Të ftuar:

Ariola Cara – stomatologe

Ferdiola Gjonaj  – kirurge plastike

Gazetare: Agida Koçi,  Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Supë me pulë, thjerrëza dhe perime

400 gr kofsha pule (2-3 copë)

1 qepë

1 karrotë

1 spec

1 domate

1 lgj salcë

250 gr patate (2-3 copë)

150 gr thjerrëza të kuqe

1 gjethe dafine

Kripë dhe piper i zi

2 lgj majdanoz të grirë

Vaj

1,5 l ujë

1 ose 2 kuba Maggi

Në një tenxhere me 1,5 litër ujë vendosim 2 kofsha pule të mëdha, gjysmë luge çaji kripë dhe i lëmë të ziejnë për 30 minuta. Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën të grirë në kubikë të vegjël dhe karrotën të grirë në rende. I kaurdisim ato për 3 minuta e më pas shtojmë 1 spec të kuq të prerë në kubikë sa më të vegjël dhe 1 domate të prerë në kubikë të vegjël së bashku me 1 lugë gjelle salcë e piper të zi.

Ndërkohë mishin e zier e largojmë nga tenxherja dhe pasi e pastrojmë nga kocka dhe lëkura, e presim në copëza të vogla. Shtojmë në lëngun ku ziemë mishin, patatet e prera në kubikë të vegjël dhe thjerrëzat të shpëlara mirë. Vendosim kapakun dhe i lëmë ato të ziejnë. Pasi patatja të jetë zier mesatarisht shtojmë të gjithë përbërësit që kaurdisëm në tigan dhe mishin e copëtuar bashkë me 1 gjethe dafine( mund të shtojmë edhe 1 ose 2 kuba Maggi pule për t’i dhënë një shije akoma më të fortë). I lëmë përbërësit të marrin edhe një valë 5-10 minuta. Në fund shtojmë 3 thelpinj hudhra të shtypura dhe 2 lugë gjelle majdanoz të freskët. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe gjithçka gati për t’u shërbyer.

Tortë me krem djathi me vetëm 3 përbërës

4 kokrra vezë

250 gr krem djathi

250 gr qumësht të kondensuar

Fillimisht ndajmë vezët veç të bardhat dhe veç të verdhat. Rrahim të bardhat e vezëve deri sa të bëjmë një marengë të qëndrueshme. Në tasin tjetër bashkojmë të verdhat e vezëve me kremin e djathit dhe me qumështin e kondensuar. I përziejmë mirë me rrahësen e vezëve e më pas në këtë tas shtojmë pak nga pak marengën e bardhë duke e përzier me spatul deri sa të bëhet një masë homogjene.

Një tavë keku e mbulojmë me letër pjekje, shtojmë kremin e përgatitur dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë të parangrohur më parë. E lëmë të piqet për 30 minuta deri sa të marrë ngjyrën e karamelit.

Punimet estetike tek dhëmbët, çfarë duhet të dimë për fasetat?

Rëndësia e dhëmbëve dhe buzëve në bukurinë e fytyrës