#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #esmeralda #manushaqe #lule #humbje #dhimbje #dashuri #ngrohtesi #mirenjohje #vjeherr #nuse #kujdes #gezim

Klientja që ‘i bleu’ zemrën,  miqësia e rastësishme bashkon vjehrrën e nusen: Më e shtrenjta për mua!

“Në çdo përvjetor martese, i zbukuron dhomën me petale, për çdo ditëlindje i bën dhurata dhe surpriza.  Mund të themi që nuk jeton dot pa të”, e nisi prezantimin e protagonistes së radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” drejtuesi i së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea. Në studio hyri Esmeralda e cila tregon se personi që ia bën të gjitha këto surpriza nuk është bashkëshorti.

Rrëfimi i saj është plot emocione dhe gjithçka fillon në dyqanin e luleve ku ajo punonte me një kliente që u kthye në mikeshë, i hapën zemrën njëra-tjetrës dhe sot janë nuse e vjehrrë.

Esmeralda: Për mua është personi më i shtrenjtë.

Ardit Gjebrea: Që të bën gjithë këto gjëra!

Esmeralda: Ka bërë gjithçka për mua, atë e kam njohur para bashkëshortit tim. Unë punoja në një dyqan lulesh dhe vinte e blinte gjithnjë lule sepse shkonte në varreza. Ka humbur djalin e saj dhe ne u bëmë mikesha shumë të mira.

Ardit Gjebrea: Kishte humbur djalin e saj, në çfarë moshe?

Esmeralda: 19-20 vjeç. Bashkë ne u bëmë mikesha shumë të mira sepse ndërkohë që vinte blinte lule, ne  komunikonim bashkë, bënim biseda të gjata por ajo ka një mirësi që shumë rrallë njerëz e kanë. Edhe pse me gjithë këto dhimbje të forta që ajo ka kaluar në jetë, ajo dhimbjen e vet e ka kthyer në forcë. Në fillim unë nuk e pyesja shumë sepse nuk doja ta trishtoja, nuk doja ta prekja aty ku asaj i dhembte se normalisht dihet, kur tjetri ka dhimbje kuptohet derisa arriti një moment që  ajo vetë më ka treguar historinë e kësaj humbjeje. Përveç kësaj humbjeje, përpara kësaj ka humbur edhe një vëlla në moshë shumë të re. Ka shumë pengje në jetë, shumë vuajtje. Ne u bëmë shumë të afërta bashkë pa e ditur që ajo vinte vazhdimisht dhe kishte diçka në mendjen e saj. Ajo vinte vazhdimisht dhe më sugjeroi që të njihesha me çunin e vet të vetëm, bashkëshorti im aktual.

Ardit Gjebrea: Pra po flet për vjehrrën tënde.

Esmeralda: Po.

Ardit Gjebrea: Që quhet?

Esmeralda: Manushaqe.

Në këtë atmosferë të bukur familjare, ndodh edhe një humbje tjetër sepse vjehrri i Esmeraldës ndërron jetë. Prej tij, ajo ruan në mendje fjalët e përzemërta që i thoshte.

Esmeralda: Dy vite pas martesës sonë, ndërroi jetë edhe babi.

Ardit Gjebrea: Ti u thërret babi dhe mami?

Esmeralda: Po u thërras sepse e kam gjetur atë dashuri tek ata. Vjehrri im më thoshte “të dua si vajzë dhe të respektoj si nuse”.

Në vitin e parë të martesës çifti u gëzua me një vajzë që mori emrin e xhaxhait të saj të ndjerë e më pas me një djalë. Ky është gëzimi i Esmeraldës që vjehrri i saj mundi t’i njihte nipin e mbesën. Lidhur me  vjehrrën, ajo ndihet shumë e lumtur nga ndjesitë që i fal, por dëshiron që edhe Manushaqja të përjetojë  gëzimet e tyre.

