#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Intervista – “Toska” kthen Saimir Pirgun pas 13 vitesh në TKOB
“Ka një mesazh për ty”-Shpall vdekjen për së gjalli, surprizon Hajdari
#tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #shqiperi #mesazh #hajdar #universal #motra #vajdie #fushekruje #amerike #kanada #lajmerim #funeral
11 vite pas njoftimit, ‘i vdekuri’ hyn në studio: Jam gjallë!
“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi me lajmin e trishtë të një njoftimi vdekjeje. Sipas njoftimit të shfaqur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Hajdar Lila ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare më 9 shtator 2013. Apo ndoshta nuk ndodhi? Në të vërtetë, Hajdar Lila vjen si protagonist i rubrikës dhe është shëndoshë e mirë!
Ardit Gjebrea: Hajdari ka ndërruar jetë në datën 9 shtator të vitit 2013. Kanë kaluar 11 vjet nga ndarja nga jeta e Hajdarit dhe ne sot do ta kujtojmë z. Hajdar duke e ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”!
Hajdar: O jam gjallë! Gjallë!
Ardit Gjebrea: Gjallë je? Po shyqyr! Si je? Mirë se erdhe!
Hajdar: Ta jap fjalën para gjithë këtyre se deri në vitin 2042 jam këtu! Do të festoj 100-vjetorin!
Ardit Gjebrea: Hajde ta festojmë bashkë!
Sajoi vdekjen e tij për 70-vjetor, Hajdari shtron planin e biznesit: Njërin varr do ta jap me qira
Hajdar Lila është një nga protagonistët më të pazakontë të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ai hyri me një njoftim vdekjeje nga pas në të cilin shkruhej emri i tij, por e vërteta është se gjithçka e kishte sajuar vetë.
Hajdari nisi të tregonte sesi emigroi në Greqi e më pas në Kanada ku ka bërë gjithfarë punësh, por në Shqipëri e riktheu një çështje pronësie. Ai dhe familja e tij kishin përfituar tokë nga ligji 7501 dhe u kthye për të marrë pjesën e tij. Vëllezërit ia caktuan pranë rrugës me mendimin se nuk vlente, por aty u bë plani i autostradës, çmimi u rrit dhe Hajdari përfitoi më shumë para se të gjithë.
Vëllezërit i mbajtën mëri për këtë, por 11 vite më parë kur do të festonte 70-vjetorin, Hajdari vendosi që t’i linte hatërmbetjet pas dhe t’i mblidhte të gjithë. Kështu, sajoi vdekjen e tij.
Hajdar: Erdhi koha që mbusha të 70-at dhe thashë po e hedhim gjithçka pas shpine dhe dua të bëj 70-vjetorin të gjithë në një vend, zëre se s’ka ndodhur asgjë, ua kam falur, ua kam bërë hallall. As nuk e mori mundimin as njëri, as tjetri fare, më erdhi kaq inat sa mos e pyet hallin duke u thënë që ore t’i kam bërë hallall, keni bërë, ç’keni bërë se vuajtjet ishin për mua, jo për ata, jo, vetëm nga inati sepse ti e more tokën nga atje, e shite dyfish u bënë për të plasur! Tri net kam ndenjur pa gjumë, thashë ç’të bëj, ku t’ia bëj, poshtë e përpjetë, thashë ia kam gjetur zgjidhjen. Mora tri fotografi pasaporte, shkova te funerali dhe i thashë atij të funeralit më ka vdekur vëllai, mund të ma bësh lajmërimin me vdekje? “Jo ne s’ta bëjmë se këtu qenke ti”, tha. Jo u thashë nuk jam unë, por vëllai im, ky quhet Hajdar Lila, ka lindur 5 minuta para meje, jam binjak me të, kurse mua më quajnë Nazif Lila. Ai e hëngri, bëri ato tri fletët e vdekjes.
Ardit Gjebrea: Dëgjo o Hajdar, po kur pe emrin tënd aty në lajmërimin e vdekjes, si u ndieve?
