#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Gjenerata Alfa” – Shëndeti mendor i të rinjve
Të ftuar: Rozi Kostani – Regjisore , Pedagoge në Universitetin e Arteve Fleura Shkëmbi – Psikologe klinike, life cocach
#gjenerataalfa #tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #riniashqiptare #shendetmendor #mendje
Rrëfimi i luftës me ‘armikun e heshtur’: Kisha makthe, dridhesha e s’mbushesha me frymë
Ankthi, depresioni, mbyllja në vetvete janë disa nga problemet e forta të shëndetit mendor ku ndër grupet më të prekura janë të rinjtë. Dëgjojmë herë pas here histori shqetësuese, të frikshme e fatale që tregojnë se realiteti pas buzëqeshjeve të tyre nuk është me kaq ngjyra.
E tillë është edhe historia që rrëfehet në rubrikën “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vajza ka preferuar të ruajë anonimatin, por tregon se dikur ishte një fëmijë energjik, me shumë dëshira e madje edhe pjesë e televizionit derisa ndaj saj nisi bullizmi që e çoi në ankth. Fillimisht ajo vendosej në shënjestrën e ngacmimeve të vogla që u përshkallëzuan me kohën.
Vajza: Ngacmime të vogla për gjëra të vogla që nga mënyra sesi dukesha në televizion, një ngatërresë e vogël që mund të bëja, ishte shumë ndryshe, varej nga koha, varej nga çfarë kisha bërë. Nisi me ngacmime të vogla, por u bë diçka shumë e madhe.
Ardit Gjebrea: A të penguan këto komente në daljet e tua televizive më pas?
Vajza: Po, shumë. Si fillim, nuk më ndikuan aq shumë të them të vërtetën sepse kam qenë një fëmijë me shumë konfidencë dhe e mbaja veten në një standard shumë të lartë, por me kohën, në momentin që ajo ndodhte përditë dhe unë isha thjesht një fëmijë, nuk ndodhte vetëm nga bashkëmoshatarët e mi por edhe më të rritur dhe ajo të ndikonte shumë dhe personalisht unë ndalova çdo gjë që bëja në lidhje me televizionin prej kësaj gjëje.
Ardit Gjebrea: Po çfarë të thonin bashkëmoshatarët e tu apo qoftë edhe më të rritur?
Vajza: Niste që nga gjërat më të vogla, për shembull çfarë fustani kishe veshur atë ditë, ajo ngjyra, mënyra sesi t’u duk lëkura në televizion, një gjë që mund të kishe thënë ta nxirrnin komplet jashtë kontekstit.
Ardit Gjebrea: Dhe çfarë të shkaktonte e gjithë kjo rrethanë?
Vajza: Shumë ankth, tmerrësisht shumë, veçanërisht në atë moshë. Paa një moment që u distancova nga bota, fillova të rrija vetëm më shumë. Ankthi, gjëja kryesore, kisha shumë problemi me të bërit shoqëri.
Ardit Gjebrea: U mbylle në vetvete?
Vajza: Po, isha e mbyllur. Nuk kisha më guxim të flisja edhe në orët e mësimit, lëre më pas nëpër televizione që nuk mora më pjesë.
Ardit Gjebrea: Po në shkollë fillore, si silleshin specifikisht shokët apo shoqet që të rrethonin?
Vajza: Fjalët ishin gjëja kryesore deri në një moshë më të vonë kur u bë fizike.
Ardit Gjebrea: Ç’do me thënë fizike?
Vajza: Fizike, dhunë fizike, me të rrahura, me ngacmime.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Vajza: Është një arsye që unë në të vërtetë kurrë s’e kuptova, por kam pasur shpirtin që përherë i justifikoja duke thënë që thjesht po përpiqeshin t’i rrisnin vlerat vetes duke lënduar dikë tjetër ose po kalojnë diçka të vështirë në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Dhe pastaj, si vijoi kjo histori?
Vajza: Rreth klasës së tretë kur filloi që dhuna të bëhej fizike, unë durova dhe dy vite të tëra deri në klasën e pestë kur ndodhën disa situata dhe unë po filloja ta tregoja më shumë që nuk isha mirë, kisha një problem por nuk doja që t’i stresoja prindërit pasi ata ishin në punë dhe nuk doja që të isha një shtesë tjetër e stresit të tyre.
Ardit Gjebrea: Nuk e kuptonin ata?
Vajza: Unë isha e vogël dhe nuk e dija a do e kuptonin a jo dhe kisha shumë frikë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhte me ty brenda teje? Çfarë efektesh të shkaktonte ankthi?
