirimtare që quhet.

Ardit Gjebrea: Në sytë e një fëmije, si ishte ai fshat?

Beqir: Në sytë e një fëmije në atë moshë që unë jam internuar në fshat ishte një vend i zymtë, ishte një vend për mua pa perspektivë.

Ardit Gjebrea: Kishte shumë të internuar të tjerë?

Beqir: Jo, vetëm ne kemi qenë. Shumë vite më vonë kanë prurë të internuar edhe Thoma Deliana që ka qenë ministër i Arsimit në një kohë.

Ardit Gjebrea: Thoma Deliana!

Beqir: Po, ka qenë në fshatin tonë i internuar.

Ardit Gjebrea: Më kujtohet, edhe unë kam qenë i vogël si ju dhe babai im më çonte për Vit të Ri të postoja kartolinat në postë dhe në një moment merr një prej tyre dhe e fsheh mes kartolinave të tjera dhe më thotë “shumë kujdes këtë kartolinë kur ta postosh, mos të të shohin”. Dhe ishte një kartolinë urimi për Thoma Delianën dhe mua më bëri shumë përshtypje “Dhëmblan, Tepelenë” dhe për herë të parë më është fiksuar Dhëmblan, Tepelenë nga Thoma Deliana kjo kartolinë që edhe pse i internuar, babai im e kujtoi dhe ia çonte duke i uruar “Gëzuar Vitin e Ri!”

“Momenti më i bukur i jetës sime”, tentativa e arratisjes që u kthye në poshtërim: Na torturuan e tërhoqën me litar

Beqiri e dinte mirë se çfarë jete do ta priste në internim në Dhëmblan të Tepelenës. Siç rrëfen ai në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela  Shqiptare”në Tv Klan, e lanë të bënte vetëm dy vjet shkollë, por do të ishte  thjesht një  kooperativist, pa të ardhme.

I ati ëndërronte ta shkollonte dhe përmes miqve e familjarëve, arrin të shkojë në Durrës te daja i tij, Hyseni. Beqiri nis punë si mirëmbajtës në Vaun e Dejës, filloi edhe shkollën dhe kështu jeta mori një rrjedhë disi normale.

Megjithatë, përtej çdo pune që mund të bënte e shkolle që mund të kryente, mungonte liria. Frika nga sistemi, terrori ishin kudo dhe pas dënimit të dajës së tij në burgun e Spaçit për agjitacion e propagandë, disa vite më vonë u burgos edhe vetë Beqiri.

Beqir: Isha 31 vjeç kur kam tentuar për t’u arratisur në 1987  nga Saranda.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi, ma trego pak.

Beqir: Po, por dua të them këtë që ne prisnim kur të vdiste Enveri do të ndryshonte sistemi dhe meqë kishim dëgjuar që flisnin gjithandej që ishte i sëmurë e ku e di unë, vdiq Enveri dhe 5 vjet më mbrapa, Ramiz Alia jo vetëm që nuk ndryshoi sistemin, por e shtrëngoi edhe më shumë, e bëri më fukarallëk.  Duke parë që ndryshime nuk kishte, unë vendosa për t’u arratisur bashkë me një shokun tim. Jemi hedhur në Sarandë më 17 tetor 1987.

Ardit Gjebrea: E kujton atë moment?

Beqir: E kujtoj, është një moment që nuk do të më shuhet kurrë në kujtesën time pasi mund të them që ishte momenti më i bukur i jetës sime.

Ardit Gjebrea: Plani ishte për të shkuar nga Saranda në Korfuz.

Beqir: Sigurisht.

Ardit Gjebrea: Me not?              

Beqir: Me not, po. Mirëpo fatkeqësisht këtij shokut që ishte me mua, e zuri ngërçi siç quhet, iu bllokua këmba, pulpa e këmbës. Unë u mundova që ta ndihmoja gjatë natës. Faktikisht na zuri mëngjesi, ishim në ujërat tona, nuk kishim dalë në ujëra neutrale apo më larg dhe anija e kufirit që kalonte, na panë me dylbi dhe na erdhën aty. Ne ishim në ujë, nuk lëviznim dot. Na qëlluan me automatik për të na vrarë.  Ishte fati jonë që unë sot jam këtu përpara që të tregoj këtë histori pak a shumë të dhimbshme, por është e nevojshme që brezat e rinj ta dinë.