Hajdar: Kush, unë? Shumë i kënaqur!
Ardit Gjebrea: Çfarë thua?!
Hajdar: Po, po, po, shumë i kënaqur! Unë kam dy varre, bëra varrin e gjyshit në ’93-shin kur erdha prej Greqisë në fillim fare, e kisha gjallë dhe varrin tjetër që akoma s’kam dalë, e kam fotografinë këtu me vete, e kam bërë pasi më ka vdekur gruaja në 2016-ën dhe jam me dy varre, një në Krujë e një e kam në Tufinë. Varrin e kam bërë dykatësh, kam gruan dhe do të shkoj edhe unë te gruaja, por pas 18 vjetësh, kur të bëj 100 vjeç.
Ardit Gjebrea: Po dy varre ç’i do, një do njeriu…
Hajdar: Jo. Atë të Krujës do ta lëshoj me qira, një mijë lekë muaji, më lirë s’ka si bëhet, po m’i dha paratë, po s’m’i dha do ta lëshoj me qira.
Ardit Gjebrea: Pse, është në vend të mirë?
Hajdar: Në vend të mirë, të mrekullueshëm, mu në ballë të varrezave në Krujë, mu në ballë të parë, është vend i mirë.
Por a ndodhi pajtimi mes vëllezërve?
Hajdar: Kisha vënë lajmërimin që bëhet nisja për vdekje, po atë ditë që jam mbledhur për të shkuar për të bërë varrimin në Krujë dhe nuk më erdhi asnjeri fare, ka vdekur, punë e madhe fort, as për vdekje jo!
Ardit Gjebrea: Po ku i vure lajëmrimet ti?
Hajdar: Një e vura në Fushë-Krujë, një në Krujë dhe tjetrin te “Fresku”, aty ku rri.
Ardit Gjebrea: Po ndoshta nuk e kanë parë ata…
Hajdar: Jo ore e kanë parë shumë bukur, si s’e kanë parë! Po të tjerët që erdhën, shokë e qysh tek, plus të tjerë, nga familja ime asnjë!
“Na hape punë, të duhet një nuse!” Hajdari i nxjerr hudhrën Gjebreas: Më merr mësysh!
Gjatë momentit të surprizës ndaj motrës, Vajdies në “Ka Një Mesazh Për Ty” u zbuluan disa gjëra të reja për Hajdarin. Rrëfimi i tij për veten në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan la të kuptohej se ai udhëhiqet nga një dashuri e jashtëzakonshme për jetën dhe gjithçka e përballon me humor.
Përshkrimit të tij si “universal” iu shtuan edhe disa cilësi pasi Hajdari bën çdo gjë vetë, madje edhe gatuan byrek, japrak e së fundmi, reçel. Nisur nga kjo energji e pashtershme e tij, Gjebrea pati një ofertë për të.
Ardit Gjebrea: O Hajdar! Ti jeton vetëm, po?
Hajdar: Po.
Ardit Gjebrea: Kaq simpatik sa je…
Hajdar: Ça simpatiku! Unë jam bërë për varreza, kam arkivolin, të lutem mos më bëj me nerva! E kam arkivolin në kurriz!
Ardit Gjebrea: Tani do të na hapësh punë se kaq simpatik sa je, të gjitha punët i bën, kaq universal, të duhet dhe një nuse?
Hajdar: Na ka nxjerrë punë!
Ardit Gjebrea: “Po” thotë publiku. Prit, shiko zonjat e publikut, “po” thonë.
Hajdar: “Po” thotë publiku, por çfarë do të bëj unë se kur ta marr unë nusen, unë jam 82 vjeç, z. Ardit je i zgjuar, je i mençur, je i pashëm, je llokum, a ka ta marr më poshtë se 60-65 se nuk do e marr unë 50 vjeçe.
Ardit Gjebrea: Sigurisht, edhe 60 vjeç s’paske hiç pretendime po hë!
