Pavarësisht problemeve shëndetësore konkurrenti i “X Factor Albania” në Tv Klan, Petro në Kategorinë e Djemve nuk ka munguar në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Edhe pse ndodhej në ambientet e QSUT-së ku po merrte mjekim, Petro vendosi që të marrë pjesë në “X Factor” sonte. Petro shprehet se e do aq shumë atë skenë dhe se do të japë maksimumin.

Jam mir, jo edhe aq mirë. Nuk e di se si po qëndroj këtu, por e dua aq shumë këtë skenë sa do jap maksimumin tim sot. Kam bërë çdo gjë për të ardhur këtu, duke e marrë tek shkolla, punën. Kam bërë gjithçka vetëm për të vazhduar këtu”, u shpreh Petro para nisjes së performancës.

Anëtarët e jurisë dhanë komplimentet e tyre për artistin ku u shprehën se nëse nuk do të thuhej se ka qenë sëmurë ndoshta nga kjo performancë as nuk do të kuptohej një gjë e tillë.

Adi Krasta: Njerëzit e ndryshëm bëjnë televizione të ndyshëm. Njerëzit janë të ndjeshëm kur shohin QSUT, injeksione, nuk mund të ketë njerëz që të jenë inertë. Nëse ajo nuk do të kishte qenë dhe njerëzit do të kishin parë vetëm performancën tënde do të mendonin maksimum një njeri që ka qenë me ty do të mendonte që ke qenë sëmurë, të tjerët do të kishin thënë që ky djali bëri një performancë normale. Këtë duhet të bëjë një artist i madh, del në skenë dhe bën performancën dhe mbyllet këtu. Më vjen shumë mir që ke shkëlqyer. Unë mendoj që performanca e sotme pati më shumë zhurmë dhe sensacion se çfarë ishte e nevojshme.

Soni Malaj: Do doja të thoja që versioni që ka zgjedhur Petro nuk është origjinali, megjithatë mendoj që sot nga ana e asaj se çfarë u pa mendoj se duhet të ishte kursyer ajo pjesa e parë dhe më me shumë dashuri ta trajtojmë Petron.

Arilena Ara: Më ke kujtuar Eugent Bushpepën dhe të uroj shumë që të bëhesh një vokalist i jashtëzakonshëm në të ardhmen dhe çfarë ironie e fatit që të ka ndodhur që të këndosh sot këtë këngë “Happy”. Këtë bëjnë këngëtarët e mëdhenj. E justifikojnë gjendjen e tyre emocionale. Bravo të qoftë.

Young Zerka: Dua t’i them Petros një bravo të madhe për kurajën se nga ajo se çfarë pamë me një këngë të sjellë ndryshe. Ajo që pamë këtu me një këngë t’i solle rok alternativ që shpërtheve vokalin. Bravo të qoftë. Me këtë që tregove sot je një artist i vërtetë.

/tvklan.al