#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Risitë e operacioneve të zemrës, Liv Hospital

Malli i pashuar i Alketit


“Elisia Demir”, Alketi zbulon kuptimin e veçantë pas emrit të së bijës

Alketi ka ndier gjithnjë mall për familjen e tij sepse prej moshës 12-vjeçare është larguar fillimisht në Greqi e më pas në Angli ku jeton prej 26 vjetësh. Ai u shpreh në “Ka Një Mesazh Për Ty” se s’ka qenë kurrë i ngopur me dashurinë e prindërve, me të afërmit dhe gjatë mungesës së tij, ka humbur shumë prej tyre.

Dëshira më e madhe e Alketit ka qenë që t’i ftonte të dy prindërit në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por fatkeqësisht, babai ka ndërruar jetë. Me lot në sy, ai tregon momentin e humbjes së tij dhe kujtimin e të atit që jeton ende përmes vajzës së tij 16-vjeçare.


Alket: Me babanë, siç thashë, unë jetoj në Angli dhe kur i ra infarkt, ka qenë në spital dhe direkt, tani e kemi shumë të lehtë dhe i hipim avionit brenda ditës, për 3 orë jemi në Shqipëri, nuk është më siç ka qenë më parë.

Ardit Gjebrea: E mbërrite babin?

Alket: E mbërrita, me gocën sidomos… me gocën time, goca është 16 vjeçe…

Ardit Gjebrea: Ke një vajzë 16 vjeçe?

Alket: Po. Ajo është shumë e lidhur me babanë tim, ka qenë e lidhur me babanë tim…

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin goca?

Alket: Elisia Demir Muskaj.

Ardit Gjebrea: Elisia?

Alket: Elisia Demir, është me dy emra, ka emrin e babait.

Ardit Gjebrea: Ah, i ke vënë emrin e babait!

Alket: Po, nusja kur ka lindur donte që t’ia vinte emrin Demira gocës. Nusja ime është angleze dhe donte t’ia vinte emrin gocës Demir dhe unë i kam thënë jo nuk ia vëmë dot Demir sepse ne nga anët tona nëse një njeri jeton, nuk ia vëmë dot emrin vajzës.

Ardit Gjebrea: Pra kur është gjallë dhe jeton, nuk ia vënë emrin. Vetëm në rast se humbet.

Alket: Po dhe i kemi vënë emrin e dytë. Në atë kohë që kam marrë vesh që babait tim i ka ndodhur kjo, direkt kam prerë biletën, kam shkuar në shtëpi duke qarë, goca ishte aty, më thotë “çfarë ka ndodhur?” S’doja t’ia tregoja, doja të vija vetë në Shqipëri, vetëm. Ajo e mori vesh, më tha “do më tregosh se s’bën”, ia tregova, më tha që “ti nuk do ikësh vetëm në Shqipëri, po s’erdha unë, as ti nuk do të ikësh”.

‘Uria’ për dashurinë e saj, takimi i përmallshëm mes nënë e bir

Pas humbjes së babait, dëshira më e madhe e Alketit ishte që të paktën të surprizonte nënën e tij, Bulen në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Siç rrëfeu gjatë rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai ka emigruar që në moshën 12-vjeçare pa mundur t’i shijojë prindërit. Si rrjedhojë, ka ndier gjithnjë mungesën e tyre dhe mall të vazhdueshëm, edhe pse ka ndërtuar jetën e tij në Angli.

Kur Bulja pas që pas ekranit ndodhej një prej 9 fëmijëve të saj e sidomos Alketi për të cilin ka dobësi, s’mundi të mos përlotej. Kjo ishte arsyeja që Alketi ‘theu’ rregullin e zakonshëm dhe shkoi ta përqafonte përpara se t’i jepte mesazhin e dashurisë.


“Gjithmonë, qëkur jam larguar, e di mosha ime, jam larguar që 12 vjeç dhe gjithmonë, asnjëherë nuk kam qenë i ngopur me dashurinë tënde, me përqafime, me çdo gjë. Ti je një nënë shumë e mrekullueshme. Ke rritur kaq fëmijë, asnjëherë nuk e ke ngritur zërin, 9 fëmijë. Gjithmonë ke qenë një nënë e mrekullueshme, asnjëherë nuk mund të lindë një nënë si je ti me neve, sidomos me mua. Gjithmonë kur vija më thoshin “mos hajde, pse vjen kot se sa do na futësh  mallin dhe do ikësh prapë” dhe nuk kam qenë asnjëherë i ngopur me dashurinë tënde. Sado që kam familjen time, gruan time, fëmijët e mi, gjithmonë dashuria e nënës është një dashuri tjetër”, përfundoi Alketi.