Hajdar: Po ja 60! A duhet ta marr të më bëjë hyzmet apo ta marr t’i bëj unë hyzmet asaj?
Ardit Gjebrea: Pse nuk i bën dot?
Hajdar: Sa të vij, më kanë filluar damarët e këmbëve, më ka filluar kërbishtja, shko në spital e ik te tjetri, kam dhimbje koke atëherë duhet të kthehem unë t’i bëj shërbim asaj. Të lutem shumë Ardit, mos më ngatërro!
Sekretin e tij të jetëgjatësisë, Hajdari ua atribuon qepëve e hudhrave që i konsumon çdo ditë. Madje jo vetëm i konsumon sepse nis të gërmojë në xhepa dhe nxjerr një hudhër duke i shpjeguar arsyen Gjebreas.
Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që i mban… i mban me vete?
Hajdar: Bie mësysh se më merr mësysh ti! Urdhëro hudhra, ja!
“Ka një mesazh për ty”- Kur shërojnë mësueset
#edielashqiptare #arditgjebrea # nertila # bruna # gledis #shkolla #jorgjidilo#aftesiekufizuar #terapi # dashuri #kanjemeszhperty#ndihme
“Djali lindi i nxirë”, rrëfimi i një nëne mes shpresës e dhimbjes: U operua 3 herë brenda 5 muajve
Nertila e pret ditëlindjen e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” me një përzierje ndjenjash gëzimi e trishtimi bashkë. Rrëfimi i saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nis me fejesën në moshë fare të re, kur ishte vetëm 17 vjeç. Kjo lidhje rezultoi në një martesë të fortë që u ka bërë ballë sfidave e problemeve.
Në vitin 2009, në apartamentin e vogël të një pallati të vjetër ku jetonin, erdhi në jetë gëzimi i tyre i parë, Gledisi që sot është 15 vjeç. Nertila tregon se mezi e priste ardhjen e tij e kishte nisur të numëronte ditët, por e ardhmja që i priste s’ishte aspak e lehtë.
Nertila: Shkoj për një vizitë te mjeku dhe më tha “nuk është çdo gjë në rregull. Ti nuk ke ujëra në bark tha dhe peshku nuk jeton pa ujë, duhet të të operojmë”. Stres i madh. Ashtu siç kam qenë, me rrobat e trupit, jam futur në sallën e operimit. Gledisi ka lindur i nxirë, nuk ka qarë. E kanë futur në oksigjen. Unë nuk kam kuptuar asgjë, atë kohë e bënin me narkozë. Në mëngjes që jam përmendur e kërkoja, më sillni çunin, dua të shoh çunin, por nuk ishte e mundur sepse po t’i hiqnin oksigjenin, ai nuk mund të jetonte. Edhe ditën e dytë e kalova po shtrirë, nuk mund ta shikoj.
Ditën e tretë, i jap forca vetes, mbahem nëpër hekura dhe hipi lart në kat të tretë. Shkoj te dhoma dhe çfarë të shihja? Një engjëll të vogël, rrethuar nga aparaturat. Nuk kisha mundësi që ta merrja në dorë, ta përkëdhelja dhe i këndoja këngë. Ata mjekët çuditeshin, më kapnin nga krahët dhe më thoshin “mos u mërzit, do të bëhet mirë çuni, jepi forcë dhe do të shikosh që do të bëhet mirë” pavarësisht e gjendja ishte e rëndë. Kjo gjë ndodhi rreth një muaj që unë të njëjtën gjë bëja, shkoja në dhomë, shkoja te inkubatori, këndoja, të njëjtën gjë çdo ditë. Pas një muaji, Gledisi filloi të bëhet mirë. Filloi të pijë, filloi të heqë nga pak oksigjenin se ato ia jepnin me shiringë, nuk mund të pinte me biberon, filloi të bëhet mirë dhe çdo gjë filloi për mbarë. Dal nga spitali, e lumtur te Zoti.