Esmeralda: Nuk e them se dua të mburrem, por mua ajo më ka bërë të lumtur në çdo moment.

Ardit Gjebrea: Për sa kohë që vazhdon të ta mbushë dhomën me petale kur ke përvjetorin e martesës…

Esmeralda: Çdo vit nuk mungon asnjë ditë dhe jo vetëm për përvjetore, edhe për ditëlindje. Vetëm se unë dua që ajo të jetë më e përfshirë në gëzimet tona.

Ardit Gjebrea: Pse?

Esmeralda: Sepse ajo vërtet më bën mua të lumtur, por thellë-thellë ajo vetë nuk është prezente në gëzimet e familjes.

Ardit Gjebrea: A jetoni bashkë?

Esmeralda: Po ne jetojmë, por ne kur dalim, udhëtojmë, ajo nuk vjen me ne. I duket sikur po të gëzojë më shumë se ç’duhet, sikur po bën ndonjë gabim nuk është e plotësuar, ajo jeton vetëm për të na bërë ne të lumtur.

Ardit Gjebrea: Çështje mentaliteti apo ndjesie?

Esmeralda: Unë mendoj ndjesi se s’ka lidhje mentaliteti, një grua që bën këto gjëra s’ka një mentalitet të ngushtë. Ka mungesa, nuk e ka të gjithë shpirtin plot.

Njohu vjehrrën përpara bashkëshortit: Një ditë më kërkoi të takoja djalin e saj të vetëm

Zakonisht, historia klasike e një njohjeje rrjedh fillimisht mes çiftit e më pas me prindërit respektivë. Në rastin e Esmeraldës nuk ka ndodhur kështu. Ajo tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan se së pari është njohur me vjehrrën, Manushaqen e cila ishte kliente në dyqanin e luleve ku ajo punonte.

Esmeralda dhe Manushaqja u bënë mikesha shumë të mira e kjo e fundit i tregoi gjithë pengjet e humbjet e vështira të jetës. Një ditë, Manushaqja i kërkoi që të njihte djalin e saj të vetëm që sot është bashkëshorti i Esmeraldës.

Me humor, ajo thotë se e kishte përfytyruar njësoj si vjehrrën, por është kjo e fundit që e surprizon çdo përvjetor martese duke i zbukuruar dhomën me petale, i bën dhurata e surpriza. Megjithatë, te bashkëshorti ka gjetur gjëra edhe më të vlefshme se surprizat.

Esmeralda: Për mua është personi më i shtrenjtë.

Ardit Gjebrea: Që të bën gjithë këto gjëra!

Esmeralda: Ka bërë gjithçka për mua, atë e kam njohur para bashkëshortit tim. Unë punoja në një dyqan lulesh dhe vinte e blinte gjithnjë lule sepse shkonte në varreza. Ka humbur djalin e saj dhe ne u bëmë mikesha shumë të mira.

Ardit Gjebrea: Kishte humbur djalin e saj, në çfarë moshe?

Esmeralda: 19-20 vjeç. Bashkë ne u bëmë mikesha shumë të mira sepse ndërkohë që vinte blinte lule, ne  komunikonim bashkë, bënim biseda të gjata por ajo ka një mirësi që shumë rrallë njerëz e kanë. Edhe pse me gjithë këto dhimbje të forta që ajo ka kaluar në jetë, ajo dhimbjen e vet e ka kthyer në forcë. Në fillim unë nuk e pyesja shumë sepse nuk doja ta trishtoja, nuk doja ta prekja aty ku asaj i dhembte se normalisht dihet, kur tjetri ka dhimbje kuptohet derisa arriti një moment që  ajo vetë më ka treguar historinë e kësaj humbjeje. Përveç kësaj humbjeje, përpara kësaj ka humbur edhe një vëlla në moshë shumë të re. Ka shumë pengje në jetë, shumë vuajtje. Ne u bëmë shumë të afërta bashkë pa e ditur që ajo vinte vazhdimisht dhe kishte diçka në mendjen e saj. Ajo vinte vazhdimisht dhe më sugjeroi që të njihesha me çunin e vet të vetëm, bashkëshorti im aktual.