Amaneti që vuri në vend ushtari i UÇK-së


Predhat u binin mbi kokë, kujtimet e 13 korrikut të ish-ushtarit të UÇK-së: Shokut i kishte ikur shputa e këmbës

Një tjetër rrëfim nga lufta në Kosovë vjen këtë të diel në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Enveri ka ardhur në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan  për të çuar në vend një amanet. Ky amanet ka pas një histori të gjatë që nis në vitin 1998. Enveri ishte vetëm 23 vjeç kur u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mori armën në dorë për të mbrojtur atdheun, një ndjesi që e kujton fort mirë.


Enver: Neve na ka munguar shumë liria. Në momentin që mora armën në dorë, mua m’u duk që liria është shumë afër.

Ardit Gjebrea: Po pastaj?

Enver: Më 13 korrik përjetuam bombardimin e parë apo fillimin e një lufte të vërtetë në të cilën ne ishim të përgatitur për ato beteja.

Ardit Gjebrea: Por ndoshta jo deri në fund.

Enver: Jo deri në fund sepse ne luftën vetëm e kemi imagjinuar, por nuk e kemi përjetuar, ndërsa nga 13 korriku e kemi përjetuar.

Ardit Gjebrea: Çfaë ndodhi më 13 korrik?

Enver: Më 13 korrik, forcat serbe kanë vërejtur pozicionet tona. Ne ishim 73 vetë duke bërë ushtrimet si çdo mëngjes dhe forcat serbe gjatë vrojtimit sepse ata kishin teknologjinë e avancuar, eksperiencën e jashtëzakonshme dhe arritën që neve të na granatojnë me murtaja. Në momentin e parë na u duk se nga  koha është duke ardhur ndonjë vetëtimë, bubullimë dhe na u duk si diçka jo e zakontë por që vjen nga natyra. Në momentin që kishim këtë habi, filloi bombardimi dhe pas një periudhe që kemi kaluar, ka patur njerëzit që kanë numëruar që deri në 28 predha kanë rënë në të njëjtën kohë. Në atë moment humbën jetën 2 pjesëtarë të UÇK-së dhe 13 të tjerë u plagosën.

Atë moment Enveri ndieu se do të zhdukeshin e asgjësoheshin, e megjithatë ata ushtarë të rinj ia dolën të përballonin gjithçka mirë. Gjithsesi, nuk munguan humbjet e shokëve që kishte pranë.

Enver: Njëri nga ata e shihja, ishte nja 3 vjet më i ri se unë, e shihja duke bërtitur e duke kërkuar ndihmë.  E ka patur emrin Misin Sopa, bashkëvendas imi. E ka patur shputën e këmbës të hequr nga granatimet. Unë e kam marrë në shpinë dhe e kam dërguar në një vend ku e kemi  patur si spital ushtarak, me ato kushte të improvizuara.

Ardit Gjebrea: Ishte afër?

Enver: 3 kilometra.

Ardit Gjebrea: 3 kilometra e ke mbajtur në shpinë. Po pse thua “e ka patur”, nuk jeton më?

Enver: Jo, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vitin 2020.

Enveri shprehet se nga bombardimet pati 2 të vdekur dhe 13 të plagosur.

Familja u mirëprit në Librazhd, ushtari i UÇK-së kujton takimin me ta: Nuk e besonin që isha gjallë

Më 13 qershor, Ushtria Çlirimtare e Kosovës çliroi Suharekën. Mendimet e para të Enverit, ish-ushtarit që ndodhet në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte të gjente familjen. Ai dinte vetëm se familja  kishte mbërritur në Librazhd e asgjë më tepër.

Enveri tregon se mendonte që  familja gjendej në ndonjë kamp dhe në kushte të vështira. Në të vërtetë, familja e tij ishte mirëpritur e strehuar në një shtëpi në fshatin Dorëz.


Enver: Në Librazhd i kanë dërguar në një kamp. Vjen zoti Fatmir, ka dëgjuar që kanë ardhur në Librazhd dhe thotë unë kam mundësi të marr 3-4 anëtarë se edhe ata i kishin kushtet ekonomike të vështira.