Vajza: Unë kisha shumë efekte në lidhje me panikun, isha në panik gjatë gjithë kohës, nuk gjeta një moment kur e kisha trurin e qetë, makthe të shpeshta. Më ndodhte diçka që unë e quaj atak paniku nga i cili nuk merrja dot frymë, dridhesha dhe kjo më ndodhte minimumi tri herë në javë. Isha në një gjendje psikologjike tmerrësisht të keqe.
Ndjesia pa emër, Rozi Kostani ndan episodin me djalin: Kishte ca flutura në stomak, u bë hermetik
Për regjisoren Rozi Kostani, adoleshenca e parë është një nga periudhat më të frikshme që iu ndodh fëmijëve, pikërisht momenti kur sapo hyjnë në pubertet. Siç shpjegon ajo në “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ata mendojnë që prindërit s’do t’i kuptojnë dhe mbyllen në vetvete. Për ta përcjellë më konkretisht, regjisorja ndan një episod me djalin kur ai sapo kishte nisur të ndiente “fluturat” e para të moshës.
Rozi Kostani: Kam parë që kishte një tërheqje dhe kishte një komunikim të dyfishtë, pra ndryshe ishte më vete, atë syrin e fshehur dhe ndryshe me mua. Vigjilenca nuk i shpëton dhe i them hajde të flasim. Flasim dhe po, çuni im ishte i vogël dhe kishte një drithërimë, kishte ca flutura në stomak dhe i fshihte. Unë po kuptoja që ishte shumë i shqetësuar dhe thashë çfarë ka, çfarë po ndodh?
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?
Rozi Kostani: 11 e gjysmë, 12, akoma s’i kishte bërë 12.
Fleura Shkëmbi: Puberteti.
Rozi Kostani: Po, tamam puberteti dhe i kishin filluar fluturat dhe ai ishte herë agresiv, herë kështu timid dhe s’po kuptoja ndryshueshmërinë e emocioneve, thashë ka një gjë që nuk shkon. U përpoqa me disa mënyra, ai u bë më hermetik. Atëherë i thashë të ulemi përballë njëri-tjetrit dhe do të më thuash çfarë? “Jo”, tha, “se është një gjë edhe jo shumë e keqe, edhe jo shumë e mirë”.
Fleura Shkëmbi: S’dinte t’i jepte emër as vetë që të ta tregonte.
Rozi Kostani: Po dhe i thashë po s’ka problem fare. Pastaj, kush e definon të keqen? Kush e definon të mirën? Kush e përcakton, hajde ta diskutojmë dhe ta gjejmë kush është. Ai më tha që “unë jam lidhur me një gocë dhe e tha me gjysmë zëri”. Unë “ua”, u gëzova shumë dhe tha “po gëzohesh, si po gëzohesh, mamatë e shokëve të mi kanë ulëritur se nuk është e drejtë, nuk je ti gati për këtë gjë”. Kush tha? kush jemi ne që mund të gjykojmë a je ti gati apo jo? Ai është proces njerëzor dhe nëse ty të lind një ndjesi duhet vetëm ta përjetosh, ta përqafosh, asgjë më tepër dhe përse mos ta thuash?
“Ka një mesazh për ty” – Dhe dielli lind përsëri…
#arditgjebrea #e dielashqiptare #klaudja #romana #motra #shoqe #bilisht #mesuese #dashuri #karriere #ndarje #mesazh
“Si është të punosh me Rudina Magjistarin?” Gazetarja flet pa dorashka në “Ka Një Mesazh Për Ty”
Protagonistja e parë e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ka bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në studion e së “Dielës Shqiptare” pasi është pjesë e një tjetër programi në Tv Klan.
Klaudia është një prej gazetareve të programit të dashur të pasdites, “Rudina” dhe ka një histori për të ndarë e dikë për të falenderuar. Por përpara se të mësojmë për këtë, jemi kureshtarë të dimë si është të punosh në një program të përditshëm si “Rudina”, por edhe me vetë moderatoren e tij, Rudina Magjistarin.
Ardit Gjebrea: Klaudia , sa vite ke që punon në Klan?
Klaudia: Në Klan kam vetëm 1 vit, jam herët, por kam punuar në media të tjera si gazetare.
Ardit Gjebrea: Je me “Rudinën” apo jo?
Klaudia: Po.
Ardit Gjebrea: Përpara se të më tregosh për atë çka ke ardhur, si është të punosh me “Rudinën”?
Klaudia: Është bukur, ti rritesh, mëson ç’do të thotë të jesh një gazetare e vërtetë, si t’ia dalësh vetë në jetë dhe të gjitha ato normat që gazetaria përmban.
Ardit Gjebrea: Po Rudina?
