Një 3 vjeçar në Durrës rezulton i humbur prej 4 ditësh. Sipas gazetares së Klan News Enkeleda Arapi, denoncimin e ka bërë në Polici e ëma e të miturit, e cila hedh dyshimet te gjyshërit e tij.
Edhe pse blutë po punojnë për gjetjen e tij, ende nuk ka asnjë informacion. Ndërkohë e ëma e 3 vjeçarit ka deklaruar se gjyshërit Rexhep Gjuni nga Kukësi e gruaja e tij e kanë marrë si çdo javë nipin për ta mbajtur disa orë, por këtë herë nuk e kthyen më.
Mësohet se babai i 3 vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik dhe prej atëherë i mituri jetonte me të ëmën.
Blutë kanë lokalizuar 58 vjeçarin, por jo fëmijën dhe gjyshen./tvklan.al