Ardit Gjebrea: Normale, secili sipas mundësive.

Enver: Fatmirësisht për familjen time që ishin këta 5 anëtarë, i merr dhe i dërgon te familja atje. Aq shumë  ka folur babai për atë familje, jo vetëm për atë familje, por për atë lagje, për atë fshat saqë babai im ka qenë pothuajse si kryeplak i fshatit Dorëz. Çdo të mirë e çdo të keqe prej ditës që kanë shkuar deri në datën 16 qershor asnjëherë nuk ka ngrënë bukë vetëm, me familjen që ka qenë mysafir. Jo vetëm babai, por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë kaluar një kohë të jashtëzakonshme.

Kur mbërriti në Librazhd, Enveri mësoi se familja e tij njihej nga të gjithë dhe prej dy muajsh jetonte në shtëpinë e Jakupit ku ndodhi edhe takimi i shumëpritur.

Enver: Kur ngjitem përpjetë, kur shoh nënën, kunatën dhe motrën në oborr në një tavolinë duke ndenjur. Nuk ka shprehje që të mund të shpreh si e kam ndier veten. Çlirimi i vendit ishte diçka e jashtëzakonshme, por kur pashë familjen m’u duk diçka e paimagjinueshme.

Ardit Gjebrea: Po kur të panë ata ty?

Enver: As ata nuk besonin që jam gjallë.

Ardit Gjebrea: Nuk e besuan?

Enver: Nuk e besonin. Sado që më përqafonte nëna, më shihte se mos jam i dëmtuar ose i plagosur nga lufta. Babai im me gjithë vëllain e ndjerë ishin në Librazhd, kishin shkuar në qytet për të marrë diçka. Erdhën ata, u çmallëm shumë.

Enveri shton se u kthyen në Kosovë që atë ditë, me gjithë këmbënguljen e familjeve për të qëndruar. Arsyeja ishte ajo çfarë kishin lënë pas në Kosovë, një vend i shkatërruar që priste të rindërtohej e të lulëzonte sërish.

“Vëllain e të afërmit i vrau një minë, babai u sëmur me kancer”, tragjeditë që goditën familjen nga Kosova

Me përfundimin e luftës, familja e Enverit u kthye në Kosovë për të rindërtuar fshatin. Në Shqipëri kishin lënë një pjesë të zemrës te një familje në Librazhd që i mirëpriti e iu gjend pranë me gjithçka mundi.

Enveri, ushtari i UÇK-së që ka ardhur sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, thotë se nevoja më urgjente ishte të rindërtonin fshatin. Përgjatë këtyre viteve e deri më sot,  pavarësisht mirënjohjes së madhe për familjen Shkurti, nuk kanë mundur dot të takohen.


Enver: Më 21 tetor 1999 neve na ndodhi një tragjedi. Vëllai jonë i vogël që kishte qenë refugjat në familjen Shkurti, bie në mina së bashku me një kushëri tonin dhe një bashkëqytetar. Vëllai im ka qenë 14 vjeç, kushëriri ka qenë 12 vjeç ndërsa ai bashkëvendasi tjetër ka qenë 16. Duke luajtur, ajo ka shpërthyer. Nga ai moment, ndryshoi edhe jeta jonë sepse çdo ditë, qëkur jemi kthyer në shtëpi e deri më 21 tetor, babai im s’ka patur natë e mbrëmje që nuk ka bërë bisedë për familjen Shkurti.  Edhe kur bënte nëna e kunata darkën, thoshte këtë ushqim e kemi ngrënë në Librazhd, e lidhte gjithmonë sepse kishin kaluar jashtëzakonisht mirë. Nga ajo datë, ndryshoi rrjedha e historisë së familjes tonë sepse ne  menduam që më 13 qershor u çliruam dhe do të jetë gjithçka e bardhë.  Përkundrazi vazhduan shumë tragjedi. Pasi vdiq vëllai, babai diagnostikohet me sëmundjen e kancerit. Pas shumë trajtimeve, në 2005 edhe ai ndërroi jetë. dilte një pengesë që ne mos të arrijmë të shkojmë për vizitë, ta falenderojmë sepse kur kishim nevojë ne më së shumti, ata iu gjendën pranë.

Ardit Gjebrea: Më pas edhe vetë familjes Shkurti iu mësuat që kishte ndodhur një tragjedi.

