Genti Deda është një nga zërat, e njëkohësisht një nga interpretuesit më të dashur të netëve me muzikë LIVE dhe jo vetëm. Që nga viti 2015, Genti shënon 5 pjesëmarrje në “Kënga Magjike”, ku në këtë edicion prezantohet me “Një copë shpirti”, një baladë për të gjitha zemrat e ndara, të cilat kanë humbur gjysmën e shpirtit.

Genti karakterizohet nga natyra çapkëne dhe nga përgjigjet të cilat nuk përmbajnë maska, apo nënkuptime, vlen të shtohet se pyetjet në pentagramin e tij qenë më ngacmuese se asnjëherë. Në intervistën me Ardit Gjebrean, këngëtari tregoi jo vetëm preferencat fizike tek një vajzë, por edhe ndau momente nga marrëdhënia e tij.

Si asnjëherë më parë Genti Deda, tha: “Kam debulesë për biondet. Nëse një rojtare plazhi do të ishte bionde, do të shkoja deri tek frymëmarrja artificiale me të.”

Në fakt këngëtari i ka qëndruar besnik shijeve të tij, sepse edhe partnerja e tij është bionde. Prej vitesh ai jeton i lumtur me partneren e tij. Gjithashtu këngëtari ndau dhe momente të ndryshme me partneren. Një ndër pyetjet drejtuar nga Ardit Gjebrea kishte për qëllim të ngacmonte Gentin për statusin ekonomik dhe sfidat e ndryshme në marrëdhënie, ku me shumë sportivitet Deda u përgjigj: “E dashura ime më ka pranuar që kur kam qenë me biçikletë”, duke dhënë mesazhin se dashuria e vërtetë nuk njeh statuse ekonomike.

/tvklan.al