Duke u ndarë në 3D dhe 4D, ëndrrat në pjesën më të madhe të rasteve pasqyrojnë ndodhi nga jeta e përditshme. Por secili prej nesh të paktën një herë ka parë në ëndërr një person që është larguar nga jeta, ose një ëndërr që nuk lidhet me realitetin, por me një “botë tjetër”. Sipas studiuesve të shkencave okulte mendohet të ketë një lidhje me gjendjes materiale dhe asaj shpirtërore.
Pikërisht rreth intuitës, ëndrrave dhe parandjenjës foli paneli i të ftuarve në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Gjatë transmetimit, një telefonuese tregoi një rast që i kishte ndodhur shpesh. Ajo tha se sa herë sheh në ëndërr sikur i bie një dhëmb, i ndodh një fatkeqësi në rrethin e saj të afërt.
Katerina Trungu: Besoni tek parandjenja, tek intuita?
Telefonuesja: Po besoj dhe në fakt unë dua të theksoj pjesën e parashikimit nëpërmjet ëndrrave, sepse më ka ndodhur mua personalisht disa herë në fakt. Shikoj ëndrra sikur më ka rënë dhëmbi, gjithmonë unë parashikoj që ndodh një fatkeqësi, të paktën në rrethin tim familjar, ndoshta dhe miqësor, por më shumë në familje.
Katerina Trungu: Pra sa herë keni parë një ëndërr të tillë ka ndodhur një vdekje?
Telefonuesja: Patjetër! Realisht më ka ndodhur 6-7 herë dhe jam shumë kurioze.
Për rastin në fjalë, duke iu bazuar shkencës okulte, Pranvera Xhafa tha se të tilla ëndrra pavarësisht se ngjallin një lloj frike, janë të lidhura me trupin tonë.
Pranvera Xhafa: Ato paraqiten në formë frike, por janë gjëra që janë të lidhur me trupin tonë. Dhëmbët në vetvete, në planin material përfaqësojnë paraardhësit tanë dhe ata vijnë në një formë materiale që shkëputet prej teje. Dhëmbi po ta shohim është gjëja e parë, nga vitet e para të jetës që del i pari dhe vihet re. Është si formë materiale paralajmërimi, por ndërkohë është frikë që truri e proceson në një mënyrë diçka që shkëputet prej teje. Diçka që ka të bëjë me shpirtin dhe nëse është në gjakun apo në rrethin tënd familjar do të paralajmërojë në këtë formë./tvklan.al