Enver: Edhe familjes Shkurti u ndodhi një tragjedi në 2018. Djali i Jakup Shkurtit dhe nusja e tij ndodhi një aksident në Greqi dhe humbin jetën. Prapë, edhe në atë kohë, ne nuk mundëm të shkonim për ngushëllime, nëna jonë ishte me sëmundje nga zemra në spital.

Pas 25 vitesh, ushtari i UÇK-së vë në vend amanetin e babait

Kujtimet e luftës në Kosovë janë tepër të hidhura, por prej asaj periudhe shumë familje në vendin tonë kanë krijuar lidhje të forta edhe me shqiptarët që jetojnë atje. Enveri, i cili ka qenë ushtar i UÇK-së, tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesi familjes së tij iu gjend pranë familja Shkurti në Librazhd.  Ai ndodhej në luftë, por familjarët nuk kanë reshtur së treguari e shprehur mirënjohje për shtëpinë në Dorëz që u hapi dyert e zemrën.

Edhe pse miqësia është ruajtur, dy familjet s’kanë mundur të takohen prej vitesh prej rrethanave të ndryshme. Babai i ka lënë Enverit një amanet që ai ka ardhur ta vërë në vend në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ku ka ftuar Jakupin dhe Qemalin nga familja Shkurti.


Enver: Këta kanë të drejtë edhe mos të më njohin, por unë s’kam të drejtë mos t’i njoh këta. Daja Jakup dhe daja Qemal, ju falenderoj përzemërsisht që keni pranuar ftesën të vini në këtë emision. Ju jemi shumë mirënjohës dhe shumë borxhli për atë që keni bërë për familjen time në kohën më të vvështirë dhe më të nevojshme kur familja ime kishte nevojë.

Qemal: Asgjë s’kemi bërë, akoma më shumë duhet të kishim bërë.

Jakup:Detyrën si shqiptarë, si vëllezër.

Enver: E kam amanet nga babai dhe përmes kësaj dritareje ose këtij gjiganti mediatik që në mënyrë publike ta shohin të gjithë shqiptarët që amanetin e kam dërguar më  në fund. Familja juaj edhe pse kanë kaluar 25 vjet, të kalojnë edhe 200 vjet, ne nuk harrojmë.

Për ta përjetësuar mirënjohjen, Enveri i dorëzon familjes Shkurti edhe një dhuratë simbolike në kujtim të mirësisë së tyre ku shkruhet:

“Mirënjohje! Faleminderit nga zemra familja Shkurti për mirëpritjen tuaj të ngrohtë dhe bujare. E vlerësojmë shumë kohën dhe përpjekjen për të na bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë. Shumë faleminderit për gjithçka! Përzemërsisht, familja Fondaj, Kosovë”.

Vëllai motrës: Dil nga shtëpia ose paguaj


#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #edielashqiptare #arditgjebrea #program enicobani# ankand#fatura#demir#thelleza# shtepi#borxh#dem

“I dorëzova shtëpinë vëllait e më vodhi!”, ndihma kthehet në kërcënime: Do të dalësh me forcë!

Demiri ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” me motrën, Thëllënxën. Në fillim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai u shpreh se shpreson që situata të zgjidhet falë ndërmjetësimit. Fjalën nuk e merr ai i pari, por Thëllënxa që  thotë se i ka kërkuar para borxh vëllait për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2012, me vlerë 5 milionë lekë.

Nga kjo kredi që Thëllënxa e mori për vajzën e dhëndrin, u shlye gjysma. Dhëndri pësoi një aksident dhe Thëllënxës i sugjeruan që të merrte një kredi tjetër për ta shlyer. Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit dhe i mori 38 mijë euro, sipas dokumenteve. Ajo thotë se i ka paguar vëllait 25 milionë, por Demiri kundërshton dhe i nxjerr disa dokumente.


Thëllënxa: Këto janë mashtrimet e tua!

Demir: Thëllënxa Jaçe, kjo është e tët biri!

Thëllënxa: Një minutë, unë të kam marrë lekë borxh dhe deklaratat nuk i kemi lexuar dhe kemi vënë firmat!

Demir: Ti ke vënë firmat përpara noteres, unë e kam çdo gjë me notere këtu.

Thëllënxa: Ti gjithmonë vjen e kërcënon dhe shtëpinë nuk e merr dot ti!

Demir: Shtëpia është në emër të çupës, nuk ta marr unë, ty shtëpinë ta ka marrë shteti!