Ardit Gjebrea: Ju qëlluan me automatik?

Beqir: Po, na qëlluan me automatik. Një kallashnikov komplet i automatikut është shkarkuar mu këtu, 30  cm nga gjoksi im.

Megjithëse u shpëtuan plumbave, Beqirin dhe shokun e tij i prisnin torturat çnjerëzore brenda anijes.

Beqir: Neve pasi na futën në anije ushtarët që na morën, na kanë rrahur dhe na kanë bërë ato torturat e tyre, njerëz me tru të shpëlarë për mendimin tim dhe kur kemi zbritur në portin e Sarandës, na kanë lidhur me litar dhe na tërhiqnin me litar nga porti i Sarandës deri në degën e brendshme.

Beqiri u dënua me 22 vite burg ndërsa shoku me 21, dënim që do ta vuanin në burgun e Qafës së Barit.

“O vdekje, o liri”/U arratis nga burgu për t’i shpëtuar diktaturës: Më gjetën thuajse të vdekur në pyll

Tentativa e parë e Beqirit për t’i shpëtuar sistemit komunist përmes arratisjes nga porti i Sarandës nuk rezultoi me sukses. “Momenti më i bukur i jetës” që ai përshkroi në “Ka Një Mesazh Për Ty” u kthye shpejt në një ngecje në mes të ujërave të tetorit 1987, policisë që zbrazte automatikët dhe torturave në anije e poshtërimit në rrugët e Sarandës.

Prej andej, Beqiri dhe shoku i tij u dërguan në Qafën e Barit ku i priste dënimi i më shumë se dy dekadave. Duke mos iu dorëzuar në asnjë moment jetës pas hekurave, ai vendosi të hartonte një strategji për t’u arratisur sërish. Beqiri kujton në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan si një ditë, duke përfituar nga mundësia që si punëtor ofiçine t’i vinte në ndihmë një shoku, la pas rrethimin kryesor dhe doli në të dytin.

Jashtë rrethimit të dytë, rridhte një përrua që nga moti i keq kthehej në një lumë të rrëmbyeshëm si atë ditë. Ndërsa priste makinat që hynin e dilnin nga rrethimi, Beqiri mendonte si të kalonte e të hidhej drejt përroit derisa mori guximin, me shpresën se do të gjente lirinë.

Beqir: Hyri saureli i parë, unë nuk e mora guximin të kaloja. Kur erdhi saureli i dytë, prapë nuk e mora guximin. Kur erdhi makina e tretë, “e treta, e vërteta tani, o vdekje, o liri!” Unë sytë i mbaja vetëm te ushtarët në qoftë se ndonjëri nga ata do të hiqte automatikun, unë do të vrapoja, do të hidhesha në lumë. Ata me ata monotoninë e tyre në truprojë dhe unë direkt kaloj te shoferi dhe hidhem direkt në lumë. Me not zbres deri poshtë, dal nga lumi duke parashikuar rrezikun që mund të përplasesha me ndonjë shkëmb se lumi është shumë i rrëmbyeshëm  atje dhe po ecja xhadesë. Nuk kaluan as 20 minuta, gjysmë ore kur filluan të bëjnë alarm me pushkë dhe me fishekzjarre, me drita. U detyrova t’i ngjitem shpatit të malit dhe të eci gjithë natën, ndoshta edhe të nesërmen dhe fatmirësisht, më kanë gjetur pothuajse të vdekur. Më gjetën të shtrirë, bëri një kohë shumë e keqe.

Ardit Gjebrea: Kush të gjeti?

Beqir: Atje kishte qenë një grua që bënte dru për kooperativën, për furrën e fshatit dhe më kishte parë mua të shtrirë në mes të pyllit. Atje kishte lajmëruar, unë kam qenë pa ndjenja, i humbur, nuk e di sesi kam përfunduar aty, më marrin e më çojnë në furrën e fshatit, më ngrohin aty në zjarr ata  fshatarët, pastaj aty vjen policia e burgut pasi unë kisha ardhur pak a shumë në vete dhe më çojnë përsëri në burgun e Qafës së Barit dhe prej aty më çuan në hetuesinë e Pukës.

