Lajme Arkiva 2003

Lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar, ky do të jetë debati më i ri që do të propozojnë demokratët në parlament. Pas mocionit me debat me kryeministrin Nano për raportin e Komisionit Evropian, Partia Demokratike pritet të formalizojë një tjetër mocion kësaj radhe për krimin e organizuar.

Prej disa javësh një kërkesë e tillë është bërë publike nga lideri i opozitës Sali Berisha por shtimi i rasteve të trafiqeve dhe përfolja e lidhjes së politikanëve me krimin i ka dhënë një shtysë demokratëve të fusin edhe njëherë në debat parlamentin.

Edi Paloka: Shumë shpejt në parlament do të bëhet një tjetër debat pikërisht për krimi e organizuar ku ne do të nxjerrim emrat e politikanëve që janë të lidhur me krimin. Nëse do ti nxjerri Luan Rama përpara, le ti nxjerri, përndryshe ditën që do të bëhet debati ju do të dëgjoni shumë nga emrat e politikanëve që janë të lidhur direkt me krimin e organizuar në Shqipëri.

Javën e kaluar opozita rezultoi e suksesshme në miratimin e një rezolute ku arriti të zyrtarizoj edhe me votën e socialistëve kritikat e bashkimit evropian për qeverisjen shqiptare. Ndërsa këto ditë në përpjekje të luftës kundër korrupsionit, demokratët kanë dorëzuar një projektligj ku i kërkohet parlamentit miratimi i heqjes së imunitetit për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Partisë Demokratike në këtë mënyrë prokuroria do ta ketë më të lehtë të hetojë lidhjet e krimit shqiptarë me krimin ekzistencën e të cilave e ka pranuar si kryeministri Nano ashtu edhe ministri i Rendit Luan Rama./tvklan.al