Thëllënxa: Ishte ndihma jote! Të kam dhënë 25 milionë!

Demir: Moj ti s’ke dhënë 25  milionë, kui ke lekët, ku i ke dokumentet?

Thëllënxa: Ja ku janë faturat aty!

Thëllënxa deklaron se do t’i paguajë vëllait para tepër për këtë hua. Ajo vazhdon të ngulmojë se ai do që ta nxjerrë nga shtëpia, gjë që e refuzon kategorikisht. Më pas, akuzon vëllain se i ka tradhtuar besimin duke e vjedhur.

Eni Çobani: I ke marrë vëllait 38 mijë euro apo jo?

Thëllënxa: 35!

Eni Çobani: Po 38 ke shkruar këtu!

Thëllënxa: Nuk e di si i ka shtuar ai!

Demir: Unë s’kam shkruar gjë, i ka shkruar zyra e përmbarimit!

Thëllënxa: Unë do t’i jap atij…

Demir: Bjeri pra çfarë pret?

Thëllënxa: 38 milionë, do t’i  jap edhe një 5 milionësh tepër. Ia kam dhënë aty unë 25 dhe kërkon  të më nxjerrë me forcë nga shtëpia!

Demir: Po do të dalësh me forcë nga shtëpia, ti do të dalësh se ajo shtëpi nuk është jotja më!

Thëllënxa: Shtëpia është imja dhe nuk e luan topi! Më ke vjedhur çelësat! Unë pata besimin më të madh te vëllai, i dorëzoj çelësat, i dorëzoj shtëpinë, më ke vjedhur! Më ke vjedhur dokumente e çelësa! Ja ku është!

Demir: Çfarë është ajo?

Thëllënxa: Ja ku e kam!

Demir: Çfarë është ajo letër bakalli?

Thëllënxa: Testamenti i shtëpisë!

“Të kërkova ndihmë e më ngule thikën pas shpine!”, motra shpërthen ndaj vëllait: Je mashtrues!

Demiri dhe Thëllënxa, motër e vëlla që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi. Gjithçka ka nisur me marrjen e një kredie nga ana e Thëllënxës që për t shlyer mori një tjetër kredi. Në pamundësi për ta paguar, vajza e saj kishte vendosur si kolateral shtëpinë.

Kur banka e nxori në ankand sepse kredia nuk ishte paguar, Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit që ta blinte ai shtëpinë. Kjo është arsyeja pse vëllai e ka sjellë Thëllënxën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Thëllënxa i ka kaluar përmes bankës një pjesë të shumës që pretendohet të jetë 25 milionë, ndërsa vlera e huasë është 38  mijë euro.

Demiri thotë se motra ka edhe pagesa shtesë pasi nuk ka paguar as faturat e ujit dhe ai ka ardhur nga Italia për t’i shlyer. Thëllënxa habitet dhe thotë se këto janë përpjekjet e vëllait për t’i marrë shtëpinë, madje deklaron se ai e ka goditur pas shpine.


Demir: Debitore karshi, sot e kësaj dite te UKT-ja, te uji. Të vij unë nga Itlia e të paguaj ujin tënd?

Thëllënxa: Ujin tim e kam paguar vetë unë ja ku i kam këtu.

Eni Çobani: 2 milionë e 700 mijë lekë.

Demir: Sot kam paguar 370 mijë! Kam bërë një akt marrëveshje unë atje!

Thëllënxa: Po akt marrëveshjen e kam bërë vetë unë!

Demir: Dakord, por çfarë ke paguar?

Thëllënxa: Ja ku janë faturat!

Demir: Çfarë ke paguar ti moj, çfarë ke paguar?

Thëllënxa: Ja librezat! Ti kërkon që edhe uji të kalojë sepse edhe faturën e dritave e hodhe në emrin e vajzës! Kontratën e ujit kërkon ta hedhësh në emrin e vajzës! Nuk e merr shtëpinë ti!

Demir: Shtëpia është e saja, nuk është jotja!

Thëllënxa: Ti nuk e merr shtëpinë të thashë!

Demir: E marrim!

Thëllënxa: O ti, o unë!

Demir: Ka mjete ligjore, ka mjete ndërmjetësimi!

Thëllënxa: O ti o unë, more vesh? Ti je një hajdut, një mashtrues! Unë kërkoj ndihmë nga vëllai! Vëllai mua ma ka futur thikën mbrapa shpine!

