Ka përfunduar ne mënyrë tragjike historia e 65-vjeçares, Shpresa Hangjo, dhe vajzës së saj të adoptuar.

E moshuara u qellua me një plumb ne zemër nga 29-vjeçarja, Anila Hangjo, paraditen e sotme ne qytetin e Pogradecit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes në lagjen numër 2 të qytetit. Pas kryerjes së krimit, 29-vjeçarja u fsheh ne një prej dhomave të shtëpisë, ku dhe u vu ne pranga nga policia.

“Ka qenë e dehur dhe e ka vrarë sot në 8 të mëngjesit. Ka ardhur i ka thirrur mami, mami dhe e ka vrarë”.

“Ajo vetëm kështu e godiste. Vinte tezja me mavijë të keqe, thoshte më goditi, më rrahu. Natën i shqetësonte të tërë me pallat, leje atë një herë. Ata dridheshin, ja kështu”.

Grupi hetimor i mbërritur ne vendngjarje ka marre ne pyetje bashkëshortin e viktimës dhe te tjerë familjare, lidhur me ngjarjen.

Sipas tyre 29-vjeçarja kishte problem depresive dhe kishte shfaqur disa herë shenja dhune dhe agresiviteti ndaj prindërve te saj. 

Gjate momentit te krimit, ne banesë ndodheshin vetëm nënë e bijë. Kjo e fundit u kthye ne shtëpi ne orët e para te mëngjesit dhe pas një debati me 65-vjeçaren, e ekzekutoi atë me një plumb ne zemër.

 Anila Hangjo ishte dënuar me pare për vjedhje dhe njihej si konsumuese e rregullt e alkoolit./tvklan.al