Ardit Gjebrea: Ti nuk kishe asnjë shpresë më?

Beqir: Shpresa zero, as për arratisje, as për asgjë.

Në hetuesinë e Pukës Beqirin e dënuan sërish dhe prej andej e shpërngulën në burgun e Burrelit.

Beqir: Hyri saureli i parë, unë nuk e mora guximin të kaloja. Kur erdhi saureli i dytë, prapë nuk e mora guximin. Kur erdhi makina e tretë, “e treta, e vërteta tani, o vdekje, o liri!” Unë sytë i mbaja vetëm te ushtarët në qoftë se ndonjëri nga ata do të hiqte automatikun, unë do të vrapoja, do të hidhesha në lumë. Ata me ata monotoninë e tyre në truprojë dhe unë direkt kaloj te shoferi dhe hidhem direkt në lumë. Me not zbres deri poshtë, dal nga lumi duke parashikuar rrezikun që mund të përplasesha me ndonjë shkëmb se lumi është shumë i rrëmbyeshëm  atje dhe po ecja xhadesë. Nuk kaluan as 20 minuta, gjysmë ore kur filluan të bëjnë alarm me pushkë dhe me fishekzjarre, me drita. U detyrova t’i ngjitem shpatit të malit dhe të eci gjithë natën, ndoshta edhe të nesërmen dhe fatmirësisht, më kanë gjetur pothuajse të vdekur. Më gjetën të shtrirë, bëri një kohë shumë e keqe.

Ardit Gjebrea: Kush të gjeti?

Beqir: Atje kishte qenë një grua që bënte dru për kooperativën, për furrën e fshatit dhe më kishte parë mua të shtrirë në mes të pyllit. Atje kishte lajmëruar, unë kam qenë pa ndjenja, i humbur, nuk e di sesi kam përfunduar aty, më marrin e më çojnë në furrën e fshatit, më ngrohin aty në zjarr ata  fshatarët, pastaj aty vjen policia e burgut pasi unë kisha ardhur pak a shumë në vete dhe më çojnë përsëri në burgun e Qafës së Barit dhe prej aty më çuan në hetuesinë e Pukës.

Ardit Gjebrea: Ti nuk kishe asnjë shpresë më?

Beqir: Shpresa zero, as për arratisje, as për asgjë.

Në hetuesinë e Pukës Beqirin e dënuan sërish dhe prej andej e shpërngulën në burgun e Burrelit.

“Tarti i Spaçit”/ Historia e pabesueshme: Qeni u rrit nga të burgosurit politikë dhe u dënua me varje

Pas daljes nga burgu i Burrelit në vitin ’91, Beqiri ishte i vendosur për ta çuar deri në fund atë që kishte nisur: të arrinte ëndrrën e lirisë. Kjo do të shënonte tentativën e tretë dhe të suksesshme të tij për arrati, pas dy të parave që rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan.

Përmes malit, shkoi në Greqi e nga aty, një shok që punonte marinar në një anije transporti, e ndihmoi që pas 22 ditësh, të mbërrinte në ujërat amerikane. Këtë herë Beqiri nuk u hodh as në detin e Sarandës apo përroin pranë burgut të Qafës së Barit, por në oqean.

Në 2 të natës, u hodh nga vapori pa e ditur se ishte pikërisht në vendin e gjahut të peshkaqenëve e gjallesave ujore. Ia doli të shkonte në Bruklin dhe u lidh me të afërmit e tij në Nju-Jork dhe prej 33 vjetësh jeton në SHBA.

Por koha e diktaturës ka ndikuar që Beqiri të ketë një lidhje të veçantë me dajën e tij, Hysenin. Ai vuajti 15 vite në burgun e Spaçit dhe pasi fitoi lirinë, ka shkruar vepra për atë kohë. Një ndër librat e dajës që Beqiri përmend është “Tarti i Spaçit” që rrëfen historinë e një qeni që u miqësua me të burgosurit dhe u dënua me varje.