Klaudia: Rudina e ëmbël siç duket edhe në ekran, edhe shumë korrekte.
Kur dashuria nuk mjafton! Fundi i lidhjes disavjeçare, gazetarja rrëfen sakrificën që i theu zemrën
Klaudia është zhvendosur për një ditë nga programi i përditshëm i “Rudinës” në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë historinë e saj. Në rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gazetarja tregoi për familjen dhe lidhjen e fortë me ta, sakrificat e prindërve për të, motrën e vëllain dhe dashurinë për profesionin.
Por në jetën private të Klaudias ka ndodhur një lëkundje e fortë që i ka thyer edhe zemrën. Historia disavjeçare e dashurisë, për të cilën sakrifikoi edhe profesionin, përfundoi. Përjetimi i fortë nuk i përkiste vetëm Klaudias, por edhe familjes që ishte e shqetësuar për të.
Klaudia: Normalisht që edhe unë se sot e kësaj dite që flasim jam 30 vjeç kështu që patjetër kam jetuar dhe kam pasur një histori të bukur dashurie, e cila fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk përfundoi edhe aq e lumtur. Ishte një marrëdhënie e gjatë disavjeçare, por që ishte, mbetet tek “ishte”. Mendoj se në ditët e sotme, në një botë me shumë mundësi, njeriu duhet të zgjedhë gjithmonë veten dhe familjen për aq kohë sa gjysma jote më e mirë nuk arrin ta kuptojë se disa ëndrra apo pasione janë shumë të rëndësishme për gjysmën tjetër dhe nuk është aty për ty në çdo hap për të luftuar dhe për ta çarë detin të dy, atëherë ose njëri duhet të mësojë notin ose… ka një problem në këtë mes.
Ardit Gjebrea: Në këtë rast duhet ta mësoje ti notin apo ai?
Klaudia: Le të themi të dy nga pak, nuk arritëm ta çanim detin.
Ardit Gjebrea: Dhe kur një marrëdhënie disavjeçare nuk funksionon, ti ke një përjetim dhe familja ka një përjetim sepse kur zgjat me vite, besoj që personi bëhet pjesë edhe e jetës së tyre apo jo?
Klaudia: Patjetër që po. Kjo është edhe arsyeja që unë e kam ftuar Romanën sot, përpos gjithë pjesës që është programi im i preferuar dhe jam sy e veshë, jo vetëm si gazetare, por edhe si Klaudia, si individ.
Ardit Gjebrea: Faleminderit!
Klaudia:Mendoj se kujtimet janë gjërat më të bukura në jetë që ne u lëmë të dashurve tanë dhe na bëjnë të kuptojmë që ne kemi jetuar, përmes atyre kutjimeve. Doja ta kishte pikërisht këtë kujtim për t’i thënë që pavrësisht gjithçkaje, unë jam mirë, ai sfondi bardhë e zi që unë kam përjetuar dhe jo
Dorëzoi mesazhin e fundit, Ardit Gjebrea ndan lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta së taksistit 53-vjeçar
Nuk është sekret që prej vitesh, City Taxi është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Flotën e tyre e kemi parë shpesh të shoqërojë mesazherët e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” që të dorëzojnë mesazhet apo edhe për të sjellë të ftuarit në shtëpinë e programit.
Rrugëtimi i fundit për të dorëzuar mesazhin për Romanën në Bilisht, ka qenë i tillë për një prej taksistëve të kompanisë, Fatmirin. Pas insertit, Ardit Gjebrea ndau lajmin e trishtë se 53-vjeçari është ndarë nga jeta papritur, vetëm pak ditë pas dorëzimit të mesazhit të fundit. Moderatori shprehu ngushëllime të sinqerta dhe përkujtoi Fatmirin e ndjerë.
Ardit Gjebrea: Në një nga momentet e fundit, teksa taksia u ndal pashë Fatmirin, shoferin i cili sot në mëngjes u nda nga jeta dhe ne kemi çuar mesazhin parmbrëmë në Bilisht dhe sot në mëngjes na thanë, 53 vjeç, Fatmir Kovaçi është ndarë nga jeta dhe ka qenë një dhimbje shumë e madhe sepse prej 10 vitesh ai dhe një kolegu i tij, kanë qenë ndër të parët dhe të vetmit që kanë rrugëtuar për 10 vite me këtë kompani që në krijimin e saj. Unë do të doja që t’i shprehja ngushëllimet familjes së Fatmirit dhe qoftë i parajsës. Ata bëhen pjesëtarë të familjes sonë, të gjithë bashkëpunëtorët tanë, ne punojmë me ta, gëzojmë me ta dhe Fatmiri ishte një zotëri i vërtetë, i qeshur. Unë shpesh kam udhëtuar me të, vetëm fjalën e mirë dhe ta bënte udhëtimin edhe më të këndshëm që ti shkoje me qejf në çdo destinacion aty ku do të mbërrije. Edhe ky program lë kujtime dhe unë jam shumë i lumtur për këtë dhe gjithmonë them, le t’i lëmë kujtimet së bashku sepse nuk dimë sahatin e Zotit, momentin kur ai ka vendosur të na marrë pranë vetes kështu që çdo moment ta jetojmë sikur të ishte i fundit, ta gëzojmë dhe të lëmë mënjanë të gjitha trishtimet, të gjitha ato momentet kur ne i japim trishtim apo gëzim dikujt tjetër sepse asnjëherë nuk dimë sesa jemi dhe deri kur do të jemi.