Ditë e natë i rrija sipër kokës, fëmija i parë, vetë isha e re. Gjithë natën Gledisi qante pafund. Nuk e kuptoja çfarë kishte. Duke e ndërruar një natë, e shikoj që poshtë barkut kishte një si kokërr shumë të madhe. Interesohem te mjekët, ata thanë që “djali vuan nga dhjamthi, duhet ta operosh në Tiranë”. Bëhemi gati, djali ishte 3-muajsh, e operojmë. Pa u bërë muaji, Gledisit i del nga ana tjetër. E operojmë prapë, përsëri me narkozë. Vijmë në shtëpi. Gledisi kishte një nishan në kokë, një nishan si të kuq, të vogël që nuk ta mbushte mendjen, mirëpo kur e shikoja, ai meraku që e shihja sipër kokë, atij më dukej sikur i rritej. Shkoj te mjeku i lëkurës dhe i them ma shiko pak djalin, çfarë ka. Tha “duhet ta operosh urgjentisht”, përsëri djali ishte 5-muajsh, e operuan prapë.
Vij në shtëpi, thashë shyqyr i hoqi të këqijat Gledisi, tani çdo gjë dotë jetë normale. Muajt kalonin, mirëpo Gledisi nuk ishte si fëmijët e tjerë, nuk rrinte ulur, nuk kapte lodra, me një fjalë më bënte përshtypje kur e krahasoja me moshatarët. E çoja te mjekët thoshin “s’ka gjë se çuni ka vuajtur, ka marrë narkozë shumë, çfarë kërkon ti?” Mirëpo prapë unë thoja jo, s’më pëlqen çuni. Vij në Tiranë, në Kombinat. Djali ishte 1 vjeç, i bënë Disit kontrollin dhe thonë “djali ka nevojë për fizioterapi të vazhdueshme që t’i forcohen muskujt”. Rrija atje 2 javë, 2 javë atje, 6 javë në shtëpi. Kjo gjë zgjati deri në moshën 6 vjeç.
“Ma kanë bërë çdo ditë më të lehtë”, Nertila përlotet për dy gratë që ndryshuan jetën e të birit
Rrëfimi i Nertilës në “Ka Një Mesazh Për Ty” për djalin e saj me aftësi ndryshe, Gledisin ndërthuri një mori emocionesh. Ardhja e tij në jetë solli edhe shumë sfida shëndetësore për djalin, tri operacione pa bërë ende 5-muajsh dhe vazhdimin e terapive të posaçme.
Një moment kyç kur Nertila u ndal në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ishte shkollimi i djalit. Ajo dëshironte që ai të ishte si shokët dhe të arsimohej në një shkollë publike. Fatmirësisht, i gjithë stafi dhe nxënësit e pritën krahëhapur duke ia bërë gjithçka më të lehtë.
Kur Gledisi ishte në klasë të tretë, veç mësuese Nertilës u bashkua edhe Bruna, një mësuese ndihmëse e të dyja ia kanë arritur që 15-vjeçari të bëjë gjithçka.
Nertila: Gledisi falë atyre mësueseve di të lexojë, di të komunikojë, di të shkruajë me kompjuter, ç’të të them? Tabelën e shumëzimit e di përmendësh dhe këto për mua janë arritje shumë të mëdha.
Ardit Gjebrea: Mësuese Bruna?
Nertila: Bruna bashkë me Nertilën kanë bërë të pamundurën për Gledisin. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër për gjithçka që kanë bërë. Unë s’kam ardhur për t’u dukur, unë kam ardhur me gjithë zemër, me gjithë shpirt se e ndiej se për mua kanë bërë maksimumin. Edhe kur vjen Gledisi ndonjë ditë në shkollë, më marrin në telefon “ku është Gledisi, çfarë ka Gledisi”, shqetësohen.
Shokët e klasës nuk mbeten pas në trajtimin e Gledisit pasi të gjithë i falin shumë dashuri. Bashkë me prindërit e mësuesit, të gjithë janë kujdesur që ai të përjetojë lumturinë çdo ditë, e me të, edhe Nertila.
