Xhemal Meta, prej vitesh jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët jetojnë në Tiranë.
Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të ketë pasur ndonjë konflikt me banorë të zonës për punët e fshatit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë goditur me qëllim për t’u vjedhur.
Burimet thonë se atij nuk i është gjetur portofoli dhe disa sende të tjera që mbante me vete, megjithatë shtëpia është gjetur e paprekur.
Të pyetur për ngjarjen dhe dyshimet që mund të kenë, familjarët i thanë policisë se i moshuari nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk dyshojnë tek asnjë prej personave që jetojnë në afërsi, pasi me ta kanë edhe lidhje gjaku. Aty jetojnë vetëm 4 familje dhe janë pyetur të gjithë, por deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni për ngjarjen. Policia po kryen disa veprime me synim gjetjen e autorit.
/tvklan.al