I dyfishon motrës borxhin e shtëpisë duke i kërkuar qira, Gjebrea s’duron: Po si e shtrydh kështu?

Demiri ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” me motrën e tij, Thëllënxën. Pretendimi i tij është se e ka ndihmuar motrën në një moment të vështirë për të shlyer një kredi duke i blerë shtëpinë që banka ka nxjerrë në ankand. Ai e bleu dhe e vendosi pronën në emrin e së bijës.

Sipas dokumenteve që u paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, vlera është 38 mijë euro. Thëllënxa  pretendon se ka paguar 25 milionë lekë. Një pjesë të parave (rreth 6 milionë), Demiri thotë se e ka marrë në bankë pasi janë transaksione të kryera nga nipi, djali  i Thëllënxës. Ai nuk i mohon këto para, por sipas tij nuk janë shlyerje e shumës, por qiraja që i ka kërkuar motrës për të banuar në shtëpinë në fjalë.


Ardit Gjebrea: Ti ke marrë lekë nga djali i Thëllënxës?

Demir: Kam marrë nga banka, nuk e mohoj këtë.

Ardit Gjebrea: Ah, i ke marrë nga banka!

Demir: Nga banka, madje unë…

Ardit Gjebrea: Sa para ke marrë nga banka?

Demir: Dje e kam nxjerrë një llogaritje, doli 6 mijë e ca kusur, nuk mund të them 7, por 6 mijë e 400.

Ardit Gjebrea: Mes parave që të ka dhënë djali dhe mes parave që të ka dhënë Thëllënxa…

Demir: Janë lekë qiraje që unë i kam caktuar. 150 mijë lekë qira. Është caktuar nga momenti që është caktuar shtëpia në emër të  gocës. Nga ky moment unë i thashë do paguani kaq qira.

Eni Çobani: Nga 2015.

Demir: Kishin 5 vjet që nuk paguanin.

Ardit Gjebrea: Pra ti e more këtë shtëpinë dhe e bleve. E vure në emër të gocës. E more për të ndihmuar motrën, por motrës i the që unë të ndihmoj, por ti do të më paguash qira mujore.

Demir: Po.

Thëllënxa: Jo!

Ardit Gjebrea: Si jo?

Thëllënxa: Avash-avash laj bankën.

Demir: Ka mundësi motra ime të ma likuidojë shtëpinë?

Ardit Gjebrea: Ato 150 mijë lekë do të ishin qira plus apo do të zbriteshin nga shuma?

Demir: Në qoftë se motra do më kthente lekët e shtëpisë, mund të ktheheshin.

Ardit Gjebrea: Por po të kthente lekët e shtëpisë, ajo do ta merrte në ankand shtëpinë.

Demir: Nuk mund ta merrte motra ime shtëpinë se po t’ia merrte Arditi shtëpinë motrës…

Ardit Gjebrea: Unë po ta ndihmoj motrën time, unë e blej shtëpinë dhe i them motrës, kur t’i kesh paratë më jep, ti jeto aty dhe hajde caktojmë një ditë por nuk do t’i thosha motrës që shiko, unë këtë shtëpinë e bleva 35 milionë lekë, ti tani do të më japësh mua 35 milionë lekët apo 70 milionë, ç’rëndësi ka sa bën shtëpia dhe çdo muaj do të më japësh edhe 150 mijë lekë se unë do të të caktoj ty qira meqenëse unë kam para dhe e blej këtë shtëpi, ti s’ke para por ti meqenëse s’ke para,  do të më japësh edhe 150 mijë lekë për qiranë. Pse qiranë?

Demir: Arsyeja është sepse këto…

Ardit Gjebrea: S’kishin mundësi të paguanin. Pra, ti kishe mundësi dhe i shtrydh akoma edhe më shumë dhe i kërkon edhe 150 mijë lekë.

Demir: Këto mos të kërkonin ndihmë te unë!

Ardit Gjebrea: Po të ka vëlla, si të mos kërkonin ndihmë?

Demir: Unë shikoja ekonominë e shtëpisë time, unë kam prishur familjen njëherë, unë jam ndarë një herë nga gruaja!

Ardit Gjebrea: Po mirë, mos t’i kishe ndihmuar fare! Po si mundet t’i thuash motrës më kthe edhe paratë, do të më japësh edhe 150 mijë lekë çdo muaj sepse është qiraja e shtëpisë?