Nertila:Kur ishte i vogël i festonin ditëlindjen. Organizoheshin të gjithë prindërit, këtë e bënte Nertila, organizonte prindërit pa dijeninë time dhe kur hapnim ne derën e klasës e gjenim të zbukuruar, me animatorë dhe Gledisi fluturonte nga qejfi, nga gëzimi, ndihej shumë mirë. Këto janë ato gjëra që mua më kanë plotësuar, më kanë bërë të ndihem mirë kaq vite. U bë 9 vjet që ma kanë bërë çdo ditë më të lehtë.
“Shihemi në Gjyq” – Burri akuzon publikisht gruan për tradhti
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #edmond #naile #divorc #adn #tradheti #sherr #cift #polic
“Më ke tradhtuar, fëmija s’është imi!”, Edmondi përzë bashkëjetuesen: Nuk të dua më!
Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj të më tradhtojë gruaja. Sot do ta marrim vesh a më ka tradhtuar apo jo”, shprehet Edmondi në insertin prezantues të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Në insertin e saj, Nailja thotë se: “Është shumë e rëndë që bashkëjetuesi më akuzon se thotë nuk i ke fëmijët me mua, unë jam e gatshme që ai t’u bëjë ADN-në”. Me hyrjen e tij në studio, Edmondi përforcon akuzën ndaj bashkëjetueses së 9 viteve.
Ardit Gjebrea: Ajo është e gatshme që të bëjë analizën e ADN-së.
Edmond: Mendoj se fëmija nuk është imi se ajo ka një të dashur.
Nailja hyn shumë e acaruar dhe i kërkon llogari Edmondit. Ai përsërit të njëjtën gjë, ndërsa ajo i kërkon fakte për akuzat e madje është e gatshme të procedojë me testin e ADN-së.
Naile: Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu dua ta di?
Edmond: Ti mua më ke tradhtuar. Nuk të dua më. Zhduku ku të duash!
Naile: Për çfarë të kam tradhtuar? Më gjej faktet! Me foto, me dëshmitarë, me çfarë të duash ti, jam e gatshme!
Edmond: Ti mua më ke tradhtuar, më ke futur në burg…
Naile: E meritove!
Edmond: Ke të dashur.
Naile: Unë s’kam të dashur, e ke merituar!
Edmond: E ke këtu të dashurin.
Naile: Unë s’kam të dashur, ma gjej, ma vërteto ti mua me foto, me dëshmitarë, me njerëz dhe unë për ato që më akuzon ti me djalin, jam e gatshme që unë t’i bëj ADN-në djalit!
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit, Eni Çobani u paraprin protagonistëve duke u kërkuar të kenë kujdes me emrat që përmendin pasi preken edhe persona të tjerë.
“Më rrahe kur isha shtatzënë, ndenja 9 ditë në koma!”/ Sfida e Nailes: Në burg të çoj prapë e s’ndahem!
Edmondi akuzon bashkëjetuesen e tij prej 9 vitesh, Nailen në “Shihemi në Gjyq” se e ka tradhtuar dhe djali nuk është i tiji. Sipas pretendimeve të ngritura në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Nailja e ka tradhtuar me një efektiv policie në Burrel, të quajtur Arben Murati.
Nailja ngulmon duke kërkuar fakte për këto akuza dhe sjell në vëmendje se ajo e ka denoncuar bashkëjetuesin e saj për dhunë në familje, fakt që Edmondi e pranon. Ai ka kryer një vit burg për këtë dhe Nailja thotë se nëse do ta denoncojë sërish, do të ndodhë e njëjta gjë.
Edmond: Ti ke të dashur Arben Muratin!
Naile: Gjeje pra, hë ma vërteto!
Edmond: Polic burgu i grupit të gatshëm.
Naile: Unë s’e kam njohur atë person, unë e kam njohur atë person…
Eni Çobani: E përshëndesim zotërinë që ju sapo përmendët dhe ku, është efektiv i Policisë së Burgjeve?
