Konkurrentja e Love Story, Ariana Shabani, ka folur së fundmi për emocionet e përjetuara pas natës së parë të spektaklit në TV Klan, teksa është ndalur edhe tek komenti i binjakeve, të cilat sulmuan një natë më parë të gjitha vajzat e kastit për sjelljen me Saimirin.
E pyetur nga gazetarja e “Daily Love Story” për komentet që ka marrë nga familja dhe miqtë, Ariana shprehet se kanë qenë vetëm pozitive dhe mbështetëse.
“Akoma kam emocione duke qenë se është hera e parë që bëj diçka të tillë, por shpresoj që dita ditës të më ikin. Vetëm surpriza, mbështetje dhe më të mirat. Komente kanë qenë të gjitha të bukura për mua, më pëlqenin kur më uronin suksese dhe mbështetje. Kjo është gjithçka që unë dua”, ka thënë Ariana teksa ka mohuar të ketë pasur komente negative.
Sigurisht që nuk është anashkaluar as debati i binjakeve, Albanës dhe Silvanës, të cilat e cilësuan sjelljen e vajzave me Saimirin, si të pahijshme dhe të degraduar.
Ariana ka vendosur të mbajë një qëndrim paksa indiferent ndaj tyre, teksa ka theksuar se nuk ka një koment për to dhe nuk i intereson mendimi i tyre pasi në spektakël ka ardhur për Saimirin.
“E pashë intervistën e binjakeve por nuk mendoj që asnjë nga ne vajzat ka bërë një sjellje të degraduar apo të pahijshme. Fundja fare një përqafim nuk është degradim. Një puthje në faqe nuk është fare degradim për mendimin tim. Për atë kemi ardhur, me qëllimin që të fitojmë zemrën e saimirit. Nuk kam qenë vetëm unë, kemi gjenë gjitha që kemi vrapuar pas saimirit për një përqafim për një foto dhe pse jo një puthje në faqe.
Nuk kam fare një koment për binjaket sepse nuk më intereson fare pjesa e binjakeve apo kandidateve të tjera. Kam ardhur këtu për një qëllim dhe jam e vendosur, kam ardhur këtu për Saimirin”, është shprehur bukuroshja.
Ndërkohë, e pyetur si do ta komentonte faktin që ato janë dy motra dhe kanë ardhur këtu për një qëllim, Ariana thekson se nuk i takon asaj të japë një gjykim për këtë fakt.
“Nuk më takon mua ta kometoj këtë fakt, as t’i gjykoj as t’i paragjykoj. Nuk kam ardhur këtu për të paragjykuar sepse jemi vajza dhe e kuptoj shumë mirë se si mund të ndihen”, ka thënë ajo.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al