“Qiranë e Italisë do e nxjerr prej saj!”, vëllai zhvat motrën/Alarmohet Çobani: Po kërkon të blesh dy shtëpi me një!

Thëllënxa ka një alternativë sesi mund t’ia shlyejë vëllait, Demirit, borxhin për të cilin ai e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”. Ajo thotë se shtëpinë e saj që banka kishte nxjerrë në ankand dhe i kërkoi ndihmë vëllait për ta blerë dhe ai e bleu rreth 30 mijë euro, mund ta shesë me 85 mijë.

Rezulton se Demiri ka kërkesa të tjera. Siç u shpjegua gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Thëllënxa ka 9 vite që vazhdon të jetojë në këtë shtëpi. Ajo tha se i ka kthyer 25 milionë lekë Demirit e madje paguan edhe një qira prej 150 mijë lekësh të vjetra. Këtë shumë ai është i gatshëm t’ia kthejë mbrapsht nëse ajo i shlyen të gjithë borxhin.

Por nga 85 mijë eurot, Demiri kërkon që të shlyhen fatura e shpenzime. Sipas tij,  nëse do i kishte paratë që ka shpenzuar, do të kishte blerë shtëpi në Itali ku edhe jeton e nuk do të paguante qira. Kjo kërkesë tingëllon absurde në studio.


Demir: Unë kërkoj lekët e mia që kam paguar…

Ardit Gjebrea: Sa janë ato?

Demir: Ato që  janë në dokumente, kërkoje dhe të gjitha shpenzimet që kam harxhuar sot qira shtëpie. Unë po të kisha ato lekë, unë do kisha blerë shtëpi në Itali.

Eni Çobani: Qiranë e Italisë tani?

Demir: Qiranë time të Italisë do ta nxjerr nga këto lekë!

Ardit Gjebrea: Jo, jo do qiranë e kësaj shtëpie.

Thëllënxa: Jo, jo!

Eni Çobani: Do qiranë që ka paguar në Itali!

Demir: Qiranë e Italisë unë kërkoj ta nxjerr nga këto lekë!

Eni Çobani: Çfarë flet mo?!

Sërish, Demiri thekson se mund t’i lërë motrës vetëm 5 mijë euro nga shitja. “Unë shumën nga Thëllënxa, edhe 80 mijë euro t’i marr, ia marr!”, thotë ai. Jo vetëm kaq, por sipas tij shtëpia nuk shitet për 85 mijë euro sepse sipas agjencive  ka pyetur, shkon në 63 mijë.

Arsyetimi dhe kërkesat e Demirit nuk mbështeten aspak nga Eni Çobani. Ajo i bën thirrje që të pranojë vetëm paratë e borxhit që i takojnë dhe pjesën shtesë që Thëllënxa i premtoi e mos të kërkojë asgjë më tepër sepse po pretendon të blejë dy apartamente me çmimin e njërit.

Eni Çobani: Tani unë po dal me atë mendimin që tha Thëllënxa, po pse e bleve këtë shtëpi ti o zotëri se ti paske dashur të blesh dy shtëpi me një shtëpi!

Demir: Unë nuk blej dy shtëpi me një shtëpi!

Eni Çobani: Po jo pra, pse e bleve këtë shtëpi? Tani, një vëlla i ndershëm kërkon 30 që e ka blerë, po ta jap edhe 10 nga shpirti që më ke lënë 9 vjet brenda dhe ikën me 40 milionë. Por në qoftë se ti vjen dhe më thua dua 90 milionë për 30 që ke dhënë, kjo është abuzim pastaj!

Demir: Po pse mi zonja Eni?

Eni Çobani: Po vëllai nuk kërkon që me një të marrë dy apartamente!

Demir: Unë nuk i marr dot dy apartamente. Unë kërkoj lekët e dëmit që më ka shkaktuar! Nuk m’i ka kthyer lekët!

Eni Çobani: Tani, të lutem! Demir të lutem se po i kthehemi historisë nga e para! Kur ke ardhur të blesh apartamentin nuk i ke thënë zonjës për sa vite i do lekët, çfarë hallesh dhe problemesh ke ti në Itali që po paguan qira në Itali. Kjo është një kontratë borxhi më pas që do të bëje me zonjën, të vetmen deklaratë që ke në 2018 e ke për 3800 euro. Më fal, edhe 9 milionë me nipin. Tani ku doli kjo 60 mijë euro dëm që të paska bërë?

Orinela Piroli

/tvklan.al