Arsi Bako është zëri i parë BIG, që prezantohet në javën e 8-të të konkurrimit. Në bazë të vendimit të jurisë në “Kënga Magjike 2022”, këngëtarja rrëmbeu statusin BIG.

Tashmë ajo rikthehet më e rritur artistikisht me baladën e ndjerë “Dua…Dua…Dua”, një këngë dedikuar dashurisë së pamundur. Duke qenë se Arsi vjen më romantike se asnjëherë, pentagrami i pyetjeve të saj pati edhe ngacmime sa i përket dashurisë. Pyetja e cila na la të dyshojmë për ndonjë incident dashurie të Arsit ishte:

“Në takimin e dytë ti ke përgtitur ambientin gjithë qirinj aromatikë, ai vjen, ti e përqafon, dhe të thotë po pse kaq errësirë, ndizi dritat.” Si do reagosh?

Këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjet, e me ç’duket përgjigjja e saj mund të jetë e përjetuar. Arsi u përgjigj: “Po pse e prish gjithë surprizën dhe atmosferën që mezi krijova?!” Vlen të shtohet se kënga e saj ka një tekst tejet romantik, e njëkohësisht në refren përsëritet thirrja: “Dua të më duash vetëm ti!”

Kush mund ta ketë lënduar zemrën e këngëtares?

/tvklan.al