“U mbyll për të gjithë”/ Pas shërimit nga plagët e dashurisë, Klaudia hap zemrën sërish
Në të gjithë sfidat e jetës e sidomos pas thyerjes së zemrës nga dashuria, Klaudia kishte gjithnjë në krah motrën e madhe, Romanën. Ajo tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesi pas fundit të lidhjes së saj disavjeçare, u prek e gjithë familja dhe Klaudia u kthye në shqetësimin kryesor. Por tani gjithçka ka mbetur pas ndaj ajo ka ftuar Romanën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që t’i thotë se dielli në jetën e saj shkëlqen sërish
Klaudia: Së pari, dua të të them më fal sepse në qoftë se unë jam ky personi që jam çdo ditë në ekran dhe jam mësuar me kamerat, e di që ti je e kundërta ime në çdo gjë prandaj dhe më fal, por ti je gjithçka për mua dhe doja realisht të ta lija këtë kujtim të bukur. Ti e di që bashkë kemi qenë që në fëmijëri dorë për dore, gjithmonë të pandara. Edhe kur ti ike në Korçë dhe kemi qenë shumë kohë larg njëra-tjetrës, ti ke qenë gjithmonë aty për mua si një motër, shoqe dhe një nënë e dytë.Nuk i harroj gjithë sakrificat që ke bërë për mua, që më vishje aq bukur, që kujdeseshe, m’i kapje bisht ato flokët e mia të gjata, kaçurrelë që kam pasur, nuk e harroj kurrë kur t’i merrja rrobat fshehurazi dhe gjithmonë ziheshim derisa të kam dëgjuar duke folur me Mikelin në telefon dhe të kërcënoja që do t’u tregoja prindërve. Nuk harroj kurrë asnjë lloj sakrifice që ti ke bërë për mua. Sot jam këtu për të të thënë që unë jam shumë mirë. Ti e di që unë jam vajzë që gjithmonë ia dal, gjithmonë vrapoj drejt diellit.
Sot jam mes ëndrrës sime, mes njerëzve që më vlerësojnë, që i dua, por pengu im më i madh je ti. Ajo që ti ke përjetuar në momentin që unë kam mbyllur një kapitull të shkuar në jetën time, ti e ke vuajtur shumë më shumë sesa unë… por bota ime është e mbushur plot me ngjyra. Për mua gjëja më e rëndësishme që ju të jeni mirë, është primare profesioni, shkolla, ajo për të cilën mami e babi kanë punuar ditë e natë që ne të jemi dikush, pastaj zemra ime është e mbushur plot me dashuri.
E prekur, Romana shprehu sa me fat është që ka një motër si Klaudia. Ajo u pyet nga mdoeratori Ardit Gjebrea pse familja është kaq e merakosur për të dhe sqaroi se shqetësimi i të gjithëve ishte mbyllja e Klaudias në vetvete.
Romana: Më duket sikur Klaudia kur mbylli një kapitull të jetës së saj, m’u duk sikur ajo e mbylli për të gjithë, sikur ajo u mbyll shumë në vetvete dhe u tërhoq. Ky ishte i vetmi merak.
Ardit Gjebrea: Shiko, ka edhe një moment, kur ti dashuron fort, është e pamundur që ta hapësh atë kapakun menjëherë pas pak kohe, kështu që është një proces i gjatë reflektimi dhe në këtë kontekst jam me Klaudian sepse kur je thellë, nuk del dot menjëherë sepse sa më thellë zhytesh, aq më shumë kohë do që të dalësh në sipërfaqe. Nëse je në sipërfaqe gjithë kohën, atëherë mund të shohësh nga të duash, pro që e ka të vështirë që ajo të krijojë një lidhje menjëherë.
Romana: Është e vërtetë. Unë thjesht dua që ajo ta lërë atë derën hapur që të ketë mundësi të krijojë lidhje apo njohje të reja me cilindo që ajo mendon.
