Konkurrenti i “X Factor” në Tv Klan, Petro në Kategorinë e Djemve mungon në spektaklin e mbrëmjes së sotme. Lajmin e ka dhënë drejtuesja, Alketa Vejsiu e cila ka treguar se Petro vuan nga një sindromë që ka lidhje me të gjitha problemet respiratore.
Alketa Vejsiu: Mungon një nga konkurrentët sepse diçka ka ndodhur me të. Petro, në Kategorinë e Djemve vuan nga një sindromë që ka lidhje me të gjitha problemet respiratore që shkaktohen për shkak të alergjive që fëmijë që kalojnë deri në astmë që mund të bllokojnë dhe mos të marrësh frymë fare mundet. Gjatë provave, kemi pasur një episod shumë shqetësues me të. Ai 4 ditë ka qëndruar në spital, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e QSUT-së, të Urgjencës, të cilët na janë gjendur menjëherë dhe i falenderoj shumë. Ne u shqetësuam shumë, ai nuk na kishte thënë që vuante nga diçka që në fëmijëri.
Edhe pse ndodhet në ambientet e QSUT-së ku po merr mjekim, ekziston mundësia që Petro të marrë pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Alketa Vejsiu: Meqë kemi thënë që “ligjet e skenës nuk të lejojnë që të sëmuresh”, shpresoj që deri në fund të mrëmjes falë mjekimit intensiv që ka pasur gjatë këtyre ditëve, do të bëjmë të mundur ardhjen e Petros që ai të vazhdojë garën e “X Factor”. Do e vazhdonte gjithsesi edhe nëse 1 javë të qëndronte në spital, por për t’i dhënë mundësinë që të mos ndihet i sëmurë dhe i dobët sonte.
/tvklan.al