Edmond: Burrelit.
Eni Çobani: Burrel.
Naile: Ai shoqëron të burgosurit, i shoqëron në gjyq, kur shkon nëpër gjyqet e Burrelit…
Edmond: Ku e di ti se ça shoqëron?
Naile: Aty e kam parë me ty, e kam parë kur isha në gjyq me ty!
Eni Çobani: Po tani juve ku e dini që ai i shoqëron se ju ditkeni edhe vendin e punës, më fal tani?
Naile: E di znj. Eni se bashkëjetuesi im ka rënë në burg për arsye dhune në familje se më akuzonte mua gjithmonë “djali s’është i imi”. Ai zotëria që është aty që më akuzon mua më ka rrahur dhe kam qenë shtatzënë me çunin, më ka shtrirë përtokë në korridor, e ka merituar burgun! Po e bëri prapë, në burg do ta çoj! Unë aty në shtëpi do t’i rri, derisa të vdes nuk i dal nga shtëpia!
Edmond: Ti më ke futur në burg…
Naile: Aty të rrish aty!
Edmond: Që të bredhësh me Arben Muratin ti? Je duke u tallur me mua?
Naile: Më gjej faktet, më gjej dëshmitarë! Nxirri, ma vërteto!
Edmond: Do t’i nxjerr që të gjitha!
Naile: Nxirri, kur të duash ti nxirri!
Edmond: Prandaj kemi ardhur këtu, t’i nxjerrim të gjitha!
Naile: Nxirri!
Eni Çobani: Aty ju keni letrat e burgut tuaj?
Edmond: Po, që kam mbaruar burgun. Një vit burg.
Naile: Me fakte, se për mua është turp!
Eni Çobani: Ti je futur në burg, kur?
Edmond: Unë jam futur në datën 27/07/2022. Kam dalë më datë 05/07/2023.
Eni Çobani: Pra një vit e ke bërë të plotë në burg?
Edmond: Një vit në burg.
Ardit Gjebrea: Ke ushtruar dhunë vërtet?
Edmond: Po.
Ardit Gjebrea: Ah, ke ushtruar dhunë…
Edmond: Kam ushtruar.
Naile: Kam ndenjur 9 ditë në gjendje kome prej të rrahurës tënde dhe më sjell këtu prapë! S’ke fytyrë! Aty do të të çoj prapë, veç vazhdo, prapë aty e ke vendin, aty!
Eni Çobani i thotë Nailes se kjo situatë s’ka kuptim kur ajo e sfidon Edmondin me burg nëse e dhunon sërish kur mundet që të ndahen. Nailja nuk e pranon ndarjen në mënyrë kategorike. Nga ana tjetër, Edmondi vijon me akuzat e tij për tradhtinë me efektivin e policisë dhe thotë se për këtë është njoftuar nga një koleg i këtij personi. Sipas Edmondit, një person i quajtur Afrim Beshku i ka thënë në mënyrë konfidenciale se mes Nailes dhe Arben Muratit ka një raport paralel.
“Tha ç’kemi dhe hapi derën e makinës”, Nailja rrëfen ngacmimin nga polici: Ka 4 vjet që më përndjek!
Nailja akuzohet nga bashkëjetuesi i saj i 9 viteve, Edmondi se e ka tradhtuar me një polic dhe djali 3-vjeçar nuk është i tiji. Edmondi zbuloi në “Shihemi në Gjyq” edhe emrin e policit që sipas tij quhet Arben Murati.
Nailja është kapur pas faktit se Edmondi e ka dhunuar dhe ai ka vuajtur dënimin me një vit burg, por ende nuk ka ndarë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pjesën tjetër të historisë. Me kërkesë të Eni Çobani, Nailja nis të rrëfejë dhe i jep ”pak të drejtë” Edmondit për dyshimet e tij sepse në të vërtetë, ka pasur ngacmime prej policit në fjalë.