Klaudia: I kam hapur edhe dritaret!
“Ka një mesazh për ty”- Kur gjysherit bëhen prinder…
#arditgjebrea #e dielashqiptare #Durres #aleksandra #rubina #nexhmie #ramazan #braktisje #ankth #braktisje #divorc #prinder #baba #njerke
Pjesëtimi i një familjeje, dy motrat rrëfejnë mes lotëve e dhimbjes divorcin e prindërve
Divorci është një nga dramat familjare që ndikon jo vetëm te një çift, por edhe fëmijët. Aleksandra dhe Rubina janë dy motra që vijnë në “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe kanë kaluar përmes një sfide si divorci i prindërve. Aleksandra sot është 14 vjeçe por prej 3 vitesh i shkruan rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e tyre.
Si më e madhja nga vajzat, Aleksandra fillon të tregojë historinë, por sapo shqipton fjalët e para përlotet nga kujtimet që i shfaqen.
Aleksandra: Kemi qenë një familje shumë e bukur, e lumtur deri në momentin kur…. prindërit vendosën të divorcoheshin.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?
Aleksandra: Isha 3 vjeç. Është ajo moshë kur çdo fëmijë do të donte ta kalonte me fëmijët e vet, një kohë të bukur por jo. Prindërit e mi u divorcuan. Pas divorcit mami vendosi të largohej, të shkonte në Francë, krijoi një familje të re atje dhe ne ndenjëm me nënën dhe gjyshin nga ana e babit.
Ardit Gjebrea: Kur thua me nënën dhe gjyshin nga ana e babit, ishte edhe babi me ju apo jo?
Aleksandra: Po, edhe babi. Babi jetoi me ne për 7 vite, pastaj kaluan kohë dhe unë duhet të shkoja në klasë të parë dhe jo si çdo fëmijë tjetër që shkon me prindërit e tij, unë isha me gjyshërit. Isha shumë e lumtur që kisha ata të dy në krah sepse ata kanë qenë mbështetja ime për gjithë këto vite.
Gjyshërit punonin nga dy turne që vajzave mos t’u mungonte asgjë. Pas 7 vjetësh, babai i Aleksandrës dhe Rubinës vendosi të krijonte jetën e tij. Aleksandra tregon se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njerkën sa e thërrasin “mama”.
Aleksandra: Pasi kaluan 7 vite nga ndarja e prindërve, babi vendosi të krijonte një jetë të re me një grua. Gruaja e tij është sjellë shumë mirë me ne, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me të, na ka mbajtur njësoj si fëmijët e vet, na afron.
Ardit Gjebrea: Ju shkuar për të jetuar me babin dhe bashkëshorten e tij apo jo?
Aleksandra: Shkuam për disa kohë, por më pas ngaqë jemi lindur, jemi rritur aty dhe shkuam prapë te nëna dhe gjyshi.
Ardit Gjebrea: U kthyet me dëshirën tuaj apo?
Aleksandra: Jo, me dëshirën tonë. Edhe kujdestarinë e morën ata.
Ardit Gjebrea: Po babi çfarë tha?
Aleksandra: Babi donte shumë që ne të jetonim me ta, por ishte dëshira jonë që…
Ardit Gjebrea: U mësuat.
Aleksandra: U mësuam pastaj, shkuam të jetonim me nënën dhe gjyshin, babi vinte vazhdimisht me njerkën.
Ardit Gjebrea: Si e thërrisni ju?
Aleksandra: Ne e thërrisnim mami sepse për ne është bërë një mami. Ishte shumë e vështirë që unë ta pranoja për prindërit e mi. Unë edhe e kam vuajtur. U sëmura rëndë kur isha 12 vjeç, u sëmura rëndë sepse vuaja nga ankthi. Kur shkova në spital doktori tha që duhet të të shtroj se vuaja nga ankthi. Mami, njerka, e dinte shumë mirë se cila ishte ajo gjë që mua më brengoste ose më bënte të sëmuresha, ishte malli që kisha për nënën time. Njerka luftoi derisa ia gjeti numrin, folëm në telefon, na mundësoi komunikimin me mamin.
E pritën me shpresë dhe mori fund me dhimbje, vajzat rrëfejnë takimin e parë me nënën pas divorcit
Aleksandra dhe Rubina janë dy motra jeta e të cilave është shenjuar nga divorci i prindërve. Të dyja gjenden në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”, ndërsa historinë e rrëfen Aleksandra e cila është 14 vjeçe. Ajo tregoi se divorci ndodhi kur ajo ishte 3 vjeçe e më pas nëna u largua në Francë ku ndërtoi një familje të re.