Beqir: Tarti i Spaçit ka qenë një kulish i vogël që nëpërmjet vrimave të telave të rrethimit nga ata fshatarët që jetonin aty rreth e rrotull ka hyrë në kampin e të burgosurve politikë. Të burgosurit politikë e kanë marrë, e kanë rritur, e kanë ushqyer me ato pak ushqime dhe ishte miqësuar me ta derisa u rrit, u bë qen i madh e i mirë. Në kohën që është bërë revolta në Spaç, aty u pushkatuan disa të burgosur politikë, u dënuan me dhjetëra, ua bënë dënimin me nga 25 vjet burg dhe bënë terror mbi të burgosurit politikë. Kur policët shkonin të arrestonin të burgosurit ose i torturonin pasi shuan revoltën, qeni u turrej policëve, i hante dhe nuk i linte që të arrestonin të burgosurit  politikë por i mbronte të burgosurit. Pasi mbaruan të gjitha dënimet me vdekje të të burgosurve politikë dhe dënimet e tjera, në fund fare trupi gjykeus i mblodhi të burgosurit politikë dhe tha sot do të kemi gjyqin e Tartit.

Ardit Gjebrea: Gjyq për qenin?

Beqir: Po, gjyq për qenin dhe e kanë dënuar qenin me varje. Një i burgosur politik që ishte aty brenda u ngrit dhe i tha trupit gjykues, “ju lutem, mos e dënoni qenin, në vend të qenit më dënoni mua. Edhe ty do të të vijë radha”, i tha atij.

Dajë e nip, ish të burgosur të regjimit të diktaturës: Ishim në të njëjtin ferr, por ia dolëm!

Beqiri e Hyseni janë nip e dajë që jeta i ka sprovuar në mënyra nga më të ndryshmet. Të dy ish të burgosur politikë, historitë respektive të të cilëve Beqiri i ndau me rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Hyseni u burgos në Spaç gjatë kohës që Beqiri bënte ushtrinë e pak kohë më vonë, ky i fundit tentoi të arratisej dhe përfundoi në burgun e Qafës së Barit.

Nga atje, tentativa e dytë e dërgoi në burgun e Burrelit ndërsa pas rënies së regjimit përmbushi ëndrrën për të prekur Amerikën, sërish duke u arratisur. Prej 33 vjetësh, ai ka ndërtuar jetën atje por vijon të ruajë një lidhje të ngushtë me Hysenin. Historia e përbashkët ka shënuar jetën e tyre, por pa i mposhtur ndaj nipi ka ardhur të surprizojë dajën.

Beqir:Dajë, do të më falësh se të kam dhënë vështirësi në disa raste në jetën tënde. Mesazhi im për ty nuk mund të shprehet me ato fjalë që unë di nga sa kam pasur mundësi të mësoj nëpërmjet ndihemsës tënde. Nëse unë do të kisha mundësi më të mëdha, atë shprehje do ta bëja edhe më të bukur, më të mirë sot për të shprehur dashurinë, respektin, për të vlerësuar sakrificat e tua, për të vlerësuar jetën tënde, por do ta shpreh thjesht, me këto fjalë që unë di të cilat ti i ke ndier vazhdimisht nga mua. Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, edhe kur ti ishe në burg, unë nuk t’u ndava asnjë ditë, edhe kur unë isha në burg ne  ishim të dy në të njëjtin ferr, në të njëtën skëterrë por Zoti e pruri që si ti dhe unë të dalim dhe të jemi gjallë sot dhe të kemi mundësi të shijojmë dashurinë e njëri-tjetrit.

Ka një mesazh për ty – Një infermiere e rrallë si Valentina

#edielashqiptare #arditgjebrea #nadire #luljeta #antigoni #sheje # valentina # sauk #sakrifice #sherbim # dashuri #pasion #sherim

“Infermierja fjeti 22 ditë në shtëpinë time”/ Rrëfimet e veçanta të pacienteve për Valentinën

4 zonja kanë zbukuruar studion “Ka Një Mesazh Për Ty” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Mes tyre nuk ka ndonjë lidhje gjaku, por një person i veçantë është emëruesi i përbashkët që i ka bërë të organizohen. Valentina,  me profesion infermiere që ato e kanë njohur gjatë punës së saj në Sauk. Arsyeja pse Valentina është kaq e veçantë zbulohet përmes rrëfimeve të tyre. 