Ardit Gjebrea: Pra po flet për vjehrrën tënde.

Esmeralda: Po.

Ardit Gjebrea: Që quhet?

Esmeralda: Manushaqe.

Ardit Gjebrea: Po kur të tha që njihu me djalin tim, çfarë mendove?

Esmeralda: Unë mendova se djali i vet do t’i ngjante shumë nënës së vet.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Esmeralda: Në shumë kuptime. Ajo  është shumë e dashur, është shumë bukuroshe, është shumë e mirë. Burri im është e kundërta e saj.

Ardit Gjebrea: Po të paktën i shëmtuar nuk është?

Esmeralda: Jo, por edhe Manushaqes nuk i ngjan.

Ardit Gjebrea: Se kur thua e kundërta, atëherë të të pyes, nuk është i mirë?

Esmeralda: Unë e doja bashkëshortin tim të ishte i dashur, romantik, të bënte surpriza, por këto surpriza…

Ardit Gjebrea: I dashur është, mund të mos jetë romantik por i dashur është.

Esmeralda: Mirë, përtej kësaj ai të gjitha surprizat, ti e përmende vetë, mua m’i bën Manushaqja në emër të tij. Unë tek Elisi kam gjetur qetësinë shpirtërore, atë lirinë që çdo femër do të donte ta kishte në krah, një bashkëshort që të jep liri të bësh çfarë të duash.

Parandjenja e pagabueshme, vjehrra s’kursen lëvdatat për nusen: Është goca e adoptuar!

Ndjesitë e zemrës rrallë gabojnë. Manushaqja e provoi këtë që nga momenti kur njohu Esmeraldën dhe i kërkoi që të takonte djalin e saj të vetëm dhe më pas u bë nusja e shtëpisë. Parandjenja e saj  nuk gaboi as sot në “Ka Një  Mesazh Për Ty” ku ishte e bindur se e vetmja që mund ta kishte ftuar ishte sërish Esmeralda.

Me hapjen e ekranit përpara saj në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ku sërish provoi se kishte të drejtën, Manushaqja bëri një deklaratë për nusen e saj:

Manushaqja: Nuk gaboj asnjëherë për këtë! Është goca e adoptuar! E kam gocë, e kam shpirt, por ma ka çuni shoqen e jetës!

Esmeralda: Mami!

Manushaqja: Hë shpirt!

Esmeralda: Ti e di që unë të kam shumë përzemër!

Manushaqja: Shumë faleminderit, reciproke!

Esmeralda: Ti e di që unë mirënjohjen time ta them çdo ditë, por kur mirënjohja merr përmasa të tilla, bëhet më e fortë, ka më vlerë dhe një grua si ti me vlera të rralla, e meriton këtë.

Manushaqja: Shumë faleminderit, edhe ti ashtu je gjithashtu!

Esmeralda: Ti je nëna që do të donte çdo fëmijë të kishte. Ti je motra që do të donte çdo motër, çdo vëlla të kishte. Shoqe, mikeshë. Nuk di, për ty duhet një gjuhë e posaçme, nuk gjej fjalët e duhura.

Manushaqja: Dhe vjehrra që vetëm Esmeralda meriton!

Esmeralda: Unë të thashë që s’është vjehrrë…

Ardit Gjebrea: Do, s’do është! Është nëna, është shoqja, është motra, është edhe vjehrrë.

Esmeralda: Ajo është gjithçka për mua dhe familjen time. Me ne përditshmëria e jetës është shumë e qetë me atë prezente.

Kërkesa e nuses ngre në këmbë vjehrrën: Prindërit e tu më kanë dhuruar një gocë të mrekullueshme!