Dy vajzat u rritën nga babai dhe gjyshërit. 7 vite pas divorcit, edhe babai krijoi një familje tjetër dhe me njerkën ato kanë një marrëdhënie mjaft të ngrohtë. Aleksandra tregon se e ka pasur shumë të vështirë ta pranojë këtë ngjarje dhe në moshën 12-vjeçare, u sëmur nga ankthi.
Njerka bëri çmos që të gjente nënën e tyre për të realizuar takimin e shumëdëshiruar nga vajzat. Me shumë dhimbje, Aleksandra tregon për takimin e parë që nuk shkoi siç e kishte pritur dhe atë që përjetoi si zhgënjim të dytë.
Aleksandra: Pasi kaluan 7 vite nga ndarja e prindërve, babi vendosi të krijonte një jetë të re me një grua. Gruaja e tij është sjellë shumë mirë me ne, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me të, na ka mbajtur njësoj si fëmijët e vet, na afron.
Ardit Gjebrea: Ju shkuar për të jetuar me babin dhe bashkëshorten e tij apo jo?
Aleksandra: Shkuam për disa kohë, por më pas ngaqë jemi lindur, jemi rritur aty dhe shkuam prapë te nëna dhe gjyshi.
Ardit Gjebrea: U kthyet me dëshirën tuaj apo?
Aleksandra: Jo, me dëshirën tonë. Edhe kujdestarinë e morën ata.
Ardit Gjebrea: Po babi çfarë tha?
Aleksandra: Babi donte shumë që ne të jetonim me ta, por ishte dëshira jonë që…
Ardit Gjebrea: U mësuat.
Aleksandra: U mësuam pastaj, shkuam të jetonim me nënën dhe gjyshin, babi vinte vazhdimisht me njerkën.
Ardit Gjebrea: Si e thërrisni ju?
Aleksandra: Ne e thërrisnim mami sepse për ne është bërë një mami. Ishte shumë e vështirë që unë ta pranoja për prindërit e mi. Unë edhe e kam vuajtur. U sëmura rëndë kur isha 12 vjeç, u sëmura rëndë sepse vuaja nga ankthi. Kur shkova në spital doktori tha që duhet të të shtroj se vuaja nga ankthi. Mami, njerka, e dinte shumë mirë se cila ishte ajo gjë që mua më brengoste ose më bënte të sëmuresha, ishte malli që kisha për nënën time. Njerka luftoi derisa ia gjeti numrin, folëm në telefon, na mundësoi komunikimin me mamin.
Ardit Gjebrea: Si ishte ajo herë e parë, e mban mend?
Aleksandra: Hera e parë që kur ajo na kishte lënë ishte një emocion i papërshkrueshëm. Nuk është se ishte një takim dhe aq i ngrohtë, nuk ishte një takim siç flet nëna me të bijën, por ishte një takim i ftohtë.
Ardit Gjebrea: Kur thua takim, takim telefonik apo takim fizik?
Aleksandra: Telefonik, më pas erdhi në Shqipëri, erdhi për të na takuar. Ka ndenjur këtu gati një muaj.
Ardit Gjebrea: Ndenjët përditë me të apo jo?
Aleksandra: Jo, vetëm një ditë se nuk largoheshim dot nga nëna dhe gjyshi t’i linim aty. Vetëm vinte e na takonte ndonjëherë. Kishte dy vajza që janë më të vogla.
Ardit Gjebrea: I takuat edhe ato?
Aleksandra: Po, i takuam edhe ato. Më pas vendosi të shkonte prapë në Francë te bashkëshorti dhe kemi folur pastaj vetëm një muaj, pastaj janë ndërprerë kontaktet, nuk donte të fliste më me ne.
Ardit Gjebrea: Pse?
Aleksandra: Nuk…tha “unë do të ndërroj numër dhe nuk do të flas më me ju”. Okej i thamë dhe u largua. Është ai momenti që të rikthehet prapë që unë e humba. Ishte momenti që unë u zhgënjeva për herë të dytë.
U rritën nga gjyshërit pas divorcit të prindërve, mesazhi i motrave: Do t’ju mbajmë ashtu si ju ne!
Divorci i prindërve është drama e dhimbshme familjare që i ka bërë Aleksandrën dhe Rubinën të rriten para kohe. Motrat ndanë përjetimin e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty” ku treguan për jetën pas divorcit, largimin e nënës, jetën me gjyshërit dhe takimin e shumëpritur me nënën që rezultoi në vendimin e saj për të mos mbajtur më kontakte me vajzat.