Luljeta: Për herë të parë, unë e kam njohur Valentinën në ambulancë kur kisha sëmurë babain tim.  U futa në ambulancë, mamaja më kishte thënë që “është një infermiere shumë e mirë në ambulancën e Saukut, e ka emrin Vali”. Babai ishte  në momentet e fundit dhe ajo e la punën, i thashë kam nevojë të vish e t’i bësh një gjilpërë, ajo erdhi dhe ka ardhur mëngjes, drekë, darkë t’i bënte gjilpërat pa i thënë orarin që ishte dhe unë nuk e di sesi ajo bën që vjen në orar, është shumë korrekte.

Ardit Gjebrea: Mëngjes, drekë, darkë?

Luljeta: Vinte në mëngjes përpara se të shkonte në punë dhe nuk është vetëm ky rast. Edhe me Covid-in që kemi qenë, nuk të vinte njeri në shtëpi, ishe sëmurë, nuk të vinte njeri në shtëpi, kështu që është e veçantë Ardit, do ta njohësh dhe do të thuash vërtet është kështu si thua ti.

Ardit Gjebrea: Po me Antigonin çfarë marrëdhënieje ka?

Antigoni: Unë kam operuar çunin me trombozë. Valentina ka fjetur ashtu si unë kisha ekonominë, familjen e të gjitha, ka fjetur 22 ditë në shtëpinë time dhe po bashkë me çunin tim. Vinte në orën 10:15 të darkës kur çuni im merrte serumin, bënte gjilpërat për hollues. Ajo ishte e papërtuar, ne kemi një respekt të veçantë për të jo se ne jemi ne të katërta që kemi ardhur këtu, por Valentina mbrapa  edhe për respektin që ka lënë, ajo mund të ketë mijëra njerëz që u shërben.

Hoqi tumorin 13 kg, Nadirja përlotet për infermieren e rrallë: Ua kam lënë amanet djemve

Valentina është gruaja që ka arritur të bëjë bashkë  Antigoninë, Luljetën, Nadiren dhe Shejen në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Për to, Valentina simbolizon një grua të veçantë që nuk e kursen kurrë ndihmën përmes profesionit të saj si infermiere.

Pas rrëfimeve të Antigonisë e Luljetës për të, vijon Sheja që po ashtu e ka marrë ndihmën e Valentinës në një moment shumë të vështirë për familjen e saj.

Sheje: Unë, kur ka vdekur nëna ime,  Vali  rrinte e flinte në  tokë. me gjilpëra,  me serume,  ia bnte nënës sime aty. M vdiq vëllain,  kam vëllain që më ka  vdekur 50 vjeç me sëmundje të keqe, thoshte “vali, mos ik në shtëpi, hajde fli këtu se ke dhomën e çunit”, i dukej sikur e ngjallte Vali, linte burrë e kalamaj, “Myrto, këtu më ke,  nuk iki”, i thoshte vëllait tim. Deri kur ka vdekur vëllai im, Vali ka fjetur aty. Ai s’kishte shpresa por i dukej atij. Ajo ishte e papërtuar.unë kam respekt të veçantë. S’dimë ç’ti bëjmë më tepër, e prumë këtu se e meriton një mesazh.

Nadirja ka qenë një prej pacienteve të  hershme të Valentinës. Ajo është nënë e tre djemve, por thotë se Valentinën ua ka lënë amanet që ta shohin si motër.

Nadire: Në ’98 unë kam bërë një operacion të rëndë. Kam hequr 13 kile tumor nga barku.

Ardit Gjebrea: Vërtet?!

Nadire: Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.unë Valin e kisha te koka, mëngjes, drekë, darkë, ajo fëmijët i kishte të vegjël atëherë. Do të vinte te unë sa herë t’i thërrisja unë ose im shoq, ajo do të gjendej aty dhe pastaj na lidhi miqësia më shumë se e njihja për ta njohur, por u lidhëm  më tepër. Unë kam tre djem, i kam jashtë shtetit. Ua kam lënë amanet djemve, u kam thënë që edhe kur të mbyll mami sytë, ju do ta respektoni si motër Valin.

