Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në njësinë bashkiake numër 7, Edi Rama ka vazhduar sot regjistrimin e vullnetarëve, të cilët sipas tij deri tani kanë kapur shifrën mbi një mijë vullnetarë. Përpara se të asistonte në këtë regjistrim, kryebashkiaku Rama ka dhënë një deklaratë për median.

Edi Rama:- “Numri mbi një mijë tashmë i vullnetarëve të regjistruar, nuk nënkupton një listë njerëzish që ne thjeshtë po e shkruajmë dhe po e numërojmë, por nënkupton një bashkim zemrash, vullnetesh, energjish, idesh, një bashkim i cili është sa spontan, aq edhe pjesë e një momenti historik për qytetin. Një bashkim i cili vjen, në një çast, kur qytetit, do ti duhet të bëjë një zgjedhje historike, një zgjedhje, midis së shkuarës dhe të ardhmes, një zgjedhje midis asaj çka ne lamë pas dhe asaj çka ne po përgatitemi të çojmë më tutje me punë dhe vetëm me punë”./tvklan.al