Naile: Ai ka pak të drejtë se një ditë…
Eni Çobani: Ah, ka pak të drejtë, por ti e ke futur brenda edhe pse ka pak të drejtë, po!
Naile: Një ditë, më 19 shtator, më del Arben Murati në rrugë, në rrugë që është xhade, xhade kryesore që bën Burrel-Tiranë, më del në rrugë, më ndal.
Eni Çobani: Ah pra, është e vërtetë! Ky njeriu ekziston, nuk është njeri kështu…
Naile: Po, ekziston, më 19 shtator që lamë mbrapa…
Eni Çobani: Po, pse të doli përpara?
Naile: Nuk e di se çfarë kishte ai, unë isha thjesht… veç kur më thërret “hë moj zonjë, ç’kemi?” Unë fare kokën, drejt isha…
Edmond: Po të ka thënë “ç’kemi” se e njeh ti se nuk thotë kot çkemi!
Ardit Gjebrea: Po ja ta dëgjojmë, prit pak!
Edmond: Ku të njeh ai ty? Kush është ai?
Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem, ta dëgjojmë pak! Një sekondë!
Edmond: Ti të merrje policin, mos të më merrje mua!
Ardit Gjebrea: Një minutë pak! Të tha çkemi, po ti?
Naile: Unë i thashë m’u largo! “Jo moj”, tha, “se je shumë e mirë!” Kujt i thua ashtu ti i thashë?
Edmond: E shikon znj. Eni?
Ardit Gjebrea: Prit more, i ka thënë ik m’u zhduk, prit një moment!
Naile: Unë i thashë m’u zhduk, ai hapi makinën, kujtoi se do i futesha në makinë unë, unë po drejtohesha të shkoja te fëmija im se kishim mbledhje prindërish.
Nailja përfundon duke thënë se shkoi në mbledhjen e prindërve dhe “kishte emocione”. Këto emocione ajo i përshkroi si “më vinte zor, nuk jam ashtu, kam dy fëmijë”, ndërsa shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Arben Murati e ka ngacmuar.
Naile: Edhe një ditë, ishte në mars, ka qenë në burg ky, ishte një ditë, nuk e mbaj mend, ishte mars por si datë s’e mbaj mend. Unë po çoja fëmijën, e lashë te kopshti dhe çantën në dorë, po shkoja të paguaja dritat. Ai mua më shoqëronte trotuarit në qytetin e Burrelit, afër stadiumit, ai hapi prapë derën e makinës duke më shoqëruar dhe duke më thënë fjalë që s’ishin për të thënë! Unë ika, ishte ditë shiu, unë ika vrap, drodha rrugë se ai më shoqëroi derisa u futa.
Eni Çobani: Po si mund të të shoqërojë një burrë i huaj…
Naile: Nuk e di! Unë s’kam lidhje me të!
Ardit Gjebrea: Është i martuar ai?
Naile: Po, kështu më kanë thënë që është i martuar. Për kokë të dy fëmijëve unë s’kam asnjë lloj lidhjeje, asnjë lloj marrëdhënieje, asnjë lloj gjëje!
Duke iu përgjigjur vazhdimisht dyshimit të Edmondit për atësinë e fëmijës se mjafton të bëjë ADN-në, Nailja shton edhe një fakt tjetër. Përndjekja nga polici ka nisur 4 vite më parë, por ajo s’ia ka thënë asnjëherë bashkëjetuesit sepse trembej.
Naile: Ky person ka shumë që më ndjek, por më përpara nuk e kam njohur as si fytyrë, nuk e kam ditur se kush është, si fytyrë nuk e kam fiksuar se ku është…
Eni Çobani: Por të ndiqte, gjithmonë?
Naile: Po, më ndiqte gjithmonë…
Eni Çobani: Sa vite pra?
Naile: Mund të ketë… ka 4 vjet.
Eni Çobani: Po pra, djalin e ke 3 vjeç apo jo?
Naile: Po.