Nadirja kujton edhe një episod kur Valentina e kishte të shoqin sëmurë dhe sapo mori telefonatën e saj, e la atë në spital për t’i shkuar asaj pranë.

Nadire: Ajo kishte Edin në spital sëmurë, shtruar. E marr unë në telefon, isha e sëmurë, më kapën krizat e zemrës dhe e marr në telefon, o Vali, unë kam nevojë të bëj gjilpëra se jam shumë sëmurë. “O Nadire, unë për momentin jam në spital me Edin, për gjysmë ore jam  aty”, tha. Për gjysmë ore ka ardhur nga spitali në Sauk, veç kur i ka rënë derës, 11 e natës, 12 e natës.

“Isha 7 vjeçe kur zgjodha mjekësinë”, ëndrra e Valentinës që u kthye në mision

Celulari që cingëron në çdo moment dhe ajo nuk njeh kurrë orar pushimi. Ditë apo natë, infermiere Valentina është gjithnjë aty për pacientët e saj duke lënë mënjanë veten, familjen apo shtëpinë për  t’u kujdesur për ta.

Pas surprizës së 4 pacienteve të saj në “Ka Një  Mesazh Për Ty”, me plot fjalë mirënjohjeje e falenderimi,Valentina u pyet nga moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nëse është lodhur ndonjëherë. Me modesti, ajo ndau historinë sesi vendosi t’ia kushtonte veten mjekësisë.

ValentinaE di që bëj një profesion që e kam zgjedhur qysh fëmijë? Kam qenë 7 vjeçe kur kam thënë unë dua mjekësinë, por duke qenë fëmija e një të internuari, kam thënë o bëhem infermiere, o vdes. Këtë alternativë… dhe kam luftuar, nuk është e lehtë, ne jemi një moshë gati, nuk është e lehtë të merrje shkollën dhe të bëje atë që ti doje, por unë e doja profesionin tim, e doja mjekësinë, e doja infermierinë dhe kjo është meritë e të gjitha atyre grave që e kanë bërë këtë profesion me vite. Unë kam pasur idhull, do ta them me emër dhe me mbiemër, ishte zonja Fiqirete Vrapi që kujdesej për shëndetin tim dhe kur e shikoja aq të ëmbël, aq të dashur, aq të kujdesur, thosha a do të bëhem unë ndonjëherë si kjo zonjë? Të kesh një idhull, të kesh edhe një dëshirë që janë bashkë mendoj që është kjo që jam unë sot. Shpresoj vërtet t’ia kem arritur, ta kem merituar këtë moment.

 “Shihemi në Gjyq” – “Zaptuesit” përballë “pronarit” 

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #gjonshkambi #ndocndoci #zaptim #prone #shkoder #gjykata

‘Garë’ dokumentesh, palët mbulojnë me shkresa tavolinën e Eni Çobanit

Më 6 tetor, “Shihemi në Gjyq” prezantoi konfliktin mes Hilës dhe Gjonit. Hila i kishte dhënë një shumë parash Gjonit, i cili nuk ia kthente prej vitesh. Duke qenë se Gjoni ishte pronar i një godine, Hila kishte zaptuar një hyrje aty. Por njësoj si ai, kanë vepruar edhe 30 familje të tjera të cilat janë në konflikt me Gjonin.

Njëri prej tyre, Noci ka ardhur të përballet me Gjonin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Të pranishëm në studio janë edhe tre përfaqësues nga familje të tjera që po ndjekin zhvillimin e situatës.

Në nisje të pjesës së dytë të rubrikës, ndërmjetësja Eni Çobani nis të shpjegojë se në ç’pikë kanë arritur gjërat pasi deri më tani palët vetëm kanë fajësuar njëra-tjetrën pa lënë hapësira për qartësim. Por sapo ndërmjetësja merr fjalën, drejt saj ‘vërshojnë’ dokumente të reja prej palëve.

