Niki Zaimi ishte artisti i dytë BIG, i cili konkurroi në javën e 9-të të festivalit “Kënga Magjike”. Vlen të theksohet se vetë karriera e Nikit ka nisur në festivalin magjik. Prej kohësh Niki është një emër i afirmuar i netëve me muzikë live, ku interpreton me bandën e tij.

Në edicionin e 24-t të “Kënga Magjike”, këngëtari vjen dhe në rolin e producentit me këngën “Sikur”, e cila është ndër këngët e pakta rock të këtij edicioni.

Pyetjet në pentagramin e Nikit kishin të bënin pikërisht me rrethana të ndryshme, por specifikisht njëra nga pyetjet na bëri të ngremë dyshimet. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen:

“Njeriu yt i zemër të surprizon në mbrëmjen e Krishtlindjes. Sapo shkon në shtëpi të thotë – Kam një lajm për ty, do bëhesh baba. Si do reagoje?”

Kjo rrethanë imagjinare ngjalli jo pak reagime në studio, por këngëtari ndonëse në moshë shumë të re, pohoi se do ta mirëpriste si lajm.

Po sikur Niki Zaimi të jetë në pritje për t’u bërë baba…?/tvklan.al