Eni Çobani: Tani ky zotëria i ka lindur një dyshim dhe thotë zonjë, meqenëse gruaja nuk ma ka thënë këtë fakt, ngeli shtatzënë, unë më pas mora vesh që ekziston edhe një burrë tjetër që e ndjek, atëherë unë dyshoj. Ka bërë një gabim fatal që ka vënë dorë mbi ty sepse në atë moment do të thoshte zonjë, linde këtë fëmijë, bëj analizën, në qoftë se është imi, rri, në qoftë se s’është imi, ik! Ky është burri!
Shenjë? “Kënga Magjike” hyn gabimisht në “Shihemi në Gjyq”, Çobani: Kam dashur gjithmonë…
Një ngatërresë e vogël në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan krijoi një situatë shumë gazmore. Ndërsa iu afrua tavolinës së Eni Çobanit për të njoftuar publicitetin, moderatori Ardit Gjebrea vuri re se në duar mbante skaletën e “Këngës Magjike”. Ai u shpreh i habitur, por ishte përgjigjja e ndërmjetëses ajo që na bëri të dyshojmë se mund të ketë një surprizë.
Ardit Gjebrea: Nuk e di, pse erdha me “Këngën Magjike tek ty?
Eni Çobani: Ah! Si duket…nuk dua ta them publikisht por…
Ardit Gjebrea: Shenjë kjo!
Eni Çobani: Kam dashur gjithmonë pak pjesë te “Kënga Magjike”!
Detaji i Edmondit i lë të gjithë pa fjalë: “Polici më tha fëmija do të vuajë nga kurrizi”, gruaja e pranon
Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, dyshimet e Edmondit për atësinë e fëmijës së tij dhe bashkëjetueses prej 9 vitesh, Nailes, nuk janë shuar. Gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan u tregua sesi Edmondi dyshon që Nailja e tradhton me policin Arben Murataj. Ajo vetë tregoi se polici e përndjek prej 4 vitesh.
Djali i Edmondit dhe Nailes është 3 vjeç. Kur ajo ishte shtatzënë me të, Edmondi e ka dhunuar e më pas vuajti dënimin në burg. Nailja ngulmon se djali është i tiji dhe kërkon të kryhet testi i ADN-së. Asgjë nuk e bind Edmondin i cili në përfundim të rubrikës, rrëfen edhe detajin e fundit që i lë të gjithë pa fjalë.
Edmond: Kam dhe diçka…
Eni Çobani: Të fundit?
Edmond: Të fundit, krejt.
Eni Çobani: Po!
Edmond: Përpara se të ndodhte, z. Arben Murati më takon atje, në një fshat. “Fëmija”, më ka thënë, “është i imi, do të vuajë nga shtylla kurrizore”, përpara sesa të ndodhte, në rregull? Pastaj kur hyj në burg unë, doli me shtyllë kurrizore, e ka çuar në Turqi. Nga i mori të dhënat ky?
Naile: Po, ka qenë djali, e pranoj! Ka qenë djali.
Edmond: Mua ma ka thënë më përpara sesa të ndodhë.
Eni Çobani: Ty ta ka thënë Arbeni? E ka ditur edhe sëmundjen?
Edmond: Më përpara, 6 muaj më përpara.
Eni Çobani: Do ta njoftojmë në seancat e ardhshme se i kujt është fëmija, është i Edmondit apo i Arbenit. E mbyllim këtu se jemi pa fjalë.
“Kënga Magjike”- Java 6
Me pjesëmarrjen e:
Kategoria Big:
Lorenc Hasrama
Alban Emiri
Fifi
Kategoria New Artist:
Xheisara
Vanesa Sono
Kristina Barzuka
Dea Pasha
Rina Januzi
Tadeni
#arditgjebrea #kengamagjike #kengamagjike2024 #music #festival #albanianmusic #muzikshqip #award #anxhelaperisteri #marselacibukaj #andivrapi #sardishehu #kleartduraj
/tvklan.al