Gjon: Kam këtë procesverbalin që ke lexuar emrat te emisioni atë ditë, ja ku e ke me firmat e të gjitha të nxjerra nga bashkia se kjo figuron në bashki.

Eni Çobani: Po, atëherë, të lutem edhe njëherë…

Gjon: Mos u merr me mashtrimet e…

Noc: Znj. Eni, dua të të sjell një dokument shumë të rëndësishëm. Nga verifikimi i hartave të vjetra rezulton se nuk paraqitet konturi i familjes së tij, të pronës për… VKM 747, data 09/11/2006, në asnjë dokument të paraqitur nga subjekti dhe atyre të mbledhur nga zyra rajonare e AKEP Shkodër, nuk rezulton se ka dhe se është fituar kjo pronë nga i ndjeri Binak Pjetra.

Eni Çobani: E kujt viti është kjo?

Noc: E 2016.

Ndërsa Eni Çobani risjell në vëmendje sesi ka ndryshuar situata, ndërpritet nga Gjoni që vjen me një tjetër dokument.

Gjon: Kemi dokumentin tjetër, është me tri gjykatat, e parë, e dytë, e treta, ky nuk është djegur,  figuron në Gjykatë të Lartë e mundesh ta verifikosh.

Pala akuzuese thotë se familja Shkëmbi që ka fituar pronësinë nuk ka origjinë prone. Gjyqet e bëjnë Gjonin pronar të truallit dhe godinës, por nuk ka pasur palë banorët.

Eni Çobani: Paulin Zadeja ka thënë për palën Mark Shkëmbi janë regjistruar në zyrën e hipotekës, praktikat mbi të cilat janë bërë këto regjistrime mungojnë në arkivën e zyrës. Pra, ti nuk ke dokumenta në hipotekë o zotëri, si e ke regjstruar këtë pronë?

Gjon: Me vulë elektronike.

“S’mund të qëndroni në të njëjtin vend!”, Eni Çobani merr përsipër çështjen 32-vjeçare

“Shihemi në Gjyq” zhvilloi seancën e dytë për Gjonin, i cili erdhi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 tetor përpara Hilës. Kësaj here, ai u gjend përballë Nocit, një tjetër prej personave që pretendon se i ka zaptuar pronën në Shkodër.

Noci thotë se ai nuk ka asnjë vërtetim për prejardhjen e pronës, ndërsa Gjoni pretendon se regjistrimi është bërë me vulë elektronike.

Duke qenë se e gjithë historia fillon prej vitit 1992, zbërthimi i saj nuk është aq i lehtë. Megjithatë, ndërmjetësja Eni Çobani pranon ’sfidën’ dhe premton t’i shkojë deri në fund pasi asnjëra prej palëve s’mund të qëndrojë në të njëjtin vend.

Eni Çobani: Kjo është një histori që deri në dhjetor po të bëjmë emisione nuk mjafton sepse kemi 32 vjet, ke emrat e 25 gjyqtarëve, 10  prokurorëve, 4 ministrave të Financave dhe është e pamundur, e papranueshme që akoma sot këta njerëz janë në këtë konflikt. Prandaj, unë ju bëj një premtim publik Nocit, Ragipit, Pashkut, Mirashit dhe të gjithë zotërinjve të tjerë, Gjonit dhe familjes suaj që unë meqenëse u bëra pjesë, me dashje apo pa dashje bëmë dy rubrika shumë të rëndësishme, unë do t’i shkoj deri në fund për të marrë vesh dhe o do të dilni ju ose do të dalin të falsifikuara dokumentet e Gjon Shkambit. Të dyja palët nuk mund të qëndroni në një vend!

“Kënga Magjike” Java 4

Me pjesëmarrjen e:

Kategoria Big:

Ardit Çuni

Blerina Braka

Eneda Tarifa

Kategoria New Artist:

Reinaldo Gaçi

Rei Bezhani

Martina Serreqi

Ray Ray

Laura Krliu

Zeitcröss

#arditgjebrea #kengamagjike #kengamagjike2024 #music #festival

#albanianmusic #muzikshqip #award #anxhelaperisteri #marselacibukaj

#andivrapi #sardishehu #kleartduraj

/tvklan.al