Një ëndërr mund të ndikojë shumë! Këtë e vërtetoi me rastin që rrëfeu telefonuesja në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, e cila tregoi ëndrrën që e shënjoi për një periudhë të gjatë kohë.
Ajo tregon se pa në ëndërr vdekjen e të atit, gjë që ndodhi pas një viti e gjysmë. Telefonuesja tregon se vdekja në realitet ishte identike me atë që ajo kishte parë në ëndërr.
“Para 8 vjetësh më ka vdekur im atë. Një vit e gjysmë para se të vdiste pashë një ëndërr sikur fluturova lart në dhomë dhe pashë arkivolin e tim ati në mes të shtëpisë dhe të gjithë njerëzit, mamin që qante dhe gjithçka. Kur u zgjova nga ëndrra e përjetova shumë dhe nuk ia tregova asnjë njeriu. Por për një vit e gjysmë ishte fiks, madje edhe rrobat që kishte veshur ishin fiks të njëjtat siç i pashë në ëndërr. Për mua ka qenë shumë dramatike. Madje tre muaj pasi ndërroi jetë im atë më ka ardhur një flutur shumë e madhe, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Tani emocionohem. Më ka ndenjur për 3 ditë të tëra tek dritarja e jashtme e shtëpisë. Nuk kam parë asnjëherë flutur aq të madhe. Tentova që ta kapja me dorë, por kthetrat e saj ishin aq të fuqishme tek dritarja saqë nuk e hiqja dot. Ajo qëndroi tre ditë, unë e shikoja nga brenda dritares dhe iku pas 3 ditësh vetë. Gjithashtu në të njëjtën periudhë që më vdiq ima atë, në të 40-at e tija qaja në errësirë, e fikja dritën dhe qaja me dënesë për tim atë dhe drita e abazhurit në atë moment mu ndez vetë. U fiksova, u ngrita hapa dritën dhe ndjeja praninë e dikujt në dhomë. Ndjeja dikë në prani aty afër, e ndjeja shpirtërisht”, tregoi telefonuesja./tvklan.al