Spektakli gjigant i TV Klan “E diela Shqiptare” ka mbyllur siparin e sezonit të parë dhe të suksesshëm të transmetimeve. Showmeni Ardit Gjebrea dhe kolosi i ekranit italian Pippo Baudo, kanë ndarë së bashku magjinë e këtij momenti.
Baudo ka shpalosur për publikun shqiptar, figurën e tij kaq të suksesshme dhe kënaqësinë e tij për këtë vizitë të dytë në Shqipëri.
Baudo ka rrëfyer se sa i prekur dhe i mallëngjyer u ndje nga pritja e publikut shqiptar. Në një përshkrim të zgjeruar të karrierës, së tij, Baudo ka ndarë me publikun shumë histori personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës së tij, Baudo komentoi edhe vizitën e tij në Shqipëri, për pritjen që iu bë nga Ardit Gjebrea, takimin me presidentin Bamir Topi dhe me kryetaren e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli,
Më gjerësisht ai u ndal në përshtypjet e tij për Televizionin Kombëtar Klan të cilën e përshkroi si një televizion gjigand.
Pippo Baudo: “Dua t’ju them që në një televizion të madh, unë pashë studiot dhe pastaj pashë edhe një studio të re që jeni duke bërë jashtë, që po ngrini jashtë mjaft e madhe. Rrallë kam parë ndonjë televizion kaq të pajisur dhe kaq mikpritës me dhoma shumë të bukura. Pra Klani është një televizion i madh, sepse bëni programe që janë të bukura, pashë studiot, studio shumë të bukura. Pra të ndriçuara dhe mjaft të pajisura mirë, kështu që është një televizion i kompletuar.”
Gjebrea pasi i ka treguar se si Baudo ka frymëzuar njerëzit gjatë diktaturës komuniste, kur shumë të rijnë hasnin vështirësi të mëdha për të ndjekur të vetmen dritare perëndimore, i ka dhuruar Baudos një simbol të asaj kohe.
Por Baudo ka vërejtur edhe një tjetër bukuri të vendit, vajzat shqiptare duke bërë shaka bashkë me Arditin dhe këngëtaren e njohur Bleona Qereti.
Pippo Baudo: “Arditi shumë të dashur bravisiomo, je shumë i zoti. Bleonës sei propo buona.”
Kështu mbylli siparin “E diela Shqiptare” projekti me ambicioz televiziv në të gjithë historinë e televizionit shqiptar. Një sfidë e re, një realizim i ri, një bashkëpunim i shkëlqyer, vetëm në Klan./tvklan.al