Mbi 300 trena metroje në Londër, kanë kaluar mbi trupin e një burri, pasi një punonjës e ngatërroi atë me trupin e një dhelpre të ngordhur.
Mendohet se trupi i tij mbeti nën shina në një tunel në linjën Picadilly për rreth 14 orë para se të identifikohej si njeri.
Burri mendohet të ketë qenë 47 veç nga Maidstone.
Sipas The Sun, një anëtar i stafit besonte se kishte parë një dhelpër të ngordhur në shinat e trenit.
Agjencia britanike e transportit e identifikoi atë më vonë si trupin e një njeriu. Ata shprehën ngushëllimet për personin e vdekur, por nuk pranuan të komentonin më tej deri në përfundimin e një hetimi./tvklan.al