Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ka çuar në pranga punonjësin e një firme për shpërndarjen e pijeve alkoolike.
56-vjeçari me iniciale R.S., ka qenë duke sistemuar disa paletave me një pirun në ambientin e punës, kur janë rrëzuar 2 paleta që kanë zënë poshtë 54-vjeçaren me iniciale K.B. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 54-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al