Lidhja mes Esmeraldës dhe vjehrrës së saj, Manushaqes është një miqësi e vërtetë. Ato e kanë njohur njëra-tjetrën në këtë formë e më pas janë bërë nuse e vjehrrë. Esmeralda tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesa shumë ‘e llaston’ vjehrra e saj, e surprizon, i zbukuron dhomën me petale në përvjetor edhe pse vetë ka marrë goditje të forta në jetë.

Ndihma e saj e pakursyer dhe fjalët e ëmbla s’i mungojnë kurrë Esmeraldës, por ajo ka një dëshirë për Manushaqen të cilën ia shpreh në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Vjehrra i mirëpret fjalët e saj, por bën veprimin e papritur duke u  ngritur në këmbë për të respektuar prindërit e nuses.

Esmeralda: Unë e di që ti kur ka festa je e trishtuar. Unë e di që përpara dhimbjes tënde, ne jemi shumë të vegjël. Këtë s’ta kisha thënë asnjëherë. Unë dua që të jesh më prezente në gëzimet tona, ti e di jeta është shumë e shkurtër. Ashtu si bën për ne çdo ditë që na përkushtohesh në shtëpi, në punë, te fëmijët ,  me gatimet, në të gjitha, unë dua të na përkushtohesh edhe në festa. Dua të të shoh më të qeshur, nuk dua të të shoh të trishtuar.

Manushaqe: Sipas asaj që kam shpirtin, jam shumë e qeshur, vetëm për hir tuajin, t’ju shoh shumë të lumtur. T’ju shoh, nuk di, nuk kam fjalë ta shpreh atë lumturi që dua të shoh unë te sytë tuaj. Për mua,  jam shumë mirë edhe kaq, pavarësisht atyre që kam kaluar.

Esmeralda: Dua të të gëzojmë më shumë.

Manushaqe: Dua të them edhe unë diçka. Fjalët që i dalin nga zemra kësaj goce, nuk është asnjë false. I  ka me shpirt dhe e falenderoj shumë. Ua uroj zonjave, kush është bërë vjehrrë ta kenë këtë fat. Dua të falenderoj në shenjë respekti (ngrihet në këmbë), prindërit që e kanë rritur, që e kanë edukuar, i falenderoj shumë! Faleminderit atyre për mbështetjen që na kanë dhënë për rritjen e fëmijëve,  pavarësisht se unë kam sakrifikuar, por jemi shumë të angazhuara të dyja dhe bashkë me ata… e para është që më kanë dhuruar një gocë të mrekullueshme! Edhe çunit, edhe mua! Edhe për çunin, rruga e gjatë është ai me këtë se më thotë ndonjëherë që aman mi mami, edhe ti je nënë, jo, rrugën e gjatë e ka me çunin, dua t’i shoh të lumtur e të gëzuar,pavarësisht se unë… diçka më janë prerë në mes të jetës,  por dua t’ua kompensoj juve atë që kam lënë unë mangët.

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje të mrekullueshme mes tyre. Surpriza e Esmeraldës u prit me një mesazh falenderimi nga vjehrra për prindërit e nuses së saj.

Në këtë atmosferë dashurie e mirënjohjeje, moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea pati një falenderim për prindërit e bashkëshortes së tij. Anila Gjebrea feston ditëlindjen  dhe për moderatorin, kjo simbolizon një dhuratë të bekuar.

Ardit Gjebrea: Sot ka ditëlindjen edhe nusja ime!

Manushaqe: Oh, edhe 100! Ajo fatkeqësisht nuk e ka vjehrrën dhe e di që ke pasur një nënë të  mrekullueshme!

Ardit Gjebrea: Por për fat të mirë e kam unë vjehrrën! Ashtu siç ti falenderove prindërit e Aldës që i kanë dhënë këtë edukatë, që është një fat etj, ashtu edhe unë falenderoj prindërit e nuses sime që më kanë bërë këtë dhuratë në jetë se e quaj një dhuratë të bekuar!

/tvklan.al