Një rrëfim me shumë lot e sakrifica, por në këtë histori kanë qenë gjyshërit ata që janë përpjekur që dy vajzave mos t’u mungojë kurrë asgjë. Kjo është arsyeja pse prej 3 vitesh ato i shkruajnë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për t’i falenderuar me zemër për gjithçka e për t’u dhënë një premtim.
Nexhmije: Mbesat e mia që i kam rritur. Jam shumë krenare për to, jam shumë krenare!
Ardit Gjebrea: Ta dëgjojmë mesazhin e tyre?
Nexhmije: Po.
Ardit Gjebrea: Urdhëro!
Aleksandra: Nënë, edhe ti gjysh! Ju keni qenë gjithçka për ne, që nga momenti që ne kemi ardhur në jetë. Ju keni sakrifikuar shumë për ne dhe ju falenderojmë pafund. Ju e dini që ne ju duam shumë, jeni gjithçka për ne.
Ramazan: Ju kam ndjekur me shkollë e të gjitha…
Nexhmije: Sa mundësi kemi.
Ramazan: Gjyshi aq sa ka mundësi do ju ndjekë dhe kam dëshirë që ju… të vazhdoni shkollën e lartë. Siç je mirë me mësime, siç më ka thënë edhe mësuesja që Aleksandra është shumë mirë me mësime, të ndihmosh edhe motrën që të arrijë ajo te ti.
Aleksandra: Ne ju premtojmë që ne do të vazhdojmë të shkollohemi, do ju bëjmë krenarë dhe ashtu siç na keni mbajtur ju ne, do ju mbajmë edhe ne ju.. ne ju duam shumë! Jeni gjithçka për ne!
“Shihemi në Gjyq” – Babai i braktisur lë vajzën pa pasuri
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #laura #hamze #prone #prizren #sherr
I shiti shtëpinë kushërirës, vajza i kërkon llogari babait: Ku po na lë? Nëna s’të flet prej 20 vjetësh!
Laura ka sjellë nga Suedia babanë e saj, Hamzanë për t’i kërkuar banesën. Sipas asaj që ajo tregon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, i ati ia ka shitur pronën e tyre në Prizren vajzës së dajës.
Fillimisht kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare qiradhënieje ndërsa pas 2 vitesh mësojnë se shtëpia ishte shitur. Hamzai pranon se e ka bërë ai këtë gjë pasi kishte marrëdhënie të mira me ta.
Hamza: Unë shkova poshtë me ta, bisedova dhe ia shita shtëpinë atij, çikës. Ia shita shtëpinë dhe kur ia shita unë shtëpinë, ata më dhanë nja 3 mijë euro, kurrgjë tjetër nuk më dhanë por unë atë e kam dajë. Daja kur shkoj unë në Kosovë më pret mirë, vajza e dajës më pret mirë, Valbona.
Laura: Nuk ke bërë mirë që ke shitur shtëpinë se ke konflikte me nënën time dhe me ne fëmijët.
Hamza: Po me ju nuk jam mirë unë prej sa vitesh që s’më shihni, as bukë nuk më jepni, as më shihni, as merrni në telefon. Ata flasin në telefon me mua, kur shkoj me pushime më presin mirë.
Laura: Kush e bëri që mos të rrinim ne me ty? Ti e bëre, ti e shite se s’ka qenë plani për t’u shitur shtëpia!
Hamza: Po e shita unë se me ta jam më mirë.
Laura: Nuk ka qenë plani të shitej shtëpia, duhej të pyesje familjen!
Hamza: Atë e kam dajë.
Laura: Për një copë bukë e ke lënë, për 30 mijë euro, gjysmat t’i ka dhënë, gjysmat s’t’i ka dhënë. Neve ku po na lë?
Hamza: Epo unë me ta shkoj mirë!
Laura: Na ke lënë sakat! Nëna ime, Emineja që prej 20 vjetësh s’flet me ty, unë prej 5 vjetësh s’flas me ty!
Shtëpia është shitur në vitin 2002. Hamzai thotë se ai e ka blerë që në themel dhe e kanë ndërtuar bashkë me gruan.
Hamza: Unë e kam shitur me vullnet atë shtëpi, ia kam dhënë dajës shtëpinë dhe është shtëpia ime.
Ardit Gjebrea: Nuk ka pjesë vajza aty?
Hamza: Vajza ka qenë fëmijë kur kam bërë shtëpinë. Në ’84 kam marrë vendin, e kam blerë.
Laura: Me kë e ke mbaruar atë shtëpi, me nënën e ke mbaruar, me Eminenë, me gruan tënde!
Hamza: Nuk më intereson!
Laura: Jo, jo ne e duam pronën!
Hamza: Ti ke qenë fëmijë!
