Lajme Arkiva 2003
Ne nuk i konsiderojmë zgjedhësit tanë qofshin këta nga veriu apo nga jugu, nga qendra apo nga periferia, dele të cilave u bëjmë premtime të tipit Berisha, që do t’ju legalizojmë banesat dhe pas fushatës të harrojmë gjithçka.
Në mitingun që ka zhvilluar pasdite në kombinat Edi Rama e ka siguruar elektoratin e kësaj zone se po punojnë që shumë shpejt qindra banorët që kanë ngritur shtëpitë e tyre pa leje të mund ti legalizojnë ato.
Edi Rama: Ndërkohë që këtu sharlatanët presin fushatat për të dalë dhe për të premtuar legalizimet dhe pastaj i harrojnë këto legalizime sapo mbarojnë fushatat ndërkohë që plaku merre nuk e di sa vjet ka që fushatë i thotë “Gëzuar shtëpitë tuaja” dhe ndërkohë i harron të nesërmen e fushatës. Unë dëshiroj t’ju them se ne kemi 2 vjet që po punojmë intensivisht për legalizimin dhe se shumë shpejtë ne do ti dorëzojmë qeverisë shqiptare të gjithë paketën tonë të studimeve dhe projekteve me të cilat qeveria shqiptare do të çojë ne parlament, ligjin përfundimtar për legalizimin.
Gjatë paradites kryebashkiaku Rama ka qenë në zonën e Yzberishtit. Së bashku me deputeten e zonës Monika Kryemadhi, Rama është ulur këmbëkryq me banorët e Yzberishtit për të folur pikërisht për projektin që ka Bashkia e Tiranës për legalizimin e dhjetërave banesave pa leje të ngritura në këtë zonë periferike./tvklan.al