#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#arditgjebrea #e dielashqiptare #emiraselim#alfred #manastir#liber #miq #mision #mesuese #lexim #molos #dron

Hapi bibliotekën shqipe në Manastir, kush është “pasardhësja” 25-vjeçare e motrave Qiriazi?

Alfredi jeton prej 26 vitesh në Athinë ku me shumë mundim ka ndërtuar një jetë më të mirë. Që në fëmijëri, ai ka qenë i dashuruar pas librave dhe me përpjekje, ndërtoi bibliotekën e tij të vogël. Nga pamundësia, Alfredi nuk mundi të ndiqte universitetin, por kjo s’ia ka zbehur kurrë dëshirën për të lexuar.

Por një episod i rastësishëm ka ngjallur diçka të fortë tek ai. Alfredi tregon për “Ka Një Mesazh Për Ty”  nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për një vajzë që ia ka dalë të hapë një bibliotekë me libra shqip në Manastir.

Alfred: Rastësia e deshi që para një viti e gjysmë pashë në internet një vajzë nga Shkupi që po mblidhte libra.

Ardit Gjebrea: Çfarë librash?

Alfred: Mblidhte libra në të gjithë trojet shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe e përcillja  me  vëmendje. Në nëntor të vitit  të  kaluar, ajo e shpalli plotësisht qëllimin e këtyre librave që mblidhte vazhdimisht dhe hapi pikërisht në qytetin e shtrenjtë të Manastirit, hapi bibliotekën me libra shqip.

Mes tyre ka ndodhur edhe një takim nga i cili Alfredi ka shumë mbresa. Vajza quhet Emira Selimi, është  25 vjeçe dhe i është dedikuar plotësisht kësaj kauze. Alfredi e quan atë pasardhësen e dy figurave të rëndësishme të historisë, motrave Qiriazi.

Alfred: Sivjet, shkova dhe e takova në Shkup, u nisa nga Athina. Ndenjëm tri ditë bashkë atje. Ishte me të vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme. Ajo është një vajzë tepër kurajoze.

Ardit Gjebrea: Si quhet?

Alfred: Ajo vajzë quhet Emira Selimi.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është? 

Alfred: Është 25 vjeç. Për moshën që ka, ajo është një brilant sepse ka mbaruar shkëlqyeshëm universitetin dhe në vend që t’i kushtohet karrierës në çdo lloj pune që mund t’i ofrohej me rezultatet që kishte, ajo iu përkushtua librit të gjuhës shqipe.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që ajo e bën?

Alfred: Është thjesht atdhedashuria dhe dashuria që ka për librin në gjuhën shqipe. Mund të them është një pasardhëse e motrave Qiriazi. Ajo i ka idhull këto dy motra dhe mendoj se është motra Qiriazi e ditëve të sotme.

Dron në “Ka Një Mesazh Për Ty?” E fejuara e Molos Parthinit s’e fsheh habinë: Ah, ç’më bën!

Emira Selimi është vetëm 25 vjeçe, por ka një dashuri të madhe për atdheun dhe dashurinë. Edhe pse me rezultate të shkëlqyera, ajo ia ka dedikuar veten plotësisht hapjes së bibliotekës shqipe në Manastir duke u mësuar dashurinë për librin fëmijëve të vegjël. Të gjitha këto na i rrëfeu në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan miku i saj, Alfredi që e ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Sigurisht që Emira nuk është aspak në dijeni dhe deri më tani ka pasur disa hamendësime, por pa mundur ta zbulojë. Ajo tregon se ka pyetur edhe të fejuarin, i cili s’është emër i panjohur për publikun. Molos Parthini është mik i Ballist Morinës dhe personi tjetër që ngriti dronin me flamurin me simbolet kombëtare në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd. Emira thotë se e ka pyetur nëse qëndron ai pas surprizës, por e ka mohuar.

Ardit Gjebrea: I fejuari s’të ndihmoi fare të të tregojë se kush të ka ftuar?

Emira: Ah Molos, ç’më bën! Unë thoja mos vallë do të më bësh ndonjë surprizë në publik, para  Arditit, po tha “s’kam lidhje me të”.

Ardit Gjebrea: Çfarë natyre është ai?

Emira: Molosi? Edhe pse është personazh publik, pasi historinë e Molosit besoj e dini të gjithë, ai ka ngritur dronin në Beograd bashkë me Ballistin, por nuk e preferon shumë publikun prandaj nuk më ka shkuar mendja.

Ardit Gjebrea: Mos na ka sjellë ndonjë flamur këtu, nga muri? Hë mo Molos?

Emira: Ai punon me dronë dhe ndoshta e ka sjellë.

Ardit Gjebrea: Ndonjë dron këtu?

Emira: Ndoshta.

Ardit Gjebrea: E do shumë Molosin?

Emira: Shumë e dua. Ka qenë bashkëpunëtori im më i afërt dhe ka rrezikuar shumë për mua, në atë qytet të shkronjave ku ka qenë shumë e rrezikshme situata derisa u hap biblioteka që edhe tani ne rreziqet i shohim çdo ditë në atë qytet, por ka qenë gjithmonë afër meje. E dua shumë.

/tvklan.al