Laura: Ç’do të thotë, fëmija i kujt jam unë?
Eni Çobani: O zonjë, mirë thotë Hamzai, po ti ke qenë fëmijë, çfarë kërkon ti tani? Në qoftë se kërkon, kërkon nëna. Ke ardhur për nënën ti këtu, kërkon nëna pronë?
Laura: E kërkojmë të gjithë.
Eni Çobani: Po ky njeriu që ëshë lënë vetëm tani, që nuk e përkrahni fare babain, është normale që flisni ju në këtë formë? Që e keni lënë babain vetëm? Më vjen keq!
Gabimi i së shkuarës përçan vatrën familjare: Me grua e shtëpi nuk luhet!
Në çdo familje ka momente tensioni, por ndonjëherë ato shpërthejnë dhe kthehen në çarje të thella. Kjo është historia e Lauras dhe Hamzës, babë e bijë që vijnë nga Suedia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq”. Në vitin 2002, Hamzai ia ka shitur shtëpinë vajzës së dajës, Valbonës.
Në këtë kontratë, nuk ka firmosur bashkëshortja Emineja. Kontrata është bërë te avokati dhe prona s’kishte fituar kontratë pronësie, çka do të thotë se i ka mbetur pronarit të parë. Laura nuk flet prej 5 vitesh me të atin ndërsa nëna e saj ka 20 vite e ndarë me të. Ajo përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij dhe i thotë se pa shtëpinë, s’mund të vijë me të kurse i ati e pyet pse nuk janë kujdesur gjithë kto vite.
Laura: Ti që ke shitur shtëpinë, mos gabo të vish me mua, rri këtu ku je! Shko merrja atij kujt ia ke shitur!
Hamza: Qysh more? Unë në Suedi kam pensionin, po jetoj atje, ku të shkoj?
Laura: Shko rri atje se nëna ime, gruaja jote, nuk të pret atje!
Hamza: Laura, a je në vete ti?
Laura: Me grua e me shtëpi nuk luhet!
Hamza: Ps s’keni ardhur të më shihni?
Laura: Si s’kemi ardhur? Ngadalë njëherë! Ne tërë kohën kemi qenë bashkë, tërë kohën kemi ngrënë, tërë kohën të kemi larë, të kemi shpëlarë, të kemi parë! U shit shtëpia, s’na pyete! U larguam prej teje!
Hamza: Kur u bëra operacion, pse s’erdhe?
Laura: Njëherë kam ardhur se s’më ke pranuar ti! Ti s’më ke pranuar! Shko thirr Valbonën!
Hamza: Pse nuk erdhi në spital nëna jote të më shihte?
Laura: Pse e ke shitur shtëpinë? 100 herë bëhu operacion, ke shitur shtëpinë! Na ke lënë rrugëve! Të kanë sëmurur ata që të kanë gënjyer, kanë bërë dallavere me ty!
Eni Çobani në “Këngën Magjike”, zbulohet pak nga surpriza: Po bëj prova…
Disa javë më parë, Eni Çobani bëri me dije gjatë “Shihemi në Gjyq” se kërkonte “pjesën e saj” në “Këngën Magjike”. Këtë herë, mesa duket kemi një konfirmim! Në prag të publicitetit pas përfundimit të rubrikës, moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea i kërkoi të prezantonte “Këngën Magjike”. Çobani zbuloi se paska nisur tashmë provat por se çfarë do të shohim në netët finale, mbetet ende surprizë.
Ardit Gjebrea: Është “Kënga Magjike” tani. Mund ta prezantosh pak? Prezantoje këtë momentin që pas publicitetit… meqenëse jemi në “Këngën Magjike”.
Eni Çobani: S’jam bërë pjesë akoma, megjithatë po bëj prova.
Ardit Gjebrea: Ja kështu fillon.
Eni Çobani: Pra, pas pak do të fillojë “Kënga Magjike” me artistët e mrekullueshëm, sipas mendimit tim, do të jenë ata të cilët do të na kënaqin deri në fund në natën finale të “Këngës Magjike”.
“Kënga Magjike” – Java 8 (17 Nëntor 2024) #musicistheanswer
Me pjesëmarrjen e:
Kategoria Big:
Arsi Bako
Genti Deda
Jonida Maliqi
Kategoria New Artist:
Rejdi Spahiu
Izabel
Joel Muhametaj
Brian Ibro
Marian
Marinela
#arditgjebrea #kengamagjike
#kengamagjike2024 #music #festival #albanianmusic #muzikshqip #award #anxhelaperisteri #marselacibukaj
#andivrapi #sardishehu #